Connect with Us

Falsifikonin testet e Covid-19/ Gjykata lë në burg dy nga pesë të arrestuarit

Kronika

Falsifikonin testet e Covid-19/ Gjykata lë në burg dy nga pesë të arrestuarit

Publikuar

-

cna lajme kronike

Ditën e sotme është dhënë gjykimi për 5 të arrestuarit nga qyteti i Durrësit, të cilët falsifikonin testet e Covid-19 me qëllim kalimin e shtetasve drejt BE.

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën arrest në burg për Artiola Budanin dhe Blerim Malokun.

Gjithashtu gjykata ka dhënë masën detyrim paraqaitje për për Asllan Divën, Albiona Cukën dhe Violeta Begejën.

LEXO EDHE:  Covid-19/ 415 viktima dhe 2,357 raste të reja brenda 24 orëve në Itali

Kujtojmë se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke qenë të punësuar pranë agjensicë turistike dhe laboratorit, me anë të falsifikimit dhe mashtrimit, pajisnin qytetarët të cilët do udhëtonin drejtë vendeve të BE-së, me testime “Antigen Rapid”, kundrejt përfitimit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Drogë, vjedhje dhe përndjekje/ 9 të arrestuar në Tiranë gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Policia e Tiranës ka arrestuar gjatë orëve të fundit 9 persona për vepra të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve është edhe një 34-vjeçar, me iniciale G. L  i cili ka përndjekur në mënyrë të përsëritur një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-P. N, 33 vjeç, O. Ll, 22 vjeç dhe M. P, 21 vjeç, pasi në rrugën “Sulejman Delvina” gjatë kontrollit të mjetit me drejtues shtetasin P. N dhe pasagjer O. Ll dhe M. P, sherbimet e Policisë gjetëm dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis;

-A. K, 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një armë të ftohtë.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K, 45 vjeç, pasi ka vjedhur biçikletën e shtetasit B. T. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë kanabis.



LEXO EDHE:  Manastirliu nxjerr shifrat/ "Mbi 800 mijë qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-Covid"

LEXO EDHE:  Artan Hoxha zbulon ku ka qëndruar i fshehur Klement Balili

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit -G. L, 34 vjeç, sepse ka përndjekur në mënyrë të përsëritur një shtetase.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë  arrestimi në flagrancë i shtetasve

-H. M, 19 vjeç dhe A. M, 20 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse;

-F. V, 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

-L. H, 26 vjeç, pasi dyshohet duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka aksidentuar këmbësoren V. B, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, u largua për në banesë. Gjithashtu, ky shtetas nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të bërë testin e alkoolit”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U ekzekutua me armë zjarri në Peqin/ Identifikohet viktima, ish-anëtar i bandës së Lushnjes

Publikuar

-

Nga

Policia ka identifikuar 38-vjeçarin që u ekzekutua me armë zjarri në Peqin.

Bëhet e ditur se viktima është Alban Semaku (Mermali) 38 vjeç, ish-anëtar i bandës së Lushnjës, i dënuar më parë për vrasje.

Ky shtetas deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për verifikimin e identitetit të shtetasit të vrarë me armë zjarri, i cili është gjetur në afërsi të lumit Shkumbin, në lagjen Çezmë, Peqin, pas verifikimeve të kryera, rezultoi se ishte shtetasi Alban Semaku, 38 vjeç, banues në Lushnjë, i cili deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali.



Në vitin 2006, ky shtetas është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës, me vendimin e datës 28.08.2003 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, ndodhur në qytetin e Lushnjës, kryer në kuadër të organizatës kriminale të Lushnjës.

Më datë 16.03.2015 është arrestuar në flagrancë, pasi në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, për motive të dobëta, ka kanosur për jetën, me armë zjarri, shtetasin M. T. Gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj shtetasit Alban Semaku, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e tipit “Zastava”, një kre hër pistolete me 6 fishekë dhe dy doza heroinë.

Me vendimin e datës 16.11.2015 të Gjykatës së Rrethit Lushnjë është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg pëveprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja” dhe është liruar nga burgu 06.05.2021, pasi ka vuajtur dënimin në  I.E.V.P Peqin”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vdekja e 4 turistëve rusë/ Zbardhet pista kryesore e hetimit

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Të tjera detaje vijojnë të dalin nga tragjedia e familjes ruse në Qerret të Kavajës, ku 4 prej tyre u gjetën të pajetë brenda një hoteli.

Sipas asaj që raportohet nga Abc News, dyshohet se vdekja e tyre ka ardhur si pasojë e helmimit nga klori, i cili është përdorur për pastrimin e pishinës, ku ata u gjetën edhe të pajetë.

Burime nga prokuroria bëjnë me dije se, kjo është një nga pistat kryesore për shkak se ditën kur ndodhi ngjarja është kryer edhe dezinfektimi me klor i pishinës.



Sipas kësaj piste, hetuesit kanë dyshime se mund të jetë përdorur sasia e madhe e klori, e cila mund të ketë sjellë edhe asfiksinë e tyre. Kështu që ata kanë marrë kampionë të ujit për të mësuar sasinë e klorit që gjendej në të.

LEXO EDHE:  ‘Po vdes nga frymëmarrja’/ Flet vajza e pacientit që u hodh nga spitali: Ka qëndruar disa orë pa asnjë mjekim

LEXO EDHE:  Varianti indian i koronavirusit/ Maqedonia e Veriut regjistron rastin e parë

Ndërkohë, ekpertët kanë marrë kampionë edhe në trupat e viktimave për analizimin e pranisë në gjak të drogës, alkoolit apo lëndëve helmuese.

Kujtojmë se ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e të premtes, rreth mesnatës, ku viktima janë çifti Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, dhëndri i tyre, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe vajza e tyre, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe./ CNA.al

LEXO TE PLOTE