Connect with Us

U përjashtua nga kombëtarja, legjenda e futbollit amerikan shpërthen ndaj lojtarit të Juves: Egoist, e pariparueshme ajo që bëre

Seria A

U përjashtua nga kombëtarja, legjenda e futbollit amerikan shpërthen ndaj lojtarit të Juves: Egoist, e pariparueshme ajo që bëre

Publikuar

-

Weston McKennie u përjashtua nga kombëtarja amerikane pasi këta të fundit pretenduan se mesfushori kishte shkelur rregullat e ekipit. “ESPN” raporton se lojtari i Juventusit kaloi një natë jashtë hotelit ku duhej të qëndronte skuadra dhe një herë tjetër mori në dhomën e hotelit një person të paautorizuar.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar një legjendë e futbollit amerikan si Landon Donovan. “Unë jam tepër i zhgënjyer me McKennie, ajo që ai bëri është pothuajse e pariparueshme. Unë e kuptoj që pas muajsh të mbyllur në shtëpi keni nevojë të takoheni me njerëzit tuaj, por kjo është java e jetës tuaj, me tre ndeshje shumë të rëndësishme, jo vetëm për veten tuaj, por për shokët e skuadrës dhe për vendin, themelore për të shkuar në Kupën e Botës. Niveli i tij i egoizmit është përtej kuptimit tim” tha Donovan.

Gjithsesi dyert e ekipit kombëtar amerikan janë të hapura për lojtarin e Juventusit, pasi ai ka vuajtur pezullimin. “Njerëzit bëjnë gabime. Weston më kërkoi falje mua dhe grupit. Ai është një pjesë e rëndësishme e ekipit dhe jam i sigurt se kur të bëhet mirë do të kthehet.

Më besoni, trajnerë të panumërt përballen me vendime ku ata duhet të përjashtojnë lojtarët e talentuar nga formacioni për një arsye apo për hir të të tjerëve, por ne e bëmë atë për atë që mendojmë se është e mira e grupit dhe e mira e ekipit’’, ishin fjalët e trajnerit të Amerikës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Atëherë kur nuk duhej, lojtari i Juventusit rezulton pozitiv me COVID-19

Publikuar

-

Nga

Mesfushori i Francës dhe Juventusit, Adrien Rabiot ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe për këtë arsye do të detyrohet të humbasë finalen e Ligës së Kombeve kundër Spanjës, planifikuar për të dielën në mbrëmje në orën 20.45.



Lajmi për pozitivitetin e mesfushorit u njoftua nga Federata e Futbollit të Francës, duke shtuar se lojtari tashmë është vendosur në izolim. Sipas rregullave, Franca nuk do të jetë në gjendje ta zëvendësojë atë. Trajneri Deschamps do të jetë në gjendje të llogarisë një grup prej 21 lojtarësh për finalen kundër “Furisë së Kuqe”.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Kessie nuk po rinovon ende, mund të përsëritet rasti Donaruma

Publikuar

-

Nga

E ardhmja e Kessie tek Milani duket shumë larg pas përfundimit të kontratës. Njëjtë si Donnaruma, mesfushori kryesor i kuqezinjve mund të largohet me parametra 0, çka do të ishte një shok për drejtuesit e Milanit, të cilët ashtu si me Gigio Donnaruman mund të humbin rreth 70 milionë euro.

Problemi kryesor mbetet paga e mësfushorit nga Bregu i Fildishtë, i cili kërkon një pagë neto prej 8 milionë eurosh, e thënë në pagë bruto pa përfshire taksat rreth 12 milionë euro në sezon.



Gjithashtu agjenti i Kessie kërkon një komision prej 20 milionë eurosh, çka në 5 vjet tek Milani do të dilnin nga llogaria 80 milionë euro.

Milani ofron vetëm 7 milionë euro bruto për Kessie, për të cilën ky i fundit nuk është dakord. Sipas të gjitha gjasave Milani do t’i besojë vendin e qendrës së mesfushës Bakayoko, ose do të kërkojë për një lojtar të ri në merkaton e janarit.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Raiola sulmon Milanin për vërshëllimat në “San Siro”: Nuk e mbrojti aspak Donarumën

Publikuar

-

Nga

Pas vërshëllimave në “San Siro” në ndeshjen ndaj Spanjës në drejtim të Xhanluixhi Donarumës, ka reaguar agjenti i portierit të PSG-së, Mino Raiola i cili me anë të një interviste të lançuar me të përditshmen sportive italiane “Corriere dello Sport” ka sulmuar Milanin ku ka deklaruar se klubi kuqezi nuk i doli në mbrojtje:

“Jam i neveritur nga vërshëllimat në drejtim të Donarumës. Pyes veten si ka mundësi përse Milani nuk ka ndërhyrë zyrtarisht për të marrë masat dhe për të mbajtur distancat e kontestimeve, për ta mbrojtur në një farë mënyre. Donaruma është një djalë që gjithmonë ka dhënë gjithçka për kombëtaren. Duke kontribuar edhe për fitimin e Kampionatit Europian, ku ishte dhe lojtari më i mirë i kompeticionit.



Edhe për Milanin ka qenë besnik ku i ka qëndruar klubit pranë edhe në momentet më të errëta dhe të vështira, duke treguar edhe impenjuar si profesionist deri në ditën e fundit, duke kontribuar gjithashtu për të dërguar skuadrën në Champions pas shumë vitesh.

Më duket e çuditshme dhe shumë zhgënjyese që Milani, i cili e di të vërtetën, nuk kanë marrë në dorë distancat nga kjo sjellje e papranueshme dhe e padrejtë. E vërteta është se Milani nuk ka ditur ose nuk ishte në gjendje ta mbante atë.”, përfundoi Raiola

LEXO TE PLOTE