LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarr në një burg të Indonezisë/ 40 viktima e dhjetëra të lënduar

8 Shtator 2021, 06:59, Kosova & Bota CNA
Zjarr në një burg të Indonezisë/ 40 viktima e dhjetëra

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar, pas një zjarri që ka rënë në një burg të mbipopulluar në Indonezi.

Një ministër i qeverisë bëri të ditur se zjarri në burgun që ndodhet në provincën Banten, ra si pasojë e një shkëndije elektrike.

Mediat raportojnë se flakët u shfaqën diku mes orës 01.00 dhe 02.00 të mërkurën në mëngjes.

Në këtë burg vuanin dënimin persona që janë marrë me trafik droge. Pamjet e publikuara nga mediat vendase tregonin flakët që dilnin nga tarraca e godinës ndërsa veç viktimave të paktën 8 persona kanë marrë lëndime serioze.

?Dyshimet kryesore janë për një lidhje të shkurtër elektrike,? tha zëdhënësi i policisë ndërsa shtoi se 73 persona të tjera kanë marrë lëndime të lehta.

Lajmet e fundit nga