Connect with Us

Rritja e COVID-19 në SHBA: Vera e shpresës përfundon në një pamje të zymtë

Bota

Rritja e COVID-19 në SHBA: Vera e shpresës përfundon në një pamje të zymtë

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Vera që supozohej të sillte pavarësinë e Amerikës nga COVID-19, po bën në fakt që Shtetet e Bashkuara të vihen fuqishëm nën tiraninë e virusit, pasi vdekjet ditore kanë arritur përsëri në caqet ku ishin në muajin mars.

Varianti delta po mbush spitalet, duke prekur një numër alarmant fëmijësh dhe duke i çuar vdekjet nga koronavirusi në disa zona në nivelet më të larta gjatë gjithë pandemisë. Sistemet arsimore që rihapën ambjentet shkollore po kthehen papritur në mësimin në distancë për shkak të infektimeve. Mosmarrëveshjet ligjore, kërcënimet dhe dhuna kanë shpërthyer lidhur me kërkesat për mbajtjen e maskës dhe për të bërë vaksinat.

Numri i të vdekurve në SHBA llogaritet në më shumë se 650,000 dhe një model kompjuterik parashikon se kjo shifër do të kalojë 750,000 viktima deri më 1 dhjetor.

“Dukej sikur kishim arritur një kthesë pozitive,” thotë Katie Button, shefe ekzekutive në dy restorante në Asheville të Karolinës së Veriut. “Varianti delta e fshiu atë plotësisht”.

Nuk parashikohej të ndodhte kështu. Më shumë se gjashtë muaj pas fillimit të fushatës së vaksinimit në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Joe Biden mbajti një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë më 4 korrik për të festuar lirinë e vendit nga virusi dhe udhëheqës të tjerë politikë kishin shpresa të mëdha për një verë pranë normales.

Por në fund të verës është një situatë ndryshe.

Varianti delta, shumë ngjitës, u kombinua me rezistencën e fortë ndaj vaksinimeve që u shfaqën paralel me ndasitë politike dhe gjeografike, tha Dr. Sten Vermund, me universitetin Yale.

“Virusi u përhap më lehtë në mesin e të pavaksinuarve dhe në këtë mënyrë zbehu përfitimet e pritshme të vaksinave”, tha zoti Vermund.

LEXO EDHE:  Pelosi refuzon pjesëmarrjen e aleatëve të Trump në komisionin për 6 janarin

Kriza u përshkallëzua me shpejtësi nga qershori deri në gusht. Rreth 400,000 infeksione me koronavirus u regjistruan për të gjithë qershorin. U deshën vetëm tre ditë javën e kaluar për të arritur të njëjtin numër.

SHBA regjistroi 26,800 vdekje dhe më shumë se 4.2 milionë infeksione në gusht. Numri i rasteve pozitive mujore ishte totali i katërt më i lartë që nga fillimi i pandemisë.

Varianti delta i vitit 2021 po vret amerikanët e rinj me një shkallë shumë më të lartë se valët e mëparshme të pandemisë.

Shtetet e Bashkuara tani regjistrojnë mesatarisht mbi 150,000 raste të reja në ditë, nivele që nuk janë parë që nga janari. Vdekjet arrijnë afër 1,500 në ditë, më shumë se një e treta që nga fundi i gushtit.

Edhe para se varianti delta të bëhej dominues, ekspertët thanë se kishte tregues që grumbullime në numër më të madhë dhe masat e zbutura të distancimit fizik po rrisnin ritmin e infektimeve.

“Ne ishim të izoluar për më shumë se një vit dhe të gjithë donin të dilnin jashtë”, tha Dr David Dowdy, epidemiolog në Shkollën e Shëndetit Publik Johns Hopkins. “Përballë këtij lloj ndryshimi të fortë në sjellje, as vaksinimi i pothuajse dy të tretave të popullsisë të rritur nuk ishte i mjaftueshëm”.

Vaksinat kundër COVID-19 vazhdojnë të jenë shumë efektive kundër shtrimit në spital dhe vdekjeve, por dhjetëra miliona amerikanë ende nuk janë vaksinuar. Gati 40% e amerikanëve 12 vjeç e lart nuk janë plotësisht të mbrojtur./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Kryeministri miliarder i Çekisë humbet zgjedhjet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri miliarder i Çekisë, Andrej Babis dhe partia e tij në pushtet ANO kanë humbur zgjedhjet tregojnë të dhënat e rezultateve të para.

Televizioni publik në bazë të të dhënave parashikon se dy koalicionet opozitare kanë marrë 108 nga 200 vendet në Parlament.

Të dy koalicionet kanë bërë të qartë se nuk do të bashkëpunojnë me Babis.

ANO ka marrë rreth 27.2% të votave ndërsa liberalët në opozitë kanë siguruar 27.7% si dhe koalicioni tjetër opozitar Pirstan ka marrë 15.5%.

LEXO EDHE:  Britania ndalon vaksinimin e fëmijëve/ Mjeku Alimehmeti: Lajm madhor

LEXO EDHE:  “Dërgohen 50 mostra në Britani”/ Bino: Në vend mund të jenë duke qarkulluar dy versione të Covid



Nëse dy koalicionet e opozitës nuk bashkëpunojnë me Babis atëherë matematikisht ai nuk mund të qëndrojnë pushtet.

Ai erdhi në pushtet në dhjetor 2017 duke u zotuar për rritje e pagave dhe pensioneve dhe kritikoi BE për emigracionin.

Kundërshtarët e tij thonë se ka rritur borxhin publik dhe ka pasur konflikt interesi me detyrën.

Dokumentet e fundit të Pandora Papers tregojnë se Babis ka blerë një vilë 12 milionë paund në Francë pa e deklaruar./euronews

LEXO TE PLOTE

Bota

Donald Trump u rikthehet tubimeve, sondazhet i japin mbështetje

Publikuar

-

Nga

Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump do të rikthehet këtë të shtunë në Iowa në një tubim të ngjashëm si ato të fushatave në një kohë kur sondazhet i japin një mbështetje në rritje në shtetin ku tradicionalisht nis fushata presidenciale.

Tump deri tani nuk ka bërë të ditur se do të jetë në garë për herë të dytë për Shtëpinë e Bardhë.

Nga ana tjetër ai ka forcuar kontrollin e Partisë Republikane dhe është mburrur se si mund të mposhte rivalët e mundshëm, mes të cilëve dhe guvernatorin e Florida, Ron DeSantis.

LEXO EDHE:  Vendet e BE-së përshpejtojnë ritmin e vaksinimeve

LEXO EDHE:  Infektimi i stafit mjekësor/ Plas debati mes epidemiologut dhe Silva Binos



Trump ka vazhduar sulmet ndaj establishmentit të partisë së tij dhe ka akuzuar liderin Republikan në Senat për po ndihmon Demokratët që të rrisin kufirin e borxhit që sipas tij kërcënon ekonominë me katastrofë.

Sipas një sondazhi të fundit, 53% e votuesve në Iowa e shohin Trump si favorit për president ndërsa 91% r shohin atë si kandidat për Republikanët.

Ndërsa republikanët e mbështesin, Demokratët dhe të pavarurit e shohin me pasoja një garim tjetër të mundshëm për President të SHBA./euronews

LEXO TE PLOTE

Bota

Nën hetim për korrupsion/ Jep dorëheqjen kancelari austriak

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Austrisë, Sebastian Kurz ka lajmëruar dorëheqjen pas akuzave për korrupsion.

Kurz ka deklaruar se do të japë dorëheqjen në përpjekje për të shmangur krizën qeveritare pas nisjes së hetimit për korrupsion ndaj tij.

35-vjeçari ka propozuar që ministri i Jashtëm, AlexanderSchallenberg të jetë zëvendësuesi i tij. Ndërsa ai vetë planifikon të bëhet kryetari i grupit parlamentar për Partinë Popullore të Austrisë.

Partia ka dalë në mbështetje të tij edhe pas nisjes së hetimeve, por një prej partnerëve të koalicionit, Të Gjelbërit kanë shprehur qëndrimin se Kurz nuk mund të qëndrojë kancelar dhe kanë kërkuar zëvendësimin e tij.

Nga ana tjetër liderët e opozitës kanë largimin e Kurz dhe planifikohet që të kërkojnë mocion mosbesimi ndaj tij në martën në Parlament.

LEXO EDHE:  SHBA, qeveria konfirmon sulmin kibernetik ndaj agjencive federale

LEXO EDHE:  Deliri turk i Erdoganit/ Sundimi i rrezikshëm i presidentit të korruptuar të Ankarasë



Sebastian Kurz është bërë subjekt i një hetimi, nën dyshimin e ryshfetit dhe shkeljes së rregullave financiare.

Hetimi nis prej vitit 2016 kur Kurz ishte ministër i Jashtëm dhe po kërkonte të zgjidhej lider i partisë.

Tabloidi “Oesterreich” që është në qendër të hetimit ka mohuar të ketë marrë para për reklama në këmbim të publikimit të sondazhit.

Hetuesit thonë se ka dyshime se prej 2016 deri në 2018 fonde të Ministrisë së Financave janë përdorur për të manipuluar sondazhe të publikuara në këtë gazetë.

Sebastian Kurz u zgjodh lideri i OVP në maj 2017 dhe drejtoi partinë e tij në fitoren e zgjedhjeve një vit më pas.

LEXO TE PLOTE