Connect with Us

Gjykonte në Superligë, arbitri i njohur i jep fund karrierës pas 12 viteve: Ju tregoj arsyen

Sport

Gjykonte në Superligë, arbitri i njohur i jep fund karrierës pas 12 viteve: Ju tregoj arsyen

Publikuar

-

Klajdi Kola tërhiqet nga arbitrimi. Një nga gjyqtarët e njohur të Superligës shqiptare ka zgjedhur t’i japë fund gjykimit në elitë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai tregon se operacioni në gju e ka detyruar të marrë këtë vendim të vështirë. Kola falënderon Federatën Shqiptare të Futbollit për mundësinë e dhënë përgjatë këtyre 12 viteve.

“Përshëndetje miq! Me keqardhje po ju njoftoj tërheqjen time nga arbitrimi. Operimi 2 herë i gjurit dhe pamundësia fizike më bënë që të mar këtë vendim.

Falënderoj të gjithë kolegët e BASHF dhe FSHF-së për bashkëpunimin në këto 12 vite karrierë. Ju përshëndes!”, shkruan Kola në rrjetet sociale.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Përballje delikate/ 3 titullarët ulen në stol, Memelli bën ndryshime kundër Dinamos

Publikuar

-

Nga

Skënderbeu do të luajë sot sfidën e javës së 6-të të Superiores ndaj Dinamos. Takimi do të luhet në qytetin e Korçës dhe do të startojë në orën 16:45.

Korçarët pas humbjes nga Kastrioti kërkojnë të reagojnë, ndërsa trajneri Migen Memelli ka vendosur të bëjë disa ndryshime. Ai nuk i kurseu kritikat për Elvi Berishën pas sfidës së kaluar, ndërsa sulmuesi do të ulet në stol ndaj Dinamos.

Berisha nuk është i vetmi pasi në stol do të ulet edhe titullari tjetër, Kosta Vangjeli. Mesfushori nuk ka bindur shumë me paraqitjet e tij në sfidat e fundit e për këtë arsye, Memelli ka vendosur t’i besojë Vrapit në këtë repart.



Gjithashtu ndryshime do të ketë edhe në majën e sulmit me Mensah që nuk është në gjendjen e tij më të mirë dhe vendin e tij pritet të luajë njëri mes Pusit dhe Bismark.

Skënderbeu: Rexhepi, Meksi, Vitija, Sadriu, Bajrami, Zguro, Jean Victor, Moraes, Vrapi, Mara, Pusi (Bismark).

LEXO TE PLOTE

Sport

E BUJSHME/ Sheikët zgjedhin Bekamin si imazhin e Botërorit, zbulohet kontrata e majme e legjendës angleze

Publikuar

-

Nga

Kupa e Botës do të luhet vitin tjetër dhe do të mbahet në Katar. Sheikët duan që çdo gjë të jetë thuajse perfekte pas kritikave të shumta në drejtim të tyre si vend organizator.

Gazeta britanike ‘’The Sun’’ ka zbuluar një marrëveshje të fshehtë midis legjendës Devid Bekam dhe sheikëve. Ish-mesfushori i Real Madridit do të jetë ‘’fytyra’’ e Botërorit në një marrëveshje që shkon deri në 150 milionë paund.

Gjithçka do të zyrtarizohet muajin që vjen, ndërsa Bekam ka nisur të udhëtojë drejt Katarit për të kryer misionin e tij. Imazhi i Bekam do të jetë në çdo stadium ku do të luhen ndeshjet, gjithashtu 46-vjeçari ka rolin e veçantë që të promovojë turizmin në Katar. Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, Bekam ka arritur deri aty sa të bindë organizatorët që të lejojnë flamurin shumëngjyrësh të komunitetit të homoseksualëve.



 

Një rast i veçante ky, pasi Katari njihet për debatet e mëdha në lidhje me të drejtat e njeriut. Sheikët nuk mund të gjenin një legjendë më të mirë për promovimin e turneut, pasi Bekam njihet si person me imazh të lartë në sytë e tifozëve.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Futbolli europian “mban frymën”, e diela rezervon katër supersfida

Publikuar

-

Nga

Dita e sotme do të jetë vërtetë e zjarrtë në arenën europiane e cila rezervon plot 4 supersfida që nuk duhen humbur kurrsesi.

Në Serinë A, Interi pret në ‘’San Siro’’ rivalin historik te Juventusit. Milani dhe Napoli janë shkëputur ndjeshëm dhe kurrsesi asnjëra prej skuadra nuk mund të gabojë, duke e bërë fitoren detyrim.

Në Spanjë do të luhet ‘’El Clasico’’ ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit. Edhe pse mungojnë shumë yje të së shkuarës, klasikja mbetet klasike dhe në ‘’Kamp Nou’’ priten 90 mijë spektatorë të pranishëm.

Në Angli luhet derbi i zjarrtë, Mançester Junajtid-Liverpul. ‘’Djajtë’’ nuk kanë bërë mirë në kampionat ndeshjet e fundit dhe redsat janë rivali i duhur ndaj të cilëve do të kërkohet kthesa.

Ndërsa në Francë, PSG-ja do të luajë në transfetën e vështirë të Marsejës. Kjo ndeshje premton gjithashtu spektakël si të gjithë herët e tjera kur është luajtur.



Supersfidat që luhen sot

Mançester Junajtid-Liverpul 17:30

Marsejë-PSG 20:45

Inter-Juventus 20:45

Barcelona-Real Madrid 16:15

LEXO TE PLOTE