Connect with Us

Armando Broja, në formacionin më të mirë të javës së kualifikuesve të Botërorit

Sport

Armando Broja, në formacionin më të mirë të javës së kualifikuesve të Botërorit

Publikuar

-

Futbollisti Armando Broja ka shkëlqyer sërish në fushën e blertë, teksa këtë herë ka shënuar një gol dhe ka asistuar dy gola të tjerë me ndeshjen Shqipëri- San Marinon.

Pra në vetëm 45 minuta, futbollisti Broja u përfshi në 3 gola.

Sulmuesi i Shqipërisë gjendet në formacionin më të mirë tê javës sipas Sofascore, duke iu bashkuar Haland-Depay në sulm./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Premier Liga

City bën detyrën, Manchester United “bie” mes spektaklit, “rrebesh” golash në Leicester

Publikuar

-

Nga

Ndeshjet e Premier League dhuruan spektakël. Leicester dhe Manchester United u përballën në King Power Stadium, në një 90 minutësh të “çmendur” (4-2). Pjesa e parë u mbyll 1-1, ku golit të Greenëood iu përgjigj Tielemans. “Dhelprat” përmbysën gjithçka me Soyuncu, por avantazhi do zgjaste pak, pasi Rashford vendosi ekuilibrat. Vendasit tregojnë edhe një herë karakter, teksa kalojnë përpara me Vardy në fund dhe sigurojnë fitoren me Daka në limite.

LEXO EDHE:  Gjërat që mund të mos i dini mbi Pele, mbretin e futbollit

LEXO EDHE:  Aleksandër Frangaj dhe Duka bllokojnë kampionatet europiane/ Lënë shqiptarët pa parë futboll

Manchester City bën detyrën. Djemtë e Pep Guardiolës u mjaftuan me 2 gola ndaj Burnley. Silva realizoi në pjesën e parë, ndërsa në të dytën s’mungoi De Bruyne. Premier League sa vjen e bëhet më emocionuese.



 

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ “Boom boom” Broja, sulmuesi i Kombëtares gjen rrugën e rrjetës në Premier Ligë

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja startoi nga minuta e parë për Sauthemptonin në sfidën ndaj Lidsit duke debutuar për herë të parë si titullar në Premier Ligë.

Në minutën e 34-ët, Broja u bë protagonist duke dribluar plot 3 futbollistë por gjuajtja e tij me të majtën u prit nga portieri i Lidsit.

Spektakël i dhuruar nga Broja që për pak sa nuk gjeti golin e parë në Premier Ligë. Sfida Sauthempton-Lids po luhet aktualisht dhe rezultati është 1-0  me gol të shënuar nga Broja në minutën e 53-të.

LEXO EDHE:  Gjërat që mund të mos i dini mbi Pele, mbretin e futbollit

LEXO EDHE:  Duo Duo, qeni që zhvillon 40 lloje sportesh



 

LEXO TE PLOTE

Seria A

Seria A/ 32 minuta në fushë, Manaj i sjell fat Spezias

Publikuar

-

Nga

Spezia ia doli të merrtë një fitore të rëndësishme në shtëpi 2-1 ndaj Salernitanës. Vendasit u gjendën në disavantazh pas 40 minutash lojë, me golin e Simyt. Skuadra e Spezias barazoi në minutën e 50-të me Strelec.



Në minutën e 68-të, Motta aktivizon Rei Manaj dhe largon nga fusha Strelec. Futja në lojë e shqiptarit i sjell fat skuadrës, pasi 15 minuta nga fundi, Kovalenko çon shifrat në 2-1. Spezia shkon në kuotën e 7 pikëve në vendin e 15-të, ndërsa miqtë nga Salernitana enden në vendet e fundit. Pasdite luhen takime të tjera të Serie A.

LEXO TE PLOTE