LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha zbulon bisedën me Bashën pak para se ta përjashtonte

9 Shtator 2021, 19:26, Politikë CNA
Berisha zbulon bisedën me Bashën pak para se ta përjashtonte

Ish kryeministri Sali Berisha i ftuar në studion e Opinion ka zbuluar bisedën me Luzlim Bashën gjysmë ore para deklaratës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD.

Berisha tha se PD është shndërruar në një parti e cila i është dorëzuar e tëra lobimit të kryeministrit Edi Rama dhe Soros.

?Zoti Basha më ka marrë në telefon gjysmë ore para se të bënte deklaratën.  I thashë pikërisht këto fjalë.

Unë e kuptoj që ka qenë në presion të madh, pavarësisht nga presionet që ka marrë, keto jane vendime që njeriu nuk pranon ti marrë kurrë. Jep njëherë dorëheqjen para se ti marrë. PD është shndërruar një një parti, e cila po i dorëzohet e tëra lobimit të Ramës dhe Soros?, u shpreh Berisha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga