LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U kap me armë pa leje/ Gjykata jep vendimin për Feron

8 Shtator 2021, 15:18, Lifestyle CNA
U kap me armë pa leje/ Gjykata jep vendimin për Feron

Këngëtari i njohur Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit Fero është dënuar me 1 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

Aktgjykimi ndaj tij u shpall të mërkurën nga gjykatësi Avni Syla, pasi Fero e pranoi fajësinë gjatë shqyrtimit fillestar të mbajtur në po të njëjtën ditë.

Reperit i është sekuestruar gjithashtu dhe arma e llojit elektroshok.

Fero u përfshi në një sherr të ndodhur në vitin 2018 bashkë me Avdullah Islamin dhe Mehmet Elshanin.

Ky i fundit ushtroi dhunë fizike ndaj Lorent Bajramit, ndërsa reperi dhe Islami e kërcënuan me armë dhe mjete metalike të rrezikshme.

Mehmet Elshani dhe Avdullah Islami janë deklaruar të pafajshëm pas leximit të aktakuzës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga