Connect with Us

Dhunon të ëmën dhe i merr paratë/ Arrestohet 35-vjeçari

Kronika

Dhunon të ëmën dhe i merr paratë/ Arrestohet 35-vjeçari

Publikuar

-

I dënuar me burg në Zvicër/ Arrestohet në Morinë 45-vjeçari nga Kosova

Një 35-vjeçar me inicilae D.P është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Ai përveçse e ka dhunuar të ëmën, i ka vjedhur edhe një shumë parash dhe sendet e saj personale.

Mësohet se 35-vjeçari ka qenë i dënuar edhe më parë për dhunë në familje dhe vjedhje.

LEXO EDHE:  U kapën duke vjedhur naftë nëpër trajlera/ Arrestohen 2 të rinj, në kërkim një tjetër

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. P., 35 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”, sepse në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe i ka vjedhur një shumë parash dhe sendet personale nënës së tij”, njofton policia./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Përplasen dy automjete në Shijak/ Të afërmit e shoferëve sherr me thika, njëri përfundon në spital

Publikuar

-

Nga

Sherr me thika mes një grupi adoleshentësh në Vlorë

Një aksident mes dy automjetesh në Shijak ka çuar në sherr me thika.

Pas përplasjes së dy automjeteve, të afërmit e drejtuesve janë konfliktuar fizikisht ku njëri prej tyre ka nxjerrë thikën e ka plagosur një tjetër.

Autori është larguar kurse i plagosuri u dërgua në spital.

Policia po punon për të kapur autorin e plagosjes.



Shijak/ Informacion paraprak

Më datë 25.09.2021, rreth orës 20:55, në Shijak, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit V. Ç., dhe  K. D., vetëm dëme materiale.

LEXO EDHE:  U kapën me 100 doza kanabis/ Arrestohen disa shtetas në Memaliaj

LEXO EDHE:  Kaluan ilegalisht kufirin, policia e Kosoves arreston tre shtetas shqiptare

Në vendin e ngjarjes shtetasi M. K., është konfliktuar dhe ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Sh. Ç., (të afërm të drejtueseve të mjeteve të përfshirë në përplasje). Shtetasi Sh. Ç., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në aksin Tiranë-Durrës/ Makina përplas kalimtaren

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Tiranë-Durrës.

Makina e drejtuar nga një 20-vjeçar me inicialet I. S. ka aksidentuar këmbësoren ende të paidentifikuar,  e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.



Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i shumfishtë në autostradë/ Përplasen pesë makina, ka dhe të plagosur

Publikuar

-

Nga

Aksident i shumfishtë në autostradë/ Përplasen pesë makina, ka dhe të plagosur

Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotmë në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se në këtë aksident janë përfshirë 5 makina. Për pasojë është lënduar pasagjerja e njërit mjet, shtetasja me inicialet S.M., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:



Durrës- Më datë 25.09.2021, rreth orës 18:20, në autostradën Tiranë-Durrës, janë përplasur 5 mjete e për pasojë është lënduar pasagjerja e njërit mjet, shtetasja S.M., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Denoncimi: Qytetarët dalin në protestë për fabrikën e ziftit, policia i dhunon

LEXO EDHE:  190 mijë euro vjedhje/ Arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE