Connect with Us

Berlin/ Prokuroria bastis Ministritë federale të Financave dhe të Drejtësisë

Bota

Berlin/ Prokuroria bastis Ministritë federale të Financave dhe të Drejtësisë

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Hetues të prokurorisë dhe të policisë filluan sot operacione bastisjeje në Ministritë federale të Financave dhe atë të Drejtësisë.

Sfondi i këtij operacioni janë hetimet rreth dyshimeve se punonjës të Njësisë së Hetimeve Financiare kanë penguar ndjeken penale të disa personave që dyshohen për pastrim parash.

Hetimet kanë filluar që nga shkurti 2020 dhe drejtohen kundër disa punonjësve të kësaj njësie speciale doganore, e cila merret me luftimin e pastrimit të parave. Ata dyshohet se nuk ua kanë përcjellë organeve të ndjekes penale njoftimet që kanë marrë nga bankat për dyshime për pastrim parash në shuma që shkojnë në miliona.

Njësia e Hetimeve Financiare është një instancë e ndërvarur nga disa ministri dhe institucione, e cila vepron në kuadër të Drejtorisë së Doganave. Bankat, agjentët e pasurive të patundshme apo tregtarët e bizhuterive dhe të argjendarisë raportojnë tek kjo njësi kur kanë dyshime për pastrim parash dhe kjo njësi ka për detyrë të hetojë për dyshimet dhe nëse e konsideron të nevojshme e përcjell dosjen tek organet e ndjekes penale.

LEXO EDHE:  Zbulohet zyra e Prokurorit që u vodh në Durrës/ Ja çështja që kishte nën hetim

Symbolbild Wirtschaftskriminalität

Politikanë të CDU-së dhe të opozitës kërkuan sqarime gjithëpërfshirëse për këto dyshime dhe sulmuan Ministrin federal të Financave Olaf Scholz (SPD).

Prokuroria njoftoi se gjatë bastisjes ka siguruar dokumente që përmbajnë informacione në lidhje me komunikimin në shkallë të gjërë midis Njësisë së Hetimeve Financiare dhe dy ministrive. “Qëllimi i bastisjeve të sotme është të mbledhë fakte të mëtejshme rreth veprës së dyshuar penale dhe që të sqarojë përgjegjësitë individuale,” tha prokuroria duke shtuar se hetimet po zhvillohen “në të gjitha drejtimet”./dw

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Situata pandemike në Kosovë/ Bie numri i viktimave, ja sa raste pozitive janë shënuar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 133 raste positive me Covid-19, ndërsa janë shënuar 2 humbje jete. Ministria e Shëndetësisë raporton se janë kryer 4.139 testime gjatë 24 orëve.

Sipas MSH janë shëruar 805 qytetarë, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 150.625. Në total numri i rasteve aktive është 6.077.



LEXO EDHE:  Vrasja e motrave në Tiranë vë në lëvizje Prokurorinë në Selanik/ Dyshohet për një avokat të përfshirë në trafikun e fëmijëve

LEXO EDHE:  Dosja "339"/ Vangjush Dako reagon për CNA.al

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.925 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.226.063 doza të vaksinës.

Deri më sot 474.783 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Propaganda e Moskës/ Perëndimi drejt fundosjes, Rusia yll në ngjitje?

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Mediat shtetërore ruse në Serbi paraqesin një pamje të zymtë të perëndimit. Propaganda e vazhdueshme negative kundër Perëndimit e ngritja lart e Rusisë e Kinës, ka fituar zemrat e shumë serbëve, sipas Thomas Brey.

Rusia sidomos në Serbi konsiderohet si mike e ngushtë dhe vend partner. Por realiteti është ndryshe. Në jetën e përditshme shteti ballkanik është tërësisht i orientuar nga BE. Më shumë se dy të tretat e tregtisë së jashtme të Serbisë kryhen me BE. Investimet kryesore vijnë nga Europa Perëndimore. Megjithatë shumica e popullsisë, e sheh Rusinë dhe Kinën si partnerët më të rëndësishëm ekonomikë.

Megjithëse qindra mijëra serbë punojnë, studiojnë dhe jetojnë në vendet e BE, në Rusi dhe Kinë jetojnë shumë pak, shumë qytetarë serbë e shohin Moskën dhe Pekinin si miqtë më të ngushtë të vendlindjes, ndërkohë që nga BE nuk presin ndonjë gjë të mirë. Si është i mundur ky hendek mes ndjenjave rusofile dhe realitetit?

Përgjigja për këtë pyetje qëndron në ndikimin e mediave shtetërore ruse në peizazhin mediatik serb dhe përmes kësaj në opinionin publik në vend. Sidomos publikimi në serbisht i agjencisë ruse të lajmeve, Sputnik skicon përditë një pamje të zhvillimeve ndërkombëtare që ka pak të bëjë me realitetin.

Sputnik: Perëndimi është para fundosjes

Sipas këtyre raportimeve perëndimi dhe SHBA janë para fundosjes, në një kohë që vende të tjera si Rusia dhe Kina po fitojnë gjithnjë e më shumë influencë në botë. Sipas bindjes së Sputnik, kjo lidhet me atë që sistemet shoqërore dhe ekonomike të këtyre vendeve ia kalojnë fuqishëm perëndimit. Ky botëkuptim prezantohet rregullisht nga Sputnik dhe merret nga mediat serbe një më një pa kaluar në interpretim e verifikim. Sepse mediat jo vetëm në Serbi vuajnë nga mungesa e financimit. E raportime të tilla falas të Sputnik janë shumë të mirëseardhura. Por ngadalë këto raportime po krijojnë një imazh, që është më shumë virtual se real.

Politikanë drejtues vendas përshëndesin Sputnik

Politikanët në Serbi e mirëpresin materialin e ofruar nga mediat shtetërore ruse., krahas Sputnik, edhe RT, (dikur Russia Today). Sistemi i vlerave politiko-shoqërore të prezantuara i përgjigjet idealeve të tyre politike. Shteti, që udhëhiqet nga këta politikanë të fuqishëm, luan një rol dominues në të gjitha fushat. “Sistemi Putin” duket qartë se u shërben shumë politikanëve në Europën Juglindore si model. Politikanë për shembull si Viktor Orban, Nikola Gruevski (ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut), Bakir Izetbegovic e Milorad Dodik (Bosnje-Hercegovina) Janez Jansa (Slloveni), apo Aleksandar Vuçiç kanë shprehur shpesh drejtpërdrejt ose jo drejtpërdrejt admirimin për Putinin.

Perëndimi në rrëzim, Rusia në ngjitje



Mediat shtetërore ruse në vendet e Ballkanit paraqesin një imazh të perëndimit me ngjyrat më të errëta. Kapitalizmi ndodhet para shpërbërjes. Bursat kanë marrë drejtimin e kolapsit. Shumë pjesë të popullsisë janë varfëruar. Shumica e popullsisë e ka humbur besimin në sistemin perëndimor si edhe tek politikanët e mediat. Në Rusi dhe Kinë, sipas këtyre mediave gjen ekonomi në lulëzim, një shoqëri mjaft të kënaqur e me të ardhura të mira, që i është mirënjohëse politikanëve kryesorë të vendit.

LEXO EDHE:  Protesta para parlamentit/ Zbardhet kërkesa e prokurorisë për të arrestuarit

LEXO EDHE:  Vasili thirrje Prokurorisë: Bëni vetingun e koncesioneve që rrënojnë ekonominë

Një rrezatim i tillë i vazhdueshëm me raportime të tilla ka bërë që mediat serbe vitin e kaluar të raportonin ndjeshëm shumë më negativisht për BE dhe SHBA. Rusia dhe Kina ngrihen në qiell me raportime pozitive. Raportime kritike apo negative vështirë se gjen.

Sputnik paralajmëron Serbinë nga perëndimi

Sputnik nuk e heq nga raportimi një temë: Që Serbia mund të presë vetëm të këqija nga BE dhe SHBA. Si pasojë në mediat bulevardeske nxjerrin në krye histori që bëjnë fjalë për përpjekjet e perëndimit të largojnë nga pushteti Vuçiçin. Po pse duhet ta largojë perëndimi presidentin Vuçiq, kur si Brukseli edhe Uashingtoni shikojnë tek ai partnerin më të rëndësishëm për reformat e synuara?

Llogaria e Sputnik është e qartë: nuk ka ndarje mes lajmit dhe komentit. Burimet përdoren në mënyrë selektive. Informacioni që i shkon deri në fund temës nuk parashikohet. Më shumë ky raportim duhet të dokumentojë dhe provojë, se botëkuptimi i Rusisë për botën është i duhuri. Krahas kësaj nxiten në Ballkan grindjet kombëtare, ku Sputnik sigurisht kalon pa kushte në anën e serbëve.

Thomas Brey

BE e pafuqishme ndaj propagandës ruse

Ka vite që Rusia punon për të penguar integrimin e Ballkanit në strukturat euroatlantike. Pasi Moska duhet të pranonte dështimet pas anëtarësimit të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në NATO, përpjekjet e saj janë fokusuar në Serbi dhe tek serbët në Bosnje-Hercegovinë. Megjithëse BE është e angazhuar me shumë miliarda dhe një ushtri me diplomatë dhe ekspertë në Serbi, ajo nuk i vë dot asgjë përballë propagandës së fuqishme ruse. Nëse Brukseli edhe në të ardhmen nuk do të ndërmarrë asgjë për t’i futur në vetëdijen e popullit serb arritjet e veta dhe të theksojë avantazhet e një lidhjeje me perëndimin, atëherë e ka të humbur luftën. Sepse Rusia me instrumentat e soft-power ka kohë që i ka bërë për vete zemrat e serbëve.

Thomas Brey ka qenë për shumë vite korrespondent i agjencisë gjermane të lajmeve, dpa, sot ai ligjëron mbi Europën Juglindore si docent në disa universitete gjermane. Muajin e kaluar u publikua analiza e tij “Mediat ruse dhe Ballkani” në gjuhën gjermane dhe serbe./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjermani/ Të pavaksinuarit mbeten pa rrogë gjatë karantinës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pas vendimit të ministrave të Shëndetësisë së landeve në Gjermani për të mos vazhduar kompensimin e rrogës në rast karantine për të pavaksinuarit nuk ka vetëm miratim, por edhe kritika.

Ministrat e Shëndetësisë së landeve gjermane vendosën të mërkurën që personat e pavaksinuar në rast se duhet të futen në karantinë më së voni prej 1 nëntorit nuk do të kompensohen më për humbjet në rrogë. Përjashtime do të ketë për ata që nuk vaksinohen për shkaqe shëndetësore, dhe për këtë kanë një vërtetim nga mjeku. Personave, të cilët për shkak të një karantine të vendosur nga punëdhënësi apo autoritetet edhe më tej kanë të drejtë për kompensim rroge në rast të karantinës në bazë të ligjit të infektimeve.

Edhe aty ka një përjashtim, për rastin, kur karantimi mund të pengohej me vaksinën. Landet janë përgjegjëse për pagesat. Të pavaksinuarit duhet të futen në karantinë, nëse kanë pasur kontakt me personat e pavaksinuar ose kanë ardhur nga një zonë rreziku. Kjo nuk vlen më për të vaksinuarit.

Landi Baden-Vyrtemberg në Gjermani si vendi i parë ka filluar të praktikojë vendimin për mosvazhdimin e pagesës së rrogës gjatë karantinës. Nga 15 shtatori aty personat e pavaksinuar nuk kompensohen në rast se duhet të futen në karantinë. Sipas të dhënave të shërbimit evangjelist të shtypit, epd në raste të tilla janë paguar deri 600 milionë euro kompensime.

LEXO EDHE:  Zbulohet zyra e Prokurorit që u vodh në Durrës/ Ja çështja që kishte nën hetim

LEXO EDHE:  Dekriminalizimi/ Jep dorëheqje Progonati, zëvendësohet nga Rovena Gashi



Shoqata e Bashkive Gjermane e përshëndeti këtë vendim. Ky është një vendim personal, pra që megjithë ofertën e vaksinimit, të mos vaksinohesh kundër Coronës, tha drejtuesi i saj, Gerd Landsberg. Por kjo do të thotë që të marrësh përsipër edhe pasojat e këtij vendimi. Nuk ka arsye, pse shoqëria duhet të financojë në raste të tilla vazhdimin e rrogës.

Kritika për vendimin e ministrave të Shëndetësisë

Por ka edhe kritika kundër vendimit të ministrave të Shëndetësisë. Eksperti i Të Gjelbërve për Shëndetësinë, Janosch Dahmen thotë, se si mjek ai është i shqetësuar, kur njerëzit nuk do të pohojnë më, se janë infektuar edhe kur e kanë një test pozitiv, dhe nuk do të hyjnë në karantinë. “Me këtë ata do të vazhdojnë të rrezikojnë të tjerët, dhe do kemi një lloj pandemie të fshehtë.” Më e nevojshme do të ishte që të testohej më shumë në vendin e punës. “Vende të tjera të BE e kanë bërë këtë.”

Edhe Shoqata e Sindikatave, DGB e kriton vendimin ashpër. “Nuk është e pranueshme, që politika përgjegjësinë për luftën kundër pandemisë e kalon tek të punësuarit”, tha kreu i saj, Reiner Hoffmann për rrjetin  “Redaktionsnetzwerk Deutschland”. Mosvazhdimi i pagesës në rast karantine do të thotë, edhe se punëmarrësit duhet t’ia paraqesin punëdhënësit statusin e vaksinimit. Sipas Hoffmann, ka qenë një nga arritjet e lëvizjes punëtore, që punëmarrësit e njoftojnë punëdhënësin sa më pak të jetë e mundur për shëndetin e tyre./DW

LEXO TE PLOTE