Connect with Us

“Shqiptarët në tregtinë ndërkombëtare të kokainës”/ Reporteri i Shqipërisë në BE: Të forcohet lufta kundër krimit të organizuar

Aktualitet

“Shqiptarët në tregtinë ndërkombëtare të kokainës”/ Reporteri i Shqipërisë në BE: Të forcohet lufta kundër krimit të organizuar

Publikuar

-

Reporteri i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, David Lega, ka deklaruar se disa vende të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë, janë pjesë e tregtisë ndërkombëtare të kokainës.

Ai shkruan në “Twitter”, se duke iu referuar burimeve, grupe të Ballkanit, operojnë në vende si Britania e Madhe, Austria, Zvicra, Greqia dhe Belgjika.

Sipas tij këto janë vende në të cilat, bandat shqiptare luajnë një rol aktiv.

LEXO EDHE:  E dënuar me 6.8 vite burg/ Ekstradohet nga Greqia në Tiranë, 43 vjeçarja

Ai shton më tej se Shqipëria duhet të forcojë më tej luftën kundër krimit të organizuar./ CNA.al

cna lajme kronike

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Skenar filmash/ Deklaroi se ishte qëlluar: policia zbulon si gënjeu 24 vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Dy shtetas, përkatësisht 20 dhe 24 vjeç janë arrestuar nga policia e Shkodrës sepse kanë fshehur dhe tjetërsuar të vërtetën. 24 vjecari është plagosur aksidentalisht me armë zjarri në bark por ka deklaruar se është qëlluar nga disa persona të panjohur. Policia ka zbardhur ngjarjen dhe kanë zbuluar se 24 vjeçari në fakt është plagosur aksidentalisht, jashtë rrezikut për jetën dhe është ndihmuar nga nje 20 vjeçar me të cilin kanë inskenuar një variant tjetër.

Njoftimi i plotë i policisë:

U plagos aksidentalisht me armë zjarri dhe deklaroi se e kishin plagosur disa persona të panjohur, Policia zbardh ngjarjen dhe vë në pranga 24-vjeçarin.

Në pranga edhe një 20-vjeçar i cili sëbashku me 24-vjeçarin fshehën dhe tjetërsuan të vërtetën.

Në vijim të veprimeve të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur  mëngjesin e datës 9 tetor 2021, ku në spitalin rajonal shkodër u paraqit për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri 24 vjeçari, I.M, i cili deklaroi se ishte plagosur me armë zjarri në fshatin Mushan, Shkodër,  nga disa persona të paidentifikuara,  nga hetimet e thelluara rezultoi se:



LEXO EDHE:  Me 50 kg drogë në “Benz”/ Kush është trafikanti i arrestuar

LEXO EDHE:  E dënuar me 6.8 vite burg/ Ekstradohet nga Greqia në Tiranë, 43 vjeçarja

Shtetasi I.M., është vetëplagosur në mënyrë aksidentale, me armë zjarri në bark, jashtë rrezikut per jetën. Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin G. M., kanë fshehur vendin e ngjarjes, kanë inskenuar një variant ndryshe të ngjarjes, duke u përpjekur të ndryshojnë tërësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe kanë fshehur provat materiale.

Në përfundim të veprimeve hetimore, është arrestuar në flagrancë  shtetasi Isak Mehmedaj 24 vjeç, banues  ne fshatin Mushan Shkoder, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u arrestua në flagracë dhe shtetasi G. M., 20 vjeç, banues  në fshatin Mushan, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Nxorri armën dhe u fut mes sherrit/ Nisin hetimet për efektivin e policisë në Korçë

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

SHÇBA ka nisur hetimet për një efektiv policie në Korçë.

Për arsye se polici është bërë pjesë e një sherri duke përdorur edhe armën e shërbimit.

Sipas SHÇBA, ai nuk ka deklaruar se është punonjës policie dhe as nuk ka bërë raportimin e ngjarjes.



“Në vijim të informacionit paraprak datë 09.10.2021, i cili bën fjalë për një konflikt të ndodhur në lagjen nr. 17, Korçë, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) filluan procedimin penal për veprën “Plagosja e lehtë me dashje”, për shtetasin A. K., 22 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll dhe për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” për shtetasin E. J., 21 vjeç, banues në Korçë (me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit Korçë).

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se shtetasi A. K., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjete të forta shtetasin E. Sh., 23 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa punonjësi i policisë, E. J., duke qenë jashtë shërbimit, është përfshirë në këtë konflikt ku ka nxjerrë armën e shërbimit, pa u prezantuar si punonjës policie dhe gjithashtu nuk ka kryer raportimin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e SHÇBA-së./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Foltorja frymëzuese”/ Demokratët me sytë nga Berisha

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-kryeministri Sali Berisha, që prej 16 Shtatorit, kanë nisur takimet me demokratët në bazë.

Nga Tirana, Berisha ka zbritur në disa qytete, ku është pritur me entuziazëm të madh nga demokratët, të cilët e shohin si shpresë për ringritjen e PD dhe sjelljen e saj në pushtet.

Të zhgënjyer nga Lulzim Basha dhe udhëheqja e tij, demokratët i kanë drejtuar sytë nga Berisha.

Ata e akuzojnë Bashën për shitje dhe shkatërrim të Partisë Demokratike.

Sipas tyre Basha është në të njëjtën linjë me kryeministrin Edi Rama, dhe po punon për qëndrimin e tij në pushtet.

LEXO EDHE:  E dënuar me 6.8 vite burg/ Ekstradohet nga Greqia në Tiranë, 43 vjeçarja

LEXO EDHE:  Ironia e Berishës/ Ju lutem lini ca gram drogë mënjanë për të stërvitur qentë



Së fundmi “Foltorja” u zhvillua në Elbasan, ku ashtu si në të gjitha takimet e mëhershme pati  një pritje madhështore për Berishën.

Ish-kryeministri në rrjete sociale, ka publikuar fotot të cilat tregojnë shumë nga takimi në Elbasan.

Në foto vërehet entuziazmi i demokratëve për të reaguar ndaj lëvizjeve të Lulzim Bashës, me të cilat ka shkatërruar PD-në.

Album nga Foltorja frymëzuese dhe e zjarrtë e Elbasanit! Rroftë Elbasani”, shkruan Berisha në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE