Connect with Us

Skënderbeu huazon dy futbollistë te Maliqi

Sport

Skënderbeu huazon dy futbollistë te Maliqi

Publikuar

-

Ashtu siç pritej, ka nisur bashkëpunimi i Skënderbeut me klubin e Maliqit që tashmë militon në Kategorinë e Parë. Skuadra korçare, i ka dhënë në huazim Maliqit dy futbollistë për sezonin 2021-2022.

Mbrojtësi Abbey Agbodize dhe mesfushori i avancuar Jorgo Qeleshi do të jenë pjesë e Maliqit, pasi hapësirat te bardhekuqtë ishin të pakta. Lajmin e konfirmon vetë skuadra maliqare nëpërmjet një njoftimi.

Njoftimi i klubit të Maliqit:

Klubi ynë ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit me Skënderbeun, për huazimin e dy futbollistëve. Mbrojtësi Abbey Agbodize dhe mesfushori i avancuar Jorgo Qeleshi do të jenë pjesë e Maliqit në sezonin 2021-2022. Suksese çuna /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Ish-kapiteni i Shqipërisë, mes legjendave te Olimpikut të Marsejës

Publikuar

-

Nga

Në stadiumin Velodrome të Marsejës u zhvilluar një ndeshje ekzibicioni për bamirësi mes ish-futbollistëve më të njohur të Olimpikut të Marsejës dhe një ekipi të UNICEF-it.

Mes legjendave të Marsejës si Didier Drogba, Fabrizio Ravanelli, Robert Pires, Marcel Desailly, Djibril Cisse etj., të cilët fituan me rezultatin 7-4, spikaste edhe ish-kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana.



Ish-numri 5 kuqezi ka spikatur me Olimpikun e Marsejës në vitet 2005-2009, madje ka marrë edhe shiritin e kapitenit. Gjatë kësaj periudhe ai ka luajtur në 122 ndeshje të kampionatit, duke shënuar 6 gola.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

E kërkon Newcastle, por ish-trajneri i Liverpoolit pret të zëvendësojë Guardiolën

Publikuar

-

Nga

Pronarët e rinj arabë të Newscatle United kanë nisur menjëherë konsultimet për ndërtimin e një skuadre të madhe, të denjë për të rivalizuar me klubet më të mëdha në Angli dhe jo vetëm.

Kanë nisur të qarkullojmë emra të rëndësishëm futbollistësh, si përforcime të mundshme, por më parë drejtuesit e “Magpies” duhet të gjejnë njeriun e duhur për të drejtuar “yjet” që do të afrohen në “St. James’ Park”.

Një nga emrat që po qarkullon në media, është Brendan Rodgers, trajneri aktual i Leicester City-t, por irlandezo-veriori, me sa shkruajnë në mediet britanike, nuk ka ndërmend ta pranojë ofertën e Newcastle.



Arsyeja? 48-vjeçari ka plane të tjera për të ardhmen. Synimi i tij është të marrë drejtimin e Manchester City-t, pas largimit të Pep Guardiolës. Spanjolli ka ndërmend të qëndrojë në krye të Citizens edhe sezonin e ardhshëm dhe fiks pas 18 muajsh rolin e tij pritet ta marrë Rodgers.

Tekniku aktual i Leicester City-t është në krye të një liste të ngushtë kandidatësh për të zëvendësuar Guardiolën. Në ambientin e “Sky Blue” ai ka shumë admirues, madje është përfolur për ta marrë drejtimin kësaj skuadre pas largimit të Roberto Mancinit në vitin 2013.

Sidoqoftë, ekziston frika se emërimi i Rodgers trajner i City-t do të krijonte përçarje për faktin se ka drejtuar për tri vite rivalët e Liverpoolit.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Sherr për një penallti dhe në fund e humbur, skena amatorizmi te Vllaznia

Publikuar

-

Nga

Vllaznia fitoi ditën e djeshme me rezultatin 4-0 ndaj Labërisë në Kupën e Shqipërisë. Shkodranët përmbysën rezultatin 2-1 të ndeshjes së parë dhe arritën të kalonin në turin e dytë të Kupës. Jo çdo gjë ka shkuar në mënyrën më të mirë për Vllazninë pasi në fundin e ndeshjes është krijuar një skenë amatorizmi që mund të ndodhë vetëm te futbolli i moshave.

Vendasit fitojnë një penallti në minutën e 94-të me Heriç, ndërsa për të gjuajtur këtë penallti ka ndodhur një “sherr” mes dy lojtarëve të Vllanzisë. Fillimisht ishte talenti Çoba që merr topin për të gjuajtur, por pranë tij shkon edhe mesfushori Uheid Hoxha e për disa sekonda ka patur një debat të vogël se kush duhet ta gjuante këtë 11-m.



Nga stoli, trajneri Brdariç bëri me shenjë që këtë penallti ta gjuante Hoxha, ndërsa u desh edhe ndërhyrja e kapitenit Gurishta që situata të sqarohej. Në fund, mesfushori Hoxha nuk arriti të shënonte gol, por skenat e krijuara nuk janë aspak të hijshme për një skuadër profesioniste.

LEXO TE PLOTE