LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Llalla përballë burgut/ GJKKO e Apelit zvarrit vendimin përfundimtar

9 Shtator 2021, 12:12, Politikë CNA
Llalla përballë burgut/ GJKKO e Apelit zvarrit vendimin

Ditën e sotme është mbajtur seanca për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llala nga Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit.

Në lidhje me këtë çështje gjykata vendosi të shtyhet në datën 22 shtator, vendimin përfundimtar për Adriatik Llallën. SPAK ka kërkuar që të mbetet në fuqi vendimi i Shkallës së Parë.

Vetë Llalla nuk ishte prezent në seancë, ndërsa u përfaqësua nga avokati i tij Sokol Hazizaj.

Avokati tha se ish-kryeprokurori është në spital në gjendje të rëndë shëndetësore duke kërkuar që kjo të merret parasysh nga Gjykata në dhënien e vendimit, ndërsa nuk munguan as aludimet se Llalla ishte larguar jashtë vendit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga