LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U dëmtua në Europian, ja kur kthehet në fushë Spinazzola për Romën

8 Shtator 2021, 08:10, Sport CNA
U dëmtua në Europian, ja kur kthehet në fushë Spinazzola

Një lajm i mirë për kombëtaren e Italisë dhe Romën e Zhoze Murinjos, Leonardo Spinacola është drejt rikthimit në fushën e blertë.

Mbrojtësi kampion Europe me Italinë pësoi një dëmtim të rëndë duke dëmtuar ?Tendinën e Akilit? gjatë sfidës ndaj Belgjikës në fazën çerekfinale të EURO 2020.

Gjatë një video të publikuar në rrjetet e tij sociale, mbrojtësi 28-vjeçar shihet duke u stërvitur dhe duke kënduar duke e bërë sa më humoristike këtë video dhe duke shkruar ?shkaktojmë frikë?.

Spinacola e ka përshpejtuar riaftësimin e tij dhe mesa duket do të fillojë të luajë pas disa javësh.

Lajmet e fundit nga