Connect with Us

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit thirrje Metës/ Mos dekreto Ramën si kryeministër, ka kryer vepër penale

Politikë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit thirrje Metës/ Mos dekreto Ramën si kryeministër, ka kryer vepër penale

Publikuar

-

cna lajme, cna lajme politike

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka bërë thirrje presidenti Ilir Meta që mos të dekretojë si kryeministër Edi Ramën dhe dy ministra të kabinetit të ri qeveritar, Elva Margaritin dhe Mirela Kumbaron.

Në një deklaratë për mediat, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit,  kërkon që kryeministri dhe dy minister të mos dekretohen, me pretendimin se kanë kryer vepra penale.

Juristja Adriana Kalaja deklaroi se Rama duhet të jetë para drejtësisë, pas shembjes së Teatrit.

Kemi kërkuar mosdekretimin e disa ministrave. I jemi referuar dispozitave ligjore dhe Kushtetuës. I kemi kërkuar presidentit, mosdekretimit e shtetasit Edi Rama, për kryeministër të Republikës së Shqipërisë, pas shembjes së Teatrit. Edi Rama në mënyrë konsekuente ka kryer vepra penale nga më të ndryshmet për të cilat keni depozituar kallëzimin penale, siç është dhe SPAK. Ju jeni në dijeni edhe të faktit se dhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku u shpallën antikushtetues VKM dhe ligji special në lidhje e teatrin, Rama, në funksionin e kryeministrit ka shkelur Kushtetutën. Me urdhër të tij nuk është ekzekutuar vendimi i gjykatës dhe është miratuar një VKM antikushtetues. Kemi kërkuar për dy ministre mosderektim, për Elva Margaritin, ministre e Kulturës. Margariti jo vetëm nuk ka zbatuar ekzekutimin e Gjykatës Kushtetuese, por ka propozuar një VKM të re, atë të transferimit të truallit nga Ministria e Kulturës në Bashkinë e Tiranës. Kemi kallëzim të ri. Pas gjithë veprave penale që ka konsumuar, ministrja vazhdon të konsumojë vepra penale siç janë ato në SPAK, në mënyrë të dukshme është ministre që ka shkelur Kushtetutën.”-tha Kalaja./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Mustafa Nano: Një gjykatë e mirë do fliste në favor të Berishës

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Ish kryeministri Sali Berisha do të thërrasë Kuvendin Kombëtar të PD, pas mbledhjej së firmavë të anëtarësisë.

Deri më tani raportohet se Berisha ka siguruar 1800 nga 1500 firma që i duhen për të thirrur Kuvendin Kombëtar.

Ndërkohë ai ka deklaruar se do të mbledhë dyfishin e tyre.

Gazetari Mustafa Nano, ndërsa ka komentuar këtë situatë ka thënë se ndonëse  Berisha i ka firmat për Kuvendin Kombëtar, ai vetë nuk e di nëse do ishte gjëja e duhur.

Berisha i ka aq firma sa i duhen për të mbledhur Kuvendin Kombëtar. Por ai vetë nuk e di nëse mbledhja e Kuvendit Kombëtar do të ishte gjëja e duhur që do ti garantonte suksesin, sepse Basha ka premtuar se nuk ka për tu mbledhur Kuvendi Kombëtar për të diskutuar lidhur me ndonjë linjë anti amerikane në PD, kjo gjë ka marrë fund.

Në fund mbetet një ballafaqim në rrugë i të dyja palëve dhe do të ishte për të ardhur keq që një problem i rëndësishëm i PD të zgjidhej në rrugë, me ndërhyrjen e policisë apo me ndërhyrjen e gjykatave.



LEXO EDHE:  Nga Tirana, tek rezidenca afër Elbasanit/ Murrizi ironizon keq Bashën: Po i afron tre vjetori

LEXO EDHE:  E quajti “balon tabake”/ Ish-deputetja e PD i kthet keq Ramës: Mësues vizatimi, kam diplomë në ekonomi

Sepse edhe gjykata në fund mund të kërkojë të luaj një rol, por besoj se do të jenë nën presion sepse nëse marrin një vendim në favor të Bashës do paragjykohen si gjykatat e Edi Ramës që po i shërbejnë pengut të tij Lulzim Basha.

Nëse marrin një vendim në favor të Berishës do akuzohen si gjykata që po nxisin destabilitet në vend.

Do jetë një vendim nën presion, por unë besoj që një gjykatë e mirë do merrte një vendim në favor të Berishës sepse aty janë shkelur rregullat.

Sepse me rregull aty duhet të flisnin forumet në Grupin Parlamentar të PD”, ka thënë Nano për Mcn.

Sipas tij, në fund Berisha do jetë viktimë e të gjitha abuzimeve që ai vetë ka shpikur dhe të tjerët thjeshtë kanë ecur në gjurmët e tij dhe kjo do të ishte finale e bukur për një njeri si ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-“Të bashkuar fitojmë”/ Berisha paralajmëron uragan në Elbasan

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

“Foltorja” do të zhvendoset, sot në qytetin e Elbasani. Ish-kryeministri Sali Berisha, disa orë para nisjes së takimit, ka dalë me një mesazh për demokratët.

‘Vetëm të bashkuar fitojmë”, shkruan Berisha në rrjete sociale, duke e shoqëruar mesazhin me një video me një nga takimet e tij të mëhershme.

“Sot në ora 18:00 në Sallën e Teatrit Skampa të Elbasanit mbahet “Foltorja për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur. Ftoj demokratet dhe demokratët e Elbasanit të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë! Rroftë Elbasani”, shkruan Berisha.

LEXO EDHE:  Reklamon investime të vogla, për të fshehur vjedhje të mëdha/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën

LEXO EDHE:  Megaskandali/ Rama shpall fajtor tetë viktimat e masakrës së Selenicës



 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pastrimi i parave/ Ristani: Lobimi i Bashës nuk është një dosje e mbyllur

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-sekretari i PD-së Arben Ristani, ka dalë me një deklaratë të fortë për kreun e PD-së Lulzim Basha.

Ai ka deklaruar se veprimtaria lobuese e kryetarit të PD-së Lulzim Basha nuk është një dosje e mbyllur, por një akuzë e paçuar në fund sa i takon pastrimit të parave.

Nuk është dosje e mbyllur është një akuzë e paçuar në fund sa i takon pastrimit të parave e këmbyer më një akuzë për falsifikim dokumentash, që është e mbyllur dhe jo e pastrimit të parave që nuk është çuar deri në fund.

Ka të dhëna të mjaftueshme për të besuar se ka patur veprimtari të paligjshme sa i takon lobimit të Bashës dhe që e ka penguar Bashën të vizitojë SHBA dhe kjo është baza e presionit për vendimet antistatutore që ka marrë”, ka thënë Ristani në emisionin Debat” në A2 CNN, Ristani.



Sipas tij, çështja është se PD është ndjerë e tradhtuar nga Basha dhe tashmë ka ardhur kulmi dhe ena po derdhet.

LEXO EDHE:  Bashkim Fino, probleme shëndetësore/ Largohet jashtë vendit

LEXO EDHE:  “Të bëjmë bashkë një skuadër Kuq e Zi”/ Basha ironizon Ramën: Fanella jote jeshile

I  pyetur  në lidhje me përfaqësinë diplomatike dhe rolin e saj në PD, Ristani ka thënë se PD qëndron krah parimeve demokratikeve të SHBA-së, kurse Bashën e akuzon si antiamerikanin më të madh:

“SHBA qëndron për ne për shkak të parimeve që përfaqëson. sovraniteti i anëtarësisë së një partie, struktura sipas parimeve demokratike janë parime që vijnë nga demokracia amerikane dhe jo vetëm dhe ne e kemi reflektuar te partneriteti me Amerikën.

Për sa kohë që qëndrojmë jemi krah tyre jo si antiamerikani Basha që djeg mandatet, nuk futet në zgjedhje në ka një antiamerikan në parti është lideri aktual, i cili është i akuzuar për pastrim parash për sa i përket veprimtarisë lobuese në SHBA”, është shprehur ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE