Connect with Us

Debati mbi vaksinat/ Brataj del me reagimin e fortë: Nuk më këshillon as Soros, as Bill Gates!

Shëndeti

Debati mbi vaksinat/ Brataj del me reagimin e fortë: Nuk më këshillon as Soros, as Bill Gates!

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka dalë me një reagim të ashpër në rrjetet sociale, ndaj teorive që qarkullojnë mbi vaksinat.

Ai shprehet se ata që hedhin akuza të tilla pretendojnë se e njohin mjekësinë më mirë se vetë mjekët.

Brataj shton se ka rrezikuar jetën e tij në betejë me virusin dhe vazhdon ta rrezikojë për shkak të profesionit që ka zgjedhur dhe këtë nuk ia ka këshilluar as Soros, Bill Gate, apo politika.

Ai i kërkon “konspiracionistëve të mos fusin hundët në punën e tyre ndërsa i kërkon ndihmë prokurorisë dhe institucioneve përkatëse për të ndaluar përhapjen e gënjeshtrave, terrorit, panikut dhe pasigurisë.

Statusi i plotë i Skënder Bratajt

KUR INJORANCA NUK NJEH KUFIJ!! MJEK KU JENI? Në punën tonë i fusin hundët politikanët, gazetarët, konspiracionistët, injoranca, të ashtu quajturit mjek popullor abuzivë, mediat, prokuroria, gjykata etj! Ne jemi heronjtë e të kaluarës, ne jemi viktimat e përherëshme, ne jemi të korruptuarit, ne jemi shërbëtorët, ne jemi të betuarit e Hipokratit, ne jemi të detyruar të shërbejmë se na paguajnë, ne jemi të detyruar se të gjithë ata paguajnë taksat! Ne ofendohemi, pështyhemi, qëllohemi, burgosemi, dënohemi me ose pa prova! Ne a paguajmë taksa? Ne ku i fusim hundët? Ne ku jemi? Mbrëmë në darkë duke xhiruar kanalet televizive, çfarë të shikoje?

Të gjithë me gishtin tregues ndaj nesh mjekëve, të gjitha kategoritë e mësipërme! Diskutimi? Vaksina dëmton, dikush fiton dhe komandon! Mu shkel e drejta qytetare, nuk më detyron dot të bëj vaksinën! Po ata njerëz që humbën jetën, po ata njerëz që janë invalid dhe mezi marrin fryme pasi bëjnë 100 hapa? Po ata të shtruar në spital, po ata të infektuar, a kanë nevojë të orientohen, të ndihmohen, të shërohen? Në Itali vaksinimet e para u prezantuan në fund të viteve 1800. Falë përvojës Europiane me vaksinën e lisë dhe kërkimet mbi bakteret të Pasteur dhe Koch. Vaksinimi i parë ishte vaksinimi i lisë, i bërë i detyrueshëm nga ligji CrispiPagliani (1888).

Mendimi i parë: pse duhet të bësh mjeksinë në këtë vend ku mjeksinë e di më mirë kushdo veç ne mjekëve? Pse duhet të bësh mjeksinë në këtë vend ku paguhesh më pak se të sipërpërmendurit?

Duke parë se jetojmë një periudhë pandemie, gjë jo e zakonshme, po aq e pa zakonshme është edhe fillimi i kësaj vjeshte! Fillojnë emisionet televizive si gjithmonë me pakënaqësitë e tyre duke rreshtuar analistët, politikanët, ekonomistët e këdo tjetër përballë njëri-tjetrit. Ky shtator është disi i veçantë, ky shtator fillon me pandeminë, me SarsCov2! Ky shtator fillon me analizën e pandemisë, me gjendjen aktuale të saj! Po kush e bën më mirë këtë analizë dhe interpretim të pandemisë?

Sigurisht, POLITIKANËT, KONSPIRACIONISTËT, AVOKATËT, ANALISTËT! Tek-tuk ndonjë mjek me apo pa rol institucional që i përshtatet ambientit dhe agresivitetit të injorancës. Diskutimi mbi të drejtat e njeriut, diskutimi mbi ekzistencën ose jo të virusit, gjyqi 2 i Norembergës etj, janë shumë të rëndësishme, veç shëndetit të qytetarëve! Duket se më e rëndësishme është fakti nëse do të bëhet me detyrim vaksina, apo nëse është e rëndësishme bërja e vaksinës! Të dëgjosh një konspiracionist ti thotë një profesori injorant, nuk merr vesh nga mjeksia. Ti thuash katër mjekëve në studio nuk merrni vesh, më shumë keni dëmtuar sesa keni shpëtuar. Vetëm unë konspiracionisti kam shpëtuar më shumë se ju! INJORANCA galopante nuk njeh më kufij!

LEXO EDHE:  Pse në Shqipëri virusi po vret të rinj?

Dikush tjetër shkruan një kryeartikull: Gjyqi i Nurembergut 2 është në përgatitje: OBSH dhe udhëheqësit botërorë do të duhet të përgjigjen për “Krimet Kundër Njerëzimit”.

Tre pyetjeve tuaja të këtij artikulli i përgjigjem vetëm njëher: Unë Dr. Skender Brataj u sëmura nga Covid-19 në mars të vitit 2020, rrezikova jetën time në betejën me virusin, vazhdoj ta rrezikoj se këtë profesion e kam zgjedhur vetë. Nuk ma ka këshilluar as Sorosi, as Bill Gates, as Pfizer, Astrazeneca, as politika!

Unë u vaksinova, djali im student u vaksinua, gruaja ime u vaksinua, nëna ime u vaksinua, motra ime u vaksinua, vëllezërit e mi u vaksinuan, familjarët e mi e kanë bërë të gjithë vaksinën. Si mendoni se jam kaq injorant sa të sakrifikohem për Sorosin dhe Bill Gates? Do sakrifikohem me familjen time për t’ju mbushur mendjen juve? Për asnjë arsye nuk do ta bëja!

Më kujtohen konspiracionistët e viteve 2010 kur thoshin nëpërmjet mykut që kishin në tru se do të zhdukej njerëzimi, do të përmbysej bota në vitin 2012?! Erdhën shpëtimtarët! Popull i prisni, këta do ta çojnë ujin në stratosferë, do ta zbresin në atmosferë, do ta purifikojnë nga të gjitha viruset, bakteret, protozoarët, prej mykut dhe do t’ua japin me oksigjen të pastër!

Veç mykun nga truri i tyre nuk e heqin dot! Normal, çdo e mirë e ka një të keqe, myku ka kohë që komandon trurin e tyre! Shyqyr që janë pak dhe bëjnë vetëm zhurmë! A kanë përgjegjësi politikanët, mediat, gazetarët, analistët, avokatët që flasin për mjekësinë? A kanë përgjegjësi për mesazhet e gabuara që ata përcjellin? A kanë ata përgjegjësi për dëmin që i sjellin shëndetit të njerëzve? Sigurisht që kanë!

A KEMI PËRGJEGJËSI NE MJEKËT QË LEMË TË FUSIN HUNDËT NË PROFESIONIN TONË TË GJITHA KATEGORITË? Sigurisht që kemi. Mjekësinë e bëjmë dhe e aplikojmë sepse besojmë në shkencë, e bëjmë sepse e duam atë, e bëjmë sepse e duam jetën, e bëjmë sepse e mbrojmë jetën. Politikanë, Analist, Avokat, Konspiracionist, Shërues popullor e kushdo qofsh: MOS I FUSNI HUNDËT NË PROFESIONIN TONË!

Jemi ne mbrojtësit e jetës, jemi ne që kemi studiuar minimumi 11 vjet për të ushtruar këtë profesion, jemi ne që jemi nxënës gjithë jetën, jemi ne që duhet të përditësohemi me lekët tona për të marë kreditet se nuk na përsëritet liçenca pas pesë vjetësh. Prandaj STOP të bërit mjek me liçencat tuaja! Ju plotësoni boshllëkun ligjor dhe zbatoni ligjin. Ne nuk bëjmë asnjë nga profesionet tuaja! Media STOP hapsirës televizive personave jo të autorizuar, jo profesionist, jo mirë mendërisht!

Prokurori dhe institucionet përkatëse, na ndihmoni! Ndalojini përhapësit e gënjeshtrave, përhapësit e terrorit, përhapësit e panikut, përhapësit e pa sigurisë!

KOLEGË NËSE JE DAKORT, VENDOSE KËTË STATUS NË MURIN TËND! NE MBROJMË JETËN. VAKSINAT JANË ARMA JONË NË KËTË MOMENT! QYTETARË VAKSINOHUNI, UNË U VAKSINOVA! DR.SKENDER BRATAJ

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

MSH bën bilancin/ Mbeten të larta infektimet, ja sa kanë humbur jetën sot

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3244  testime, kanë rezultuar positive 475 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 6 qytetare.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 198 qytetarë në Tiranë, nga 24 qytetarë në Fier, Durrës, 21 në Shkodër, 17 në Lushnje, nga 15 qytetarë në Vlorë, Sarandë, nga 14 qytetarë në Elbasan, Kamëz, 12 në Berat, 10 në Divjakë, nga 8 qytetarë në Kurbin, Krujë, nga 7 qytetarë në Korçë, Dimal, nga 6 qytetarë në Lezhë, Librazhd, nga 5 qytetarë në Gjirokastër, Kukës, nga 4 qytetarë në Kavajë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Skrapar, Tepelenë, Mallakastër, Tropojë, Has, Vau i Dejës, nga 2 qytetarë në Pukë, Mirditë, Shijak, Vorë, Rrogozhinë, Himarë, Përmet, Pogradec, Peqin, nga 1 qytetar në Cërrik, Poliçan, Kuçovë, Kolonjë, Devoll, Maliq, Finiq, Konispol, Delvinë, Selenicë, Patos, Roskovec, Dibër, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe.

Janë 7360 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

LEXO EDHE:  Fushata elektorale/ Brataj: Partitë politike po çojnë virusin edhe në zona të painfektuara

LEXO EDHE:  CDC ngre alarmin/ Varianti Delta ndër viruset më ngjitëse që njeh shkenca

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 169 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 6 qytetarë: 3 qytetarë nga Fieri të moshave 52-80 vjeç, 1 qytetar nga Kolonja 68 vjeç, 1 qytetare nga Lushnja 68 vjeçe, 1 qytetar nga Berati 70 vjeç,
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 657 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 164,524 që nga fillimi i epidemisë.



Statistika (09 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 475
Të shëruar në 24 orë 657
Të shtruar në spitale 169
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 3244

Testime totale 1,234,808
Raste pozitive 174,643
Raste të shëruara 164,524
Raste Aktive 7360
Humbje jete 2,759

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3268
Durrës 864
Fier 707
Shkodër 610
Vlorë 389
Elbasan 353
Lezhë 291
Gjirokastër 222
Berat 216
Kukës 157
Korçë 148
Dibër 135

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Pasojat afatgjata të Covid-19/ Çfarë thonë studimet e fundit

Publikuar

-

Nga

Terapia me antitrupa/ A është efektiv kundër Covid-19?

Simptomat e COVID-19 në disa raste mund të zgjasin me muaj. Virusi mund të dëmtojë mushkëritë, zemrën dhe trurin, gjë që rrit rrezikun e problemeve shëndetësore afatgjata.

Shumica e njerëzve që kanë qenë të prekur nga Covid 19 shërohen plotësisht brenda pak javësh. Por disa njerëz,  edhe ata që kanë një version të butë të sëmundjes , vazhdojnë të përjetojnë simptoma edhe pas shërimit.

Këta njerëz ndonjëherë e përshkruajnë veten si “transportues afatgjatë” dhe kushtet janë quajtur sindromi post , COVID-19 ose ” COVID-19 i gjatë “. Këto çështje shëndetësore nganjëherë quhen gjendje post -COVID-19 . Ato përgjithësisht konsiderohen të jenë efektet e COVID-19 që vazhdojnë për më shumë se katër javë pasi jeni diagnostikuar me virusin COVID-19 .

Njerëzit e moshuar me shumë gjendje serioze mjekësore kanë më shumë gjasa të përjetojnë simptoma të zgjatura të COVID-19 , por edhe të rinjtë, mund të ndihen keq për javë deri në muaj pas infektimit. Shenjat dhe simptomat e zakonshme që zgjasin me kalimin e kohës përfshijnë:

LEXO EDHE:  Covid-19/ Kosova regjistron 12 viktima dhe 494 të infektuar

LEXO EDHE:  Covid-19 në shkollat e Durrësit/ Rezultojnë pozitiv 11 nxënës dhe 23 mësues

-Lodhje

-Gulçim ose vështirësi në frymëmarrje

-Kollë

-Dhimbje të kyçeve

-Dhimbje gjoksi

-Probleme me kujtesën, përqendrimin ose gjumin



-Dhimbje muskulore ose dhimbje koke

-Rrahje të shpejta ose të forta të zemrës

-Humbja e erës ose shijes

-Depresioni ose ankthi

-Ethe

-Marramendje kur qëndroni në këmbë

-Simptoma të përkeqësuara pas aktiviteteve fizike ose mendore

-Dëmtimi i organeve i shkaktuar nga COVID-19

Edhe pse COVID-19 shihet si një sëmundje që prek kryesisht mushkëritë, mund të dëmtojë edhe shumë organe të tjera. Ky dëmtim i organeve mund të rrisë rrezikun e problemeve shëndetësore afatgjata. Organet që mund të preken nga COVID-19 përfshijnë: zemrën, mushkëritë, trurin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Manastirliu nis aksionin për vaksinimin anti-Covid/ Troket derë më derë në shtëpitë e qytetarëve të Fierit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga fshati Portëz në Fier, në kuadër të aksionit të vaksinimit në çdo komunitet, ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë strukturave vendore për intenfisikimin më tej të vaksinimit antiCOVID.

Eshtë e rëndësishme trokitja derë më derë, të gjithë ata që nuk janë vaksinuar ende duhet që të vaksinohen dhe plani ynë i cili tashmë kalon në këtë fazë të re, ku bashkë me të gjithë personelin shëndetësor, përfshihen edhe të gjithë drejtuesit lokalë, përfshihen administratorë të njësive administrative, përfshihen kryepleqtë, përfshihen ata që kanë kontakte direkte me komunitetin, i jep një vlerë të shtuar të gjithë këtij procesi“, nënvizoi Manastirliu.

Duke e konsideruar një detyrë qytetare, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se vaksinimi derë më derë nga njësitë e lëvizshme do të intesifikohet në gjithë vendin.

Vaksinimi është një detyrë dhe përgjegjësi e të gjithëve, ashtu sikurse është një detyrë e të gjithë komunitetit që të kontribuojë dhe kujdese për të gjithë ata të cilët ende nuk janë vaksinuar dhe ti tregojë shembullin dhe nëpërmjet shembullit mund të arrijmë të shumëfishojmë ata të cilët vaksinohen dhe patjetër duke shumëfishuar përpjekjet tona dhe përpjekjet tona sikurse po e tregojnë janë në të gjithë vendin me personel të dedikuar për njësitë e terrenit, të cilët janë duke vaksinuar derë më derë nëpërmjet njësive të lëvizshme“, tha Manastirliu.

LEXO EDHE:  Covid-19/ Kosova regjistron 12 viktima dhe 494 të infektuar

LEXO EDHE:  Shifra alarmante në shtetin fqinj/ Regjistrohen 641 raste të reja me koronavirus dhe 12 të vdekur



Ministrja e Shëndetësisë tha se aksioni ndaj vaksinimit antiCOVID minimizon rrezikun për çdo qytetar para sezonit të dimrit.

Shumë i rëndësishëm ky proces për të vaksinuar, për kujdesin shëndetësor që na duhet sepse dimri është tek porta. Qoftë COVID-19, qoftë gripi stinor do të ketë një impakt. Ne duhet të reduktojmë rrezikun dhe e minimizojmë atë nëpërmjet bërjes së vaksinës dhe kjo është e rëndësishme për t’u transmetuar tek të gjithë“, u shpreh Manastirliu.

Deri tani në vendin tonë janë kryer 1,789,592 vaksinime, 828,940 qytetarë i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës ndaj COVID19.

Gjithashtu prej ditës së hënë nis java e vaksinimit të studentëve (11-17 tetor) dhe vaksinimi do të kryhet në fakultetin ku studion, strukturat  shëndetësore me dekanatet dhe rektoratet kanë përpiluar dhe miratuar kalendarin e vaksinimit antiCOVID. Kanë mbërritur në vendin tonë deri tani 2,262,960 vaksina./ CNA.al

LEXO TE PLOTE