Connect with Us

“Fqinji im do dilte sot nga spitali”/ Dëshmia tronditëse, pse ndodhi zjarri në Tetovë

Kosova & Rajoni

“Fqinji im do dilte sot nga spitali”/ Dëshmia tronditëse, pse ndodhi zjarri në Tetovë

Publikuar

-

Të tjera detaje vijojnë të dalin në dritë në lidhje me ngjarjen tragjike të një dite më parë në Tetovë, ku 14 persona humbën jetën pas një zjarri në spitalin “Covid”.

Nagim Mehmeti është një dëshmitar i ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tetovë. Ai ka shtëpinë shumë pranë kësaj godine.

Në një lidhje, për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ai tha se nga ky zjarr ka humbur fqinjin e tij, i cili ishte i shtuar në spital pasi ishte i prekur nga koronavirusi.

“Unë banoj afër spitalit. Humba komshiun tim, i cili ishte i prekur me Covid. Ditën e sotme do të dilte nga spitali, do të vinte në shtëpi. Por fatkeqësisht ndodhi më e keqja”, tha Nagimi.

LEXO EDHE:  Zjarri në pyjet e Korçës/ Prangosen të rinjtë piromanë

Ky i fundit shtoi se ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, por fatkeqësisht flakët kapluan shpejt godinën dhe askush nuk mund të ndërhynte të ndihmonte njerëzit aty brenda.

Mehmeti shtoi se nuk ka pasur shpërthim. Ai tha se një dëshmitar që ka qenë në spital, i ka thënë ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë një intervenimi të një mjekje me defibrilator te një pacient që kishte pësuar atak kardiak.

“Ka pasur gaz dhe oksigjen dhe kjo ka bërë që flakët të përhapen menjëherë. Mjekja është larguar menjëherë, edhe disa të tjerë. E fatkeqësisht mbetën të tjerët”, përfundoi Nagim Mehmeti.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Rikthimi i ekstremizmit të djathtë

Publikuar

-

Nga

Para një viti u ndalua partia ekstremiste “Agimi i Artë” dhe drejtues të saj u dënuan me shumë vite heqje lirie. Por tani e djathta ekstreme në Greqi po forcohet sërish.

Pamjet nga një shkollë profesionale në Stavropuli pranë Selanikut ishin shokuese. Në fillim shikoheshin të rinjtë me maska me shufra hekuri, thika dhe gurë që sulmojnë të rinj të tjerë, që kishin shpërndarë para shkollës fletushka kundër politikës arsimore të qeverisë konservatore. Në fund të maskuarit pozuan para oborrit të shkollës me krahun ngritur për përshëndetjen e Hitlerit. Ky sulm në shkollë u zhvillua më 27 shtator. Ishte aksioni i parë i pasuesve potencialë të partisë neonaziste, “Agimi i Artë”, pas ndalimit të saj para një viti. Prej asaj kohe zhvillohen herë pas here aksione me sfond ekstremist të djathtë në Greqi. Në Evosmos, po një periferi e Selankut në 1 tetor u zhvillua një paradë neonaziste, ku si pasojë pati trazira.

Shkolla si vend rekrutimi

Zhvillimet në Stavropouli nuk janë rrufe në qiell të hapur, thotë Konstantions Tsiselikis, dekan i Universitetit Makedonia në Selanik për DW. Profesori për të drejtën ndërkombëtare, migracionin dhe të drejtat e njeriut shikon tek përshëndetja e nazistëve në oborrin e shkollës një goditje të rëndë kundër karakterit demokratik të arsimit. “Për fat të keq në shumë shkolla ka grupe ekstremiste të djathta”, thotë Tsiselikis. “Ata janë të shpërndarë ntë gjithë vendin, sidomos në zonat pa zhvillim ekonomik, ku grupet neonaziste e kanë të lehtë të rekrutojnë adoleshentët. Akoma më keq është kur mësuesit vetë e tolerojnë këtë rekrutim ose madje e nxisin. Ky është një fenomen që ka nevojë për vëmendje të madhe.”

Pas trazirave të ekstremistëve të djathtë në Selanik

Para 10 vitesh zona përreth Athinës ishte bastioni i “Agimit të Artë”. Trupat huligane të partisë “Agimi i Artë” sulmonin përditë migrantët në lagjet punëtore të Pireut. Në vitin 2018 Selaniku u kthye në bastion të ekstremistëve të djathtë, edhe në kuadër të protestave nacionaliste kundër një zgjidhjeje të konfliktit me Maqedoninë e Veriut dhe arritjes së Marrëveshjes së Prespës.

Frika nga pasiguria



Tsiselikis e ndjek me shqetësim aktivizimin e ekstremistëve të djathtë në shkolla. “Nxënësit mund të jenë për shkak të moshës së tyre më fleksibël dhe të hapur për ideologji të ndryshme politike. Por duhet të kërkojmë më thellë arsyet, pse nacionalsocializimi për disa të rinj merret si një zgjidhje ndër të tjerat.” Sipas Tsiselikis, e djathta ekstreme nxit frikën për pasiguritë e çdo lloji dhe kjo pasiguri është një nga burimet, nga i cili  ekstremistët e djathtë marrin fuqinë e tyre.

LEXO EDHE:  Dogji me zjarr një sipërfaqe të mbjellë me ullinj/ Prangoset autori, e pëson dhe një 15-vjeçar

LEXO EDHE:  Zjarr masiv në Librazhd/ Rrezikohen disa banesa, ndërhyrja e vështirë

Pas “Agimit të Artë”

Pas ndalimit të partisë neonaziste “Agimi i Artë” dhe dënimit të disa drejtuesve të saj me shumë vite burg vitin e kaluar, e djathta ekstreme po forcohet sërish në shoqërinë greke. Profesor Tsiselikis madje është i mendimit, se dënimi i grupeve kriminele përreth kryetarit të aprtisë, Nikolaos Mihaloliakos hapi rrugën për grupime edhe më ekstremiste si “Trupat e Shenjta” apo “Propatria”. “E djathta ekstreme pësoi një goditje të rëndë me dënimin e drejtuesve të “Agimit të Artë”, por kjo goditje kishte të bënte me legalizimin e mëparshëm të saj në hapësirën publike.” Tani që neonazistët nuk janë më në parlament, grupimet më të vogla janë radikalizuar më shumë. Sipas Tsiselikis “Agimi i Artë” do ta ketë të vështirë të mbijetojë pas këtyre ndryshimeve, “por formacione të tjera kërkojnë një pozicion më të fortë në hapësirën pblike, madje me qëllimin që të krijojnë një parti të re”.

Prof. Konstantinos Tsiselikis

Aktualisht partia qeverisëse “Nea Demokratia” përpiqet të gjejë balancën e vështirë mes një të djathte të moderuar dhe disa mbështetës të majtë të qendrës të qeverisë së Mitsotakis. Nga ana tjetër kryeministri i bën lëshime të djathtëve ekstremë. Në riformësimin e kabinetit qeveritar në shtator, Mitsotakis emëroi si ministër të Shëndetësisë ekstremistin e djathtë të dikurshëm, Thanos Plevris, ai është ministri i tretë i kësaj qeverie me sfond ekstremist të djathtë. Të gjithë këta ministra e kishin filluar karrierën politike tek partia ekstremiste e djathtë, LAOS.

Protestë e kundërshtarëve të vaksinimit, Athinë, 30 gusht 2021

Tsiselikis konstaton, se në kontekstin e luftimit të pandemisë, e djathta ekstreme militante po shfrytëzon padijen dhe frikën e njerëzve nga vaksina për të krijuar një pseudo-rezistencë kundër masave të qeverisë. “Reagimi ndaj masave kundër Coronës apo detyrimi për vaksinim apo kufizimet në jetën shoqërore e ekonomike për të pavaksinuarit po marrin dimensionin e një lëvizjeje rezistence me profil të fortë politik.” Ekstremistët e djathtë po ia dalin që reagimin qytetar t’ia mveshin grupimit të vet dhe ta paraqesin atë si një pjesë të ideologjisë së tyre ekstremiste./DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Koalicion me VV-në/ Haradinaj: Vendos dega e AAK-së

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur rreth mundësive të të bërit koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, në ndonjërën prej komunave të vendit, ku theksoi se lidhur me këtë çështje vendos dega e AAK-së.

Ne kemi një parim që e kemi respektuar që 22 vjet, na është bërë një ligj i pashkruar. Për koalicione vendos dega jonë në mënyrë të pavarur. Ata e sjellin propozimin tek ne, ne ua aprovojmë zakonisht. Nuk është në nivel qendror, por secila degë e bën analizën e vet”, tha Haradinaj.

LEXO EDHE:  Zjarri në Gjorgos/ Punonjësi i pyjores rrezikon jetën nga flakët

LEXO EDHE:  Foto/ “Kur erdhën forcat e Kosovës ne e kishim fikur zjarrin”, kryebashkiaku i Kukësit bëhet “meme” në rrjet



Në Gjakovë edhe në Rahovec jemi me VV-në, në Istog e sfidojmë LDK-në. Në zgjedhjet para këtyre, në Gjakovë, kemi qenë në koalicione. Kësaj here kjo është votë e AAK-së pa partnerë tjerë”, tha kreu i AAK, i ftuar në Pressing./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Osmani: Strukturat ilegale të Serbisë ndikuan zgjedhjet komunale

Publikuar

-

Nga

Strukturat ilegale të Serbisë kanë ndikuar në garën për zgjedhje nëpër komunat e banuara me serbë në Kosovë.

Kështu tha Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, gjatë një takimi me një delegacion të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian.

Sipas saj, ky ndikim ka cenuar garën në mes të subjekteve politike dhe shprehjen e lirë të vullnetit të votuesve.

“Sipas informatave që vijnë nga institucionet tona, gara në komunat e banuara me serbë ishte e ndikuar nga imponimet e strukturave ilegale të Serbisë, të cilat e kanë cenuar garën në mes të subjekteve politike dhe shprehjen e lirë të vullnetit të votuesve”, ka thënë presidentja Osmani.

Lista Serbe në Kosovë, e cila mban lidhje të afërta me strukturat qeveritare të Serbisë, ka fituar në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.

LEXO EDHE:  Del jashtë kontrollit zjarri mbi tunelin e Kalimashit/ Mbërrijnë ushtarët dhe zjarrfikësit e Kosovës

LEXO EDHE:  “Lutemi për Tetovën”/ Basha reagon për tragjedinë në spitalin Covid



Ajo është partia që fitoi më së shumti komuna në zgjedhjet lokale të Kosovës.

Në anën tjetër, sipas një njoftimi nga zyra e presidentes Osmani, delegacioni i BE-së e vlerësoi procesin e zgjedhjeve si një proces demokratik, i karakterizuar me një profesionalizëm dhe integritet të lartë të institucioneve, por edhe të vet qytetarëve të Kosovës.

Sipas rezultateve preliminare, në zgjedhjet lokale në Kosovë, në në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e 17 komunave, ndërkaq në balotazh do të shkojnë 21 komuna.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur të fitojë në asnjë komunë në raundin e parë. Kjo parti do të garojë në balotazh në 12 komuna./euronews

 

LEXO TE PLOTE