Connect with Us

Adriatik Llalla kërkon t’i shpëtojë qelisë/ Zbulohet vendndodhja e ish-kryeprokurorit

Kronika

Adriatik Llalla kërkon t’i shpëtojë qelisë/ Zbulohet vendndodhja e ish-kryeprokurorit

Publikuar

-

SPAK kërkoi 2 vite burg, si i transformoi pronat Adriatik Llalla

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llala, nuk është paraqitur ditën e sotme në seancën që mbahet nga Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit.

Adriatik Llalla, ka kërkuar shpalljen e pafajësisë ose rikthimin për gjykim të çështjes sërish në Shkallën e Parë, por me një tjetër turp gjykuese.

Vetë Llalla nuk është prezent në seancë, ndërsa përfaqësohet nga avokati i tij Sokol Hazizaj.

Avokati tha se ish-kryeprokurori është në spital në gjendje të rëndë shëndetësore duke kërkuar që kjo të merret parasysh nga Gjykata në dhënien e vendimit, ndërsa nuk munguan as aludimet se Llalla ishte larguar jashtë vendit.

Nga ana tjetër prokuroria kërkon lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së parë dhënë për Llallën.

Ndërkohë, burimet bëjnë të ditur se Gjykata është tërhequr për të marrë një vendim, pasi disa shtyrjeve që i është bërë për arsye të ndryshme.

Kujtojmë këtu se ish-Kryeprokurori i vendit, Adriatik Llalla, u dënua nga GJKKO me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga postet publike për fshehje dhe mosdeklratim pasurie.

Llalla u mor i pandehur nga SPAK pas një hetimi të nisur për të që prej vitit 2018 nga prokuroria e Durrësit e më pas ish Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ish kryeprokurori u shpall fajtor nga GJKKO lidhur me 3 episode, fshehjen e shpenzimeve për familjarët e tij në Gjermani në vlerën e 7050 eurove, fshehjen e shpenzimeve për lindjen e djalit në Amerikë në vlerën e 7700 dollarëve si dhe shpenzimet për ndërtimin e katit të 3 të banesës së tij./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Breshëri plumbash në Tiranë/ Dyshohet për të plagosur

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Të shtëna me armë zjarri raportohet se kanë ndodhur pranë shkollës “Andon Zako Çajupi”, në Tiranë.

Të dhënat e para flasin për një konflikt mes personash, që  ka nisur me përdorimin e sendeve të forta dhe më pas është është përshkallëzuar me përdorimin e armës së zjarri.



Raportohet se ka të plagosur. Nuk dihen shkaqet që kanë çuar në përleshjen e dhunshme.

Ndërkohe, katër persona të lënduar janë dërguar në spital. Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku ka sekuestruar një armë zjarri si dhe ka shoqëruar disa persona./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ekzekutimi mafioz në Elbasan/ Policia aksion “Blic”, kontrolle të befasishme makinave luksoze

Publikuar

-

Nga

#cnanews #cnalajme #citynews #citynewslajme #cnaal #lajmecna #lajme #politikecna #cnapolitike #cnaeditorial #cnashowbizz #showbizcna #cnaopinion #opinioncna

Policia e Elbasanit po zhvillon një aksion “Blic”,  në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Luleve, pikërisht aty ku u ekzekutuan disa ditë më parë Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku.

Policia po ushtron kontrolle duke ndalur automjete që kryejnë manovra të rrezikshme si dhe makinave të shtrenjta u bëhet kontroll fizik dhe të dokumentacionit.



Ende nuk është raportuar për ndonjë person të shoqëruar.

Kujtojmë se vrasja ndodhi vetëm pak ditë më parë, ku Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku u ekzekutuan sapo zbritën nga makina. Bitri mbeti i vdekur në vend kurse Çollaku e ndërroi jetë disa orë më vonë në Spitalin e Traumës. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vidhnin energjinë përmes lidhjeve të paligjshme/ Përfundojnë në pranga dy persona

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Skraparit ka vënë në pranga dy shtetas të cilët po vidhnin energji elektirke me leidhje të paligjshme.

Shtetasit F.SH, 65 vjeç dhe E.SH, 41 vjeç janë akuzuar për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike.”

“Vidhnin energji elektrike nëpërmjet lidhjeve të paligjshme, vihen në pranga 2 shtetas.



Shërbimet e Policisë Skrapar, bazuar në informacionet e marra se dy shtetas përfitonin energji elektrike nëpërmjet lidhjeve të paligjshme, së bashku me punonjësit e OSHEE-së, organizuan punën dhe ushtruan kontroll në banesat e shtetasve F. Sh. dhe E. Sh., ku konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Krimet arrestuan në flagrancë shtetasit F. Sh., 65 vjeç dhe E. Sh., 41 vjeç, të dy banues në Gjerbës, Skrapar, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE