Connect with Us

Tre vende të BE dalin hapur kundër refugjatëve afganë/ “Nuk ka vend për ta në Europë”

Aktualitet

Tre vende të BE dalin hapur kundër refugjatëve afganë/ “Nuk ka vend për ta në Europë”

Publikuar

-

cna lajme aktualitet

Janë tri vende evropiane që po mbajnë qëndrim të përbashkët për mospranimin e më shumë refugjatëve afganë në Bashkimin Evropian.

Austria, Republika Çeke dhe Sllovakia nuk janë të pajtimit që blloku të hap dyert për afganët nëse do të ketë një fluks të njerzve që ikin nga vendi.

Në fakt i gjithë blloku është i shqetësuar se mund të ketë një valë refugjatësh nga Afganistani.

Kryeministri çek, Andrej Babis, tha më 7 shtator se afganët duhet të qëndrojnë në vendin e tyre ose vendet fqinje.

“Nuk ka vend për ta në Evropë”, tha Babis, pasi takoi homologët e tij në qytetin juglindor çek të Lednices.

Këto shtete, por edhe Polonia dhe Hungaria prej kohësh kanë marrë një qëndrim të ashpër në lidhje me migracionin.

Kjo ka shkaktuar ndarje të thella brenda bllokut për këtë çështje.

Talibanët e pushtuan Afganistanin në muajin gusht pas tërheqjes së forcave të huaja nga ky vend.

Vendet evropiane kanë frikë se mund të përsëritet skenari i vitit 2015 kur 1 milion njerëz ikën nga luftrat dhe varfëria në Lindje të Mesme dhe ia mësyen vendeve evropiane.

BE-ja ka pranuar mijëra refugjatë afganë përmes një evakuimi të organizuar dhe të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Të evakuuarit kanë qenë kryesisht personat që kanë punuar me forcat e huaja në këtë vend dhe familjet e tyre.

Gjatë krizës së migracionit në Evropë, qindra mijëra njerëz shkuan në Turqi dhe pastaj përmes së ashtuquajturës rrugë ballkanike arritën në vendet më të pasura të BE-së.

“Një mundësi është që të zhvillohen bisedime me presidentin turk Reccep Tayyip Erdogan, por unë nuk mendoj se kjo është një alternativë e mirë”, tha Babis.

Zgjidhja më e mirë do të ishte ajo që iu mundëson njerëzve të qëndrojnë në Afganistan.

Ai iu referua një marrëveshjeje të BE-së me Turqinë në vitin 2016 e cila obligoi Turqinë të ndalë migrantët në vend dhe si këmbim për këtë evropianët i ofruan Ankarasë miliarda dollarë mbështetje financiare.

Turqia strehon gati 4 milionë refugjatë sirianë dhe 300,000 afganë.

Erdogan ka paralajmëruar se vendi i tij nuk do të pranojë më shumë migrantë nga Afganistani për të ndihmuar Evropën./REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Lëkundjet e forta të tërmetit/ IGJEUM jep detajet

Publikuar

-

Nga

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në Shqipëri. Sipas IGJEUM epiqendra ka qenë në Lezhë, 16 km në verilindje të Shëngjinit.

“Sot në datën 17/10/2021, ora 22:13 (ora lokale), Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një termët të madhësisë M4.5 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 19.9 km. Epiqendra është lokalizuar 69 km në Veri të Tiranës, pranë Lezhës. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 5 ballë sipas shkallës MSK-64. Nuk kemi njoftime për dëme“, thuhet në një njoftim të Departamentit Sizmologjisë, në Institutin e Gjeoshkencave.

Lëkundjet e tërmetit shkaktuan panik edhe te qytetarët, të cilët dolën menjëherë nga shtëpitë e tyre.

Në faqen e EMSC kanë komentuar një numër i madh qytetarësh, të cilët theksojnë se lëkundjet kanë qenë të forta dhe se janë trembur shumë.

“Ishte i fortë”, shkruan një komentues. “U ndie sërish, nuk do na lërë me flet rehat”, shkruan një tjetër ./ CNA.al

 

E fundit/ Tërmeti lëkund Shqipërinë perëndimore



VIDEO- Tërmeti në Lezhë/ Banorët të frikësuar në rrugë

E fundit/ Tërmeti lëkund Shqipërinë perëndimore

E fundit/ Tërmeti lëkund Shqipërinë perëndimore

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

VIDEO- Tërmeti në Lezhë/ Banorët të frikësuar në rrugë

Publikuar

-

Nga

Lëkundjet e forta të tërmetit në Lezhë kanë shkaktuar frikë dhe panik tek banorët. Lëkundjet janë ndierë edhe në vende të tjera si Tiranë, Durrës Elbasan dhe Shkodër.

Ndërkohë nga pamjet në video shihet që shumë banorë në Lezhë kanë dalë në rrugë, të frikësuar.

Forca goditëse e tërmetit ka qenë deri në 4.8 ballë të shkallës rihter. Sipas EMSC njofton se epiqendra e tërmetit ka qenë 6 km largësi nga qyteti i Lezhës, ndërsa thellësia e saj ka qenë 10 kilometra./ CNA.al

E fundit/ Tërmeti lëkund Shqipërinë perëndimore



 

Lëkundjet e tërmetit/ Frikë e panik në Lezhë

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Sulmi me armë në Jarinje/ Ndërpritet përkohësisht qarkullimi Kosovë-Serbi

Publikuar

-

Nga

cna lajme

Pas sulmit me armë, të ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00 në Jarinje, është ndërprerë përkohësisht qarkullimi Kosovë-Serbi.

Sipas mediave në Kosovë, përveç dëmeve në objekt nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa nuk dihet autori dhe motivi i këtij sulmi.



KP në Jarinë bën të ditur se policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet, ndërsa komunikacioni është ndërprerë në drejtimin Kosovë-Serbi dhe anasjelltas derisa policia të përfundojë punën.

I kontaktuar më herët rreth këtij rasti, zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, ka thënë se nuk ka një informacion të tillë dhe sapo të marrë ndonjë raport zyrtar, do të përgjigjet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE