Connect with Us

Foto-Çdo gjë e shkrumbuar/ Një ditë pas zjarrit në spitalin e Tetovës

Kosova & Rajoni

Foto-Çdo gjë e shkrumbuar/ Një ditë pas zjarrit në spitalin e Tetovës

Publikuar

-

14 persona kanë humbur jetën nga pasojat e zjarrit që përfshiu të mërkurën mbrëma spitalin në Tetovë, ku po trajtoheshin të sëmurë nga COVID-19.

Ndërkohë, sikurse shikohet nga foto më poshtë, ajo që ka mbetur pas janë vetëm gërmadhat me gjësende të djegura, që  rikujtojnë tmerrin e natës së trishtueshme, që mori 14 jetë njerëzish.

Krevatet dhe orenditë e djegura të spitalit tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Spitalin Modular për Covid të Tetovës.

LEXO EDHE:  Kamerat e sigurisë/ Zjarri në makinën e Flori Mumajesit ishte i qëllimshëm

Autoritetet kanë angazhuar 5 prokurorë për të hetuar se si u shkaktua zjarri. Ekspertët e hetuesisë prej mbrëmë kanë ardhur dhe vazhdojnë edhe sot të mbledhin prova.

Ende askush zyrtarisht nuk mund të thotë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin- si ndodhi. Zyrtarët ndërkohë kanë bërë thirrje që të priten ekspertët derisa të kryejnë punën e tyre.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Qeveria miraton masat e reja kundër pandemisë

Publikuar

-

Nga

Qeveria e Kosovës më 23 tetor njoftoi se ka miratuar masat e reja kundër pandemisë së koronavirusit.

Ndër masat e reja është ndryshimi i orarit të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve që do të jetë nga mesnata deri në ora 05:00. Ky kufizim më herët fillonte nga ora 22:00.

Po ashtu, bizneseve të gastronomisë u është zgjatur orari i punës deri në orën 23:00.

Sa i përket arsimit, sipas masave të reja, të marra nga Qeveria e Kosovës, procesi mësimor në institucionet e arsimit parauniversitar në të gjitha nivelet, do të zhvillohet me orar të rregullt dhe me prani fizike.

Më herët, ekzekutivi kishte lejuar që procesi edukativ në arsimin parauniversitar të bëhej sipas skenarëve dhe me praninë e jo më shumë se 20 nxënësve në një klasë.

Po ashtu, sa i përket numrit të personave që mund të marrin pjesë në ngjarje të zhvilluara në ambiente të jashtme dhe të mbyllura, ka ndryshime në masa. Sipas vendimit të ri, do të lejohen grumbullimet e 70 personave në ambiente të jashtme që marrin në ngjarje kulturore, ndërkaq, në aktivitete që zhvillohen në ambiente të mbyllura do të lejohen 30 persona.



Ulen rastet, nuk respektohen masat

Po ashtu, ceremonitë fetare dhe pritjet për ngushëllim, që mbahen në ambiente të mbyllura, do të lejohen që të marrin pjesë deri në 30 persona, ndërkaq në ambiente të hapura 70 persona, duke respektuar distancën dhe duke mbajtur maskën.

LEXO EDHE:  FOTOT-Modelja e Instagramit tregon fizikun me fotot topless

LEXO EDHE:  Modelet dhe ngjyrat më trendi të momentit/ Vajzat më të famshme të ekranit tregojnë se çfarë duhet të veshim këtë sezon

Masat e tjera nuk dallojnë shumë nga ato që janë në fuqi, siç është mbajtja e maskës dhe distancës. Po ashtu, dëshmia përmes certifikatës së vaksinimit apo testeve negative për koronavirus do të kërkohen për hyrjen në institucione shtetërore e private, gastronomi, institucionet arsimore dhe për hyrje në shtetin e Kosovës.

Qeveria tha se këto masa kanë për qëllim të parandalojnë shpërndarjen e COVID-19 në tubime, siç janë edhe ato të procesit zgjedhor, ku grumbullohen një numër i madh njerëzish.

“Masat për ruajtjen e shëndetit publik dhe mbrojtjen nga COVID-19 janë provuar si jetike për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Sipas raporteve të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, situata epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë është stabile, por rreziku mbetet sepse varianti Delta vazhdon të jetë dominues te ne dhe se në vendet e tjera në rajon dhe botë ka përkeqësim të njeshëm të situatës epidemiologjike”, thuhet në arsyetimin e vendimit.

Kosova së fundmi ka regjistruar numër më të ulët të rasteve të reja me koronavirus. Gjatë të shtunës, vendi regjistroi 16 raste të reja dhe asnjë person të vdekur.

Të gjitha masat e reja kundër COVID-19 mund t’i lexoni KËTU

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova shpall non grata dy zyrtarë rus/ Vjosa Osmani tregon arsyen

Publikuar

-

Nga

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar pasditen e sotme se i ka kërkuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të shpallë ‘non grata’ dy zyrtarë rusë që kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë.

Sipas Osmanit, aktiviteti i dy shtetasve rus ka cënuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Kosovës, ndërsa thekson se këtë vendim ministrja Donika Gërvalla e ka marrë sot dhe se në të njëjtën kohë ka njoftuar institucionet relevante për vendimin.

Këtë javë kam kërkuar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, t‘i shpallë persona ‘non grata’ dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, i cili ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Sot, MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rus persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligjzbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij.



LEXO EDHE:  FOTOT- 12 qytetet më të vogla në botë që kanë një bukuri magjepsëse

LEXO EDHE:  Një nga modelet më të bukura ruse/ Kjo është vajza që do t’iu “rrëmbejë” zemrat

Institucionet e Republikës së Kosovës janë të vendosura në luftën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë rrënimin e arritjeve tona dhe të SHBA-ve, NATO-s, dhe BE-së. Për këtë arsye do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me aleatët tanë amerikanë dhe evropianë për ta parandaluar tentimin që Kosova dhe rajoni ynë të jenë pre e ambicieve destablizuese të Federatës Ruse.

I siguroj qytetarët e vendit se institucionet e Republikës së Kosovës nuk do të hezitojnë të veprojnë çdoherë kur cenohet siguria dhe rendi kushtetues në vend”, u shpreh Osmani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Tensionet nga reciprociteti i targave/ Nis takimi i parë në Bruksel

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Në Bruksel ka filluar sot takimi i parë i grupit të punës për targa ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Këtë e ka konfirmuar përmes një prononcimi edhe i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, duke thënë se pret që në një periudhë prej gjashtë muajsh të ketë një propozim konkret.

Sot në mëngjes në Bruksel mirëprita delegacionet e ekspertëve për takimin e parë të grupeve punuese për targat, siç ishim pajtuar më 30 shtator. Grupi i kryesuar nga këshilltarët e mi do të takohet rregullisht. Besoj se ata do të prezantojnë gjetjet konkrete brenda gjashtë muajsh”, ka shkruar Lajçak në njoftimin e tij.



Vendimi për të formuar grupin e punës për targat ishte rezultat i takimeve së fundmi, që ekipet negociuese patën në Bruksel me të dërguarin e Posaçëm për dialog, Lajçak, në kohën kur kishin shpërthyer tensionet për shkak të vendosjes së masave të reciprocitetit. Atëherë u gjet një zgjidhje e përkohshme për të mbuluar me letër ngjitëse pjesët e targave ku janë simbolet shtetërore dhe që kjo të vlejë për të dyja vendet.

LEXO EDHE:  “Super bisha” shpërthyese/ Fotot më bombë të modeles që ndez meshkujt

LEXO EDHE:  Modelja më seksi e palestrës/ Fotot e fundit të Ana Cheri që po marrosin meshkujt

Kosova tërhoqi pastaj njësitë speciale të policisë nga pikat e kalimeve kufitare, ndërsa serbët hoqën bllokadat nga rrugët.

Por, pas kësaj ishte thënë se ajo është vetëm një zgjidhje e përkohshme dhe ndërkohë grupet punuese të palëve, me ndihmën e ekspertëve të BE-së, do të takohen për të gjetur një zgjidhje të përhershme./REL

LEXO TE PLOTE