Connect with Us

Sonte ndaj San Marinos, zbulohet formacioni që do hedhë në fushë Edi Reja

Kombëtare

Sonte ndaj San Marinos, zbulohet formacioni që do hedhë në fushë Edi Reja

Publikuar

-

Edi Reja do të hedhë një Shqipëri sulmuese. Përballë San Marinos, trajneri kërkon nga të tijtë që të kenë ekuilibrat e duhur, ndërsa do të rreshtojë një formacion që direktivat e shndërrojnë në 3-4-3, edhe pse skema tradicionale e vendosjes pa top është 5-2-3, me Bajramin forcë të shtuar për dyshen e sulmit.

Shqipëria do të kërkojë që të mos bëjë asnjë gafë në këtë 90-minutësh, që do të ishte vrastare për shanset e kuqezinjve në rrugëtimin drejt “Katar 2022” Trajneri Reja pritet që t’i japë shanse Thomas Strakoshës në portë. Përpara portierit të Lacios, një tjetër risi mund të jetë ajo e Enea Mihajt, për t’i dhënë shanset që këtë sezon të zhvillojë ndeshjen e parë pas një dëmtimi të gjatë.

Mbrojtësi është rikuperuar me PAOK pas një operacioni në gju dhe është gati për të zbritur në fushë. Gjasat janë që pushim për këtë ndeshje të jetë një mes Gjimshitit dhe Ismajlit, me këtë të fundit më të prirur për ta ndjekur ndeshjen nga stoli. Në qendër pritet Kumbulla.

Skema do të jetë tradicionale, 5-3-2. Me Bajramin, Shqipëria tashmë ka shanset që të transformohet në disa skema gjatë lojës. Bajrami të dalë në të djathtë të sulmit dhe Uzuni në të majtë, me Manajn në qendër të repartit të avancuar. Në mesfushë, Bare dhe Laçi duhet të bëjnë rregullatorin e reparteve në të dy fazat e lojës. Nga krahët, si pistonat që do të bëjnë të dy linjat, vendosen Doka në të djathtë dhe Hysaj në të majtë. Kapiteni këtë herë vjen në versionin e të besuarit të Mauricio Sarrit, që e cakton shkodranin në të majtë të mbrojtjes.

Sokol Cikalleshi ndjen shqetësime në gjurin e majtë, ndërsa as Bekim Balaj nuk është në formën e tij më të mirë. Për këtë, alternativat e Rejës zvogëlohen në 3 qendërsulmues për 2 vende. Manaj është përzgjedhur për repartin e avancuar, ku përkrah tij në rreshtimin tradicional do të jetë Uzuni.

Mirëpo, sipas direktivave taktike, pritet që bomberi i Ferencvaroshit të sulmojë nga e majta me Bajramin që bëhet sulmuesi i tretë nga e djathta, nën udhëheqjen e Manajt në qendër të ofensivës kuqezi. Për Brojën, një tjetër ndeshje në pritje, ku gjasat janë që të ketë sërish shanse nga stoli, për ta testuar se çfarë mund të bëjë, qoftë edhe për t’i dhënë një leksion maturie.

Formacioni:

Strakosha
Doka, Mihaj, Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj
Bare, LaciBajrami
Uzuni,Manaj

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Ish-sulmuesi i kombëtares i thur elozhe Brojës: Më i suksesshmi që ka lindur Shqipëria

Publikuar

-

Nga

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Roland Luçi i ka “thurur” elozhe talentit dhe heroit të momentit të kuqezinjve, Armando Broja i cili i ka dhuruar dy fitore historike Shqipërisë ndaj Hungarisë në “Elbasan Arena” dhe “Puskas Arena” me të njëjtin rezultat 1-0.



Luçi me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Facebook” ka shkruar se Broja ka dy aftësi dalluese të lindura, vertikalen dhe synimin e kapjes të zonës së rreptësisë që këto dy cilësi janë të rrallë në botën e futbollit, gjithashtu ai shkroi se sulmuesi i Sauthemptonit në pronësi të Çelsit do të jetë më i suksesshmi në llojin e vet që ka lindur Shqipëria.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Edi Reja humb dy titullarë për ndeshjen me Poloninë

Publikuar

-

Nga

Pjesa e parë e ndeshjes ndaj Hungarisë nuk ka qenë problematike para portës së Etrit Berishës, por padyshim që ka vënë në mendime menjëherë Edi Rejan. Trajneri i përfaqësueses shqiptare ka parë që në fraksionin e parë të lojës se si ka humbur dy titullarë për ndeshjen ndaj Polonisë, atë që është finalja e vërtetë për shanset e play-off.

Berat Gjimshiti ishte i pari që doli me barelë nga fusha e lojës dhe me sa duket, problemi i tij në krah është shqetësues sa për ta lënë jashtë jo vetëm në ndeshjen e mejsavës me kuqezinjtë ndaj Levandovski & Co.



Ndërkohë, në shtesën e pjesës së parë, erdhi edhe kartoni i verdhë i Endri Çekiçit, i rreshtuar mes titullarëve në duelin e djeshem.. Pogradecari ishte ndëshkuar edhe në takimet e mëparshme e kështu, rezulton i pezulluar për sfidën me Poloninë.

Të dyja janë mungesa të cilat Reja duket t’i marrë në konsideratë për “finalen” e të martës, në një moment ku alternativat në mesfushë janë me pikatore ndërsa lojtarët e prapavijës nuk po aktivizohen rregullit me klubet e tyre.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Shfryn trajneri i Hungarisë: Unë nuk jam Jezu Krishti! Shqipëria është pas nesh me rezultate

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Hungarisë, Marko Rosi, ka deklaruar sot se Shqipëria tregoi përsëri se nuk duhej nënvlerësuar vetëm nga historia që kishte. Para gazetarëve ai insistoi se humbja kishte ardhur vetëm nga diferenca cilësore individuale e futbollistëve të formacionit kuqezi, ndërsa nuk ngurroi të theksonte se nuk kishte një cilësi të tillë në dispozicion te Hungaria.

“E kam thënë shpesh që Shqipëria është një kundërshtar i vështirë. E tregoi edhe sot. Topi ishte në një portë dhe pastaj te tjetra. Broja ishte në krah dhe ia doli të shënonte. Lojtar i shkëlqyer. Ne kishim mangësi cilësie në zonën kundërshtare, në finalizim, në pasime, në gjuajtje. Kjo ndjehej. Sa i përket paraqitjes, le të shohim statistikat, në bazë të tyre nuk ishim shumë mbrapa. Diferencën e bëri cilësia e lojtarëve. Nëse ju i shihni gjërat ndryshe…

Lojtarët në çdo ndeshje duhet të luftojnë për vendin e dytë, flamurin e Hungarisë. Duhet të mbrojmë Hungarinë në mënyrën më dinjitoze të mundshme. A do të arrijmë në play-off? Jo, sigurisht që jo. Por çështja është që të zbresim në fushë në Angli dhe kur të dalim, ta bëjmë me kokën lart.



Pas Europianit sigurisht që kishte rënie në performancë, kjo është në përgjithësi e vërtetë. Por është në futboll në përgjithësi, ku lojtarët ndikohen nga rezultatet e arritura. Nuk ndjej se luajtëm keq sot. Bëmë disa gabime e humbëm topin 2-3 herë në pjesën e parë, por ishim në rregull deri në 15 minutat e fundit. Na mungoi pak cilësia aty. Na mungojnë lojtarët në pjesë të ndryshme të fushës. Ndoshta jam vetëm unë, por mendoj se kemi vështirësi që të zhvillojmë lojtarë të rinj cilësorë që të luajnë në nivele të larta.

E kam thënë shpesh që Shqipëria është ekip i mirë, një skuadër që vjen pas nesh sa u përket rezultateve, por një ekip shumë i mirë sa i përket cilësisë. Unë nuk jam Jezu Krishti! Siç më kanë thënë trajnerë shumë më të suksesshëm mua, një trajner është si ata që prodhojnë verë, Mund të bëjë verë vetëm nga ajo që korr. Jam këtu që nga viti 2019, në rrugëtimin nga Liga C, në Ligën A dhe në Kampionatin Europian. Mbaj përgjegjësi për rezultatet, pasi jam unë që vendos ekipin në fushë, por baza e lojtarëve nuk është përgjegjësia ime. Nëse ndokush, edhe në privat më rekomandon lojtarë, do të isha i lumtur ta dëgjoja, por ju lutem më rekomandoni lojtarë”, tha trajneri i Hungarisë.

LEXO TE PLOTE