Connect with Us

SPAK-u në gjumë/ Yuri Kim i “tërheq” veshin

Aktualitet

SPAK-u në gjumë/ Yuri Kim i “tërheq” veshin

Publikuar

-

cna lajme aktualitet

Ambasadorja Yuri Kim është takuar sot me kreun e SPAK, Arben Kraja.

Ka qenë vetë ambasadorja që ka zbardhur takimin, pasi SPAK  duket se është ende në “gjumin e verës”.

Sipas Kim, SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Kim shprehet se SPAK do ndjekë korrupsionin dhe krimin e organizuar pavarësisht fuqisë apo cila parti është.

U takova me shefin e SPAK, Arben Kraja, për të nënvizuar pritshmërinë që SPAK do të ndjekë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar – pavarësisht se sa i fuqishëm apo i pasur, pavarësisht se cila parti. Me më shumë prokurorë dhe hetues të rinj të NBI, SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate çdo ditë.

Që nga fillimi i vitit 2021, SPAK ka hapur 264 raste të reja (218 korrupsion + 46 organizata krim). 127 persona janë dënuar. Vendimet përfundimtare të gjykatës konfirmuan konfiskimin e € 70+ milion që tani i janë transferuar shtetit shqiptar. Hap pas hapi..”, shkruan Kim në rrjete sociale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Bylykbashi duhet të sqarojë “Who dealt in horses”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’, Oerd Bylykbashi, deputeti që i është bashkuar Sali Berishës në turin e tij nëpër Shqipëri, shkruan se Edi Rama i ka kërkuar opozitës që të zgjasë mandatin e organeve të Vettingut në këmbim të shtimit të bashkive në hartë, si pjesë e Reformës Territoriale, sipas interesave elektorale të PD.

Lidhur me këtë postim ka reaguar Partia Demokratike, duke hedhur poshtë deklaratën e deputetit Oerd Bylykbashi.

Nga deklarimi i Bylykbashit dalin 3 konkluzione:

– Identifikohet Rama si personi që ka bërë ofertën;

– Rama i ofronte PD-së disa bashki më shumë;

– Rama kërkonte në këmbim votimin e ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut.

Por burime nga Partia Demokratike kanë sqaruar nuk ka pasur asnjëherë asnjë hyrë në asnjë diskutim apo vlerësim me Partinë Socialiste përsa i përket zgjatjes së afatit të organeve të vettingut.

Pra nuk ka patur interlokutorë që të kenë diskutuar lidhur me çështjen.

Bylykbashi duhet me atë rast të tregojë si ka ardhur në dijeni të ofertës dhe cilët kanë qenë interlokutorët.



Sqarimi është i domosdoshëm jo vetëm për shkak të rëndësisë që mbart çështja, por edhe për të kuptuar se cila është linja e komunikimit nga të dy kampet politike.

Bylykbashi duhet të bëjë transparencen e deklarimit të tij, të paktën për të bërë të mundur që të kuptohet me cilin komunikon Rama sa herë që pala tjetër është PD-ja.

LEXO EDHE:  Krimet zgjedhore/ Rama: Janë subjekt i SPAK, burg kujtdo që ka shitur votën

LEXO EDHE:  SPAK gënjeu për ministrat e Ramës?/ Malltezi: Kush e ka marrë peng opozitën, që nuk flet

Nëse komunikimi ka qenë i drejtpërdrejte me Bashën, atëherë Bylykbashi duhet të sqarojë si ka ardhur në dijeni të kësaj bisede vesh më vesh mes Ramës dhe Bashës.

Kjo del e domosdoshme edhe pasi burimet e zyrës blu në sqarimin e dhënë, kanë shtuar se nëse vetë Bylykbashi është kontaktuar nga kryeministri Rama për këtë çështje dhe i është ofruar ndonjë zgjidhje, jo vetëm që duhet ta refuzojë, por duhet të informojë edhe Kryetarin e Grupit Parlamentar për këtë, që në rastin konkret është Alfred Rushaj.

Sqarimi i bërë nga Selia blu:

“Përsa i përket zgjatjes së afatit të organeve të vettingut, Partia Demokratike nuk ka hyrë në asnjë diskutim apo vlerësim, as me Partinë Socialiste dhe as me partnerët, sepse nuk është në prioritetet tona. Nëse zoti Bylykbashi është kontaktuar nga Edi Rama për këtë çështje dhe i është ofruar ndonjë zgjidhje, jo vetëm duhet ta refuzojë, por duhet të informojë edhe Kryetarin e Grupit Parlamentar për këtë”.

Deputeti Bylykbashi pasi ka denoncuar paktin e cilësuar prej tij si një ‘Horse trading’, (pazar kuajsh), nuk mjafton të tregojë me gisht vetëm  kryeministrin Edi Rama si ofertues.

Tani duhet të sqarojë edhe “Who dealt in horses” në emër të PD.

E ka detyrim ta bëjë këtë edhe për faktin që ndërkohë nga PD, po akuzohet Bylykbashi si tregtar kuajsh./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përgjaku kunatin/ 42 vjeçari agresor përfundon në pranga

Publikuar

-

Nga

cna lajme bota

Rastet e dhunës në familje sa vijnë dhe shtohen. Rasti i radhës është regjistruar në Hamallaj të Durrësit, ku një 42 vjeçar është arrestuar, pasi ka goditur kunatin e tij me sende të forta në kokë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz arrestuan për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin  M.A., 42 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës.

LEXO EDHE:  Do dilni në takim me personin e zemrës?/ Lexoni pyetjet që mund të funksionojnë

LEXO EDHE:  Pesë ditë pas mbërritjes në Tiranë/ Ambasadorja e SHBA shkon në Presidencë



Ky shtetas  më datë 07.10.2021 rreth orës 16:00 në Hamallaj, ka goditur me sende të forta në kokë, kunatin e tij, shtetasin B.M., 52 vjeç, banues në Hamallaj”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Do t’ju varim në mes të Levanit”/ Denoncimi i gruas që i vodhën 100 mln lekë

Publikuar

-

Nga

Kush do të mbaj përgjegjësi për jetën time nëse Renaldo Latifi lirohet?

Është kjo pyetja që sipas BW, Floresha Kalemaj vijon t’i drejtojë gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë Fier Matilda Sholla, e trembur nga fakti se grabitësi i 100 milionë lekëve mund të lihet i lirë.

Kalemaj, ka vënë në dispozicion edhe dokumentacionin përkatës ku tregon se ajo dhe familja e saj ndjehen të frikësuar, e madje sipas saj gjatë kësaj periudhe janë kërcënuar edhe nga prindërit e të ndaluarit.



“Ata na kanë kërcënuar me jetë në emër të djalit të tyre duke thënë se do na varnin në mes të Levanit, vend ku ndodhi vjedhja”, shprehet ndër të tjera Kalemaj në letrën e saj drejtuar gjyqtares Sholla.

LEXO EDHE:  Do dilni në takim me personin e zemrës?/ Lexoni pyetjet që mund të funksionojnë

LEXO EDHE:  Ambasadori amerikan takohet me Kurtin e Konjufcën/ Kërkon të formohet qeveria sa më shpejtë

Ajo shton se bashkë me bashkëshortin ka bërë kërkesë që të jetë prezent në proces, pasi janë palë e dëmtuar.

Kujtojmë se 100 milionë lekë dhe automjeti i Xhemal dhe Floresha Kalemaj u grabitën në Levan të Fierit në maj të vitit 2017, ndërsa rreth një vit më vonë dy autorët e ngjarjes u ndaluan nga policia dhe u dënuan nga gjykata.

LEXO TE PLOTE