Connect with Us

REPORTAZH-Paulin Preka, lamtumira e ‘kolosit’ të humorit shqiptar

Në QYTETIN tim

REPORTAZH-Paulin Preka, lamtumira e ‘kolosit’ të humorit shqiptar

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Mes lotësh e një dhimbje të madhe miq, familjarë, kolegë e shumë qytetarë të Shkodrës i dhanë lamtumirën e fundit “Mjeshtrit të Madh” të humorit, aktorit të shquar shqiptar e shkodran Paulin Preka.

Arkivoli me trupin e pajetë të aktorit 86 vjeçari mbërriti nga Italia ku jetonte me familjen në hollin e teatrit “Migjeni” ku u zhvilluan homazhet në nder të tij.

Kolegët të përlotur e kujtojnë humoristin Paulin Preka si një kolos të artit shqiptar. Mjeshtrja e Madhe Zyliha Miloti nuk i ndan për asnjë çast lotët kur flet për kolegun e saj të dashur Paulin Preka.

“Partneri i 40 viteve me radhë. Sot Shkodra i jep lamtumirën e fundit artistit të madh, personalitet i artit shqiptar Paulin Preka. Ai lindi për të qenë artist i madh, i kompletuar në të gjitha drejtimet, jo vetëm aktor humori dhe i komedisë por edhe aktor i mrekullueshëm i dramës, një artist i mrekullueshëm edhe në filmat shqiptar si dhe ka mbajtur gjallë estradën e Shkodrës me shkrimet e tija të mrekullueshme. Është një humbje e madhe. Paulin Preka ishte një partner i mrekullueshëm. Unë e kam për nder dhe jam shumë krenare që kam interpretuar përkrah këtij artisti të madh i cili me plot gojë e them që mi ka shtuar shumë vlerat si artiste. Përveçse një artist i përkryer i kushedi sa karaktereve e roleve që asnjëherë nuk e bëri një rol dy herë, ishte edhe një shok shumë i mirë sepse më shumë kemi jetuar me njëri-tjetrin se sa në familjet tona. Më vjen keq sepse la pas shumë material të shkruara dhe ka patur shumë dëshirë që të vinte ta bënte edhe një shfaqje por familja i ka ato materiale dhe besoj do i sjellin për të përjetësuar edhe njëherë emrin e tij. Na ka ikur një artist i mrekullueshëm. Për mua duhen dekada e ndoshta edhe një shekull për të lindur edhe një Paulin Preka tjetër që nuk e di a lind. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, shprehet Zyliha Miloti.

Zef Deda, një tjetër kolos i skenës është i ngarkuar sëtepërmi emocionalisht për këtë humbje të madhe të artit shqiptar siç është Paulin Preka.

Paulin Preka është artisti që mori zemrën dhe e hodhi në skenë, e përpunoi aq bukur, e mbajti të pastër, ia hodhi spektatorit që mbeti gjithmonë i kënaqur. Paulin Preka erdhi shumë i ri në teatër dhe unë kam qenë fëmijë dhe ai ishte një risi në teatër. Ishte si një idhull për ne, kishte interpretim të pastër, të fuqishëm, të thellë në drama por edhe në estradë. Paulin Preka ishte një kolos jashtëzakonisht i madh për atë forcën interpretues, me atë humor të këndshëm e të bukur. Shpirti më dhemb por nuk ka dy jetë njeriu. Populli thotë një fjalë, i pavdekshëm dhe ashtu do jetë. Brezat patën fatin që ta shijojnë, ta dëgjojnë e po ashtu edhe ne si dhe nuk do të harrohet kurrë sepse ka lënë shumë vepra të bukura, role pafund, shkrime, artisti jonë vërtet një korife do mbetet për skenën e teatrit”, shprehet Zef Deda.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Besnik Çinari është një tjetër emër që ndau shumë vite e momente me mikun e tij të ngushtë Paulin Preka.

Sot po i japim lamtumirën e fundit Paulin Prekës, të cilin e kemi dashur shumë. E ka dashur populli në radhë të parë, ai ka lënë shpirtin dhe eshtrat në këtë teatër. Është krijuesi dhe ka hapur i pari estradën e Shkodrës bashkë me të madhin Tano Banushi. Paulin Preka e dishroi Shkodrën, artisti duhet të qëndrojë në vendin e vet por rrethat ekonomike, familjare e çuan në Itali por shpirtin e ka patur në Shkodër. Ne dhe populli i Shkodrës i japin lamtumirën. Paulin Preka ka shkruar shumë dhe ka mbajtur gjallë estradën e Shkodrës. Paulin Prekës ia shpërbleu me pagë Italia në vend që t’ia shpërblente Shqipëria”, thotë Besniku.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Për aktoren e humorit Drande Xhai por jo vetëm, kolosi Paulin Preka ishte edhe një mësues fantastik.

‘Një ditë shumë e vështirë. Së pari ditë e vështirë sepse humori shqiptar humbi një nga aktorët më të shquar të skenës dhe humorit shqiptar, ditë e vështirë për Shkodrën sepse humbi një artist dhe qytetarë të jashtëzakonshëm, e vështirë për familjen sepse humbi njeriun më të dashur, shumë e vështirë për ne kolegët, shumë e vështirë për mua që humba profesorin, humba kolegun, humba prindin sepse këshillat e tij do i mbaj gjatë gjithë jetës time. E vështirë sepse një aktor si Paulin Preka është i pazëvendësueshëm. Fati i madh për mua, për teatrin “Migjeni” për humorin shqiptar që Paulin Preka ka ekzistuar. Do mbetet në historinë e artit, vulosi përjetësinë.”

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Aktori Sandër Ruçi gjithashtu ndau skenën me pjesë të pavdekshme humoristike.

Artistikisht ra perdja por nuk ka rënë miti i Paulin Prekës i cili na ka lënë pasuri të madhe mbrapa. Zakonisht këto njerëz shkojnë në përjetësinë e një kombi gjë që nuk e ka shansin çdokush. Unë e pata mik, mësues bashkëpunëtor. Ai e jetoj jetën, i vendosi vulën, u mishërua me teatrin, me spektatorin i cili do e ketë në ndërmendje shumë gjatë. Unë e kam quajtur Paulin Prekën kolona vertebrale e teatrit “Migjeni” dhe varietesë shkodrane. Ishte shumë planësh, ishte njerëzor, e ndihmonte elementin e ri, ka lënë kontribut të pashoq dhe një pasuri jashtëzakonisht shumë të madhe, është një shkollë në vete. Ishte aktor i dimensioneve me nivel të lartë dhe do i mungojë spektatorit, teatrit dhe do na mungojë të gjithëve. Paulin Preka për tekste ishte buka e teatrit “Migjeni”. Në një material që është “Andërr grash”, ai elementi kur çohet nga varri në kohën e demokracisë dhe Paulini kishte zakon dhe shkruante në fletoren me vija me laps, kishim kohë që bashkëpunonim bashkë dhe në dhomën e pushimit sjell materialin dhe ma lexon dhe më shihte në sy, unë po e dëgjoja por nuk bëra zë dhe më tha nuk të pëlqeu? I thashë si nuk më pëlqen, ti nuk e di se çfarë ke bërë, e gëzofsh më tha, pra ka qenë kaq altruist saqë nuk ka parë asgjë dhe nuk ka patur se çfarë të shohë se ka qenë kolos dhe unë do ta kujtoj gjithmonë. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, rrëfen Sandër Ruçi.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ndonëse më i vogli në moshë në estradën e atyre viteve Edmond Halili gjithashtu iu bashkua asaj kaste të njohur aktorësh i cili ruan kujtimet më të bukura me Paulin Prekën.

“Është një humbje padiskutim e madhe jo vetëm për Shkodrën por për gjithë Shqipërinë . Është një artist i madh i humorit dhe ishte gjithë jetën një person i qeshur, i mrekullueshëm dhe me një humor të jashtëzakonshëm. Në publik kanë mbetur batutat e tija ndërsa ishte edhe një shkrues i një niveli të lartë të materialeve të ndryshme”.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Drejtoresha e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka thotë se shfaqja e radhës në teatër do të jetë me një material të të madhit Paulin Preka i cili përveçse aktor ishte edhe një tekstshkrues i një niveli të lartë.

“Paulin Preka e nisi karrierën e tij si aktor dramatik dhe pastaj ka vijuar me estradën. Nuk është thjeshtë humbje por është me t’u këput krejt këmbët. Paulin Preka do mbesë gjithmonë në kujtesën e brezave sepse rolet e tij janë të pafundme. Unë i kam lënë një porosi familjes para se të vinte, i gjithë dorëshkrimi i tij do të merret në dorë, do të shihet dhe në esatradën e parë që do kemi do jetë një material i shkruar nga Paulin Preka”.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Djali i të ndjerit Paulin Preka, Sokol Preka thotë se kohët e fundit kolosit të humorit shqiptar i mungoi shumë publiku dhe kolegët ndërsa falenderon për nderimin e figurës së babait të tij.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Paulin Preka numëron shumë role me estradën e teatrit “Migjeni”, po ashtu është pjesë edhe e shumë filmave kinematografik si dhe autor i shumë komedive e skeçeve të ndryshme të cilat janë vënë në skenë për shumë vite me radhë. Humori dhe batutat e tij do mbesin gjatë ashtu siç Paulin Preka shënjoi emrin e tij në artin e kulturën shqiptare./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Në QYTETIN tim

Lakeland Residence, vendi ideal për familjen tuaj

Publikuar

-

Nga

cna lajm aktualitet

Lakeland Residence, e pozicionuar pranë liqenit të mrekullueshëm të Farkës, ofron mundësinë e një jetese komode dhe luksoze në Tiranë.

Në Lakeland Residence ju do të gjeni gjithçka ju nevojitet, larg zhurmave të qytetit, hapësirë për aktivitete sportive, supermarket, pariking për çdo godinë dhe shkollë fillore.

Residenca ofron 28 godina te organizuara ne 4 kate banim me apartamente 1+1, 2+1 dhe 3+1, 1 kat me ambiente tregetare si dhe 1-2 kate parkim nëntokesor.

Brenda kompleksit ofrohen dhe ambiente të cilat janë të përfshira në çmimin për m2 të apartamentit si:



– 2 pishina – Palester 600m2 -Fusha sporti ( futboll, basketboll, tenis/volejboll)- Bar – Restorantorant – Supermarket – Kopësht – Shkollë fillore.

Zgjidhni apartamentet e mrekullueshme të LakeLand Residence për të shijuar si duhet, kohën më familjen tuaj .

Për më shumë informacion mund të telefononi në nr. 0698000500 ose dërgoni një numer kontakti per ta vizituar residencën nga afër./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Në QYTETIN tim

REPORTAZH-Si mund të lësh cigaren/ “iVape”në Korçë, zgjidhje për duhanpirësit

Publikuar

-

Nga

cna lajme reportazh

Të gjithë kemi dëgjuar dhe parë postime të ndryshme lidhur me cigaret elektronike por shumë pak mund të kenë informacione të detajuara lidhur me to.

CNA.al do të sjellë për ju dyqanin më të ri në qytetin e Korçës, të veçantë në llojin e tij dhe i vetmi që mund ta gjejmë në qytet. Bëhet fjalë për dyqanin iVape, një markë e krijuar në vitin 2019 dhe sot po bëhet çdo ditë e më e njohur për duhanpirësit.

“iVape” ka nisur si pasion duke eksploruar të mirat materiale të teknologjisë dhe shkencës dhe më tej duke testuar miliona aroma në cigaret elektronike për të siguruar shëndetin e mirë të klientëve.

Jorgo Tona është i riu që ka hapur këtë lloj dyqani në Korçë, e vlen për t’u përmendur se është biznesi i dytë i iVape në Shqipëri në këtë lloj veprimtarie. Jorgo tregon rëndësinë e madhe që ka për duhanpirësit një cigare elektronike, pasi sipas tij duhani shkakton probleme në shëndetin e njerëzve dhe duhet gjetur mënyra më e mirë për t’i larguar këto probleme nga çdo konsumues duhani.

“Varësia ndaj duhanit është në përmasa të mëdha pasi, sipas gjykimit tim, duhani konsumohet për të marrë nikotinën por bashkë me të, merren edhe 6999 kimikate të tjera shumë të rrezikshme për shëndetin. Çdo dite kemi interesime të reja pasi klientët shqetësohen për problemet e shkaktuara të duhanit dhe kërkojnë një rrugë shpëtimi. Ka dhe nga ata klientë që i përdorin pajisjet tona për hobi, duke pëlqyer aromat e mira e të ëmbla që ofrojmë,” – thotë Jorgo.

Para se të pyesim Jorgon për llojet e aromave dhe të pajisjeve, duhet të kuptojmë se pse këto lloj pajisjesh janë më pak të dëmshme për shëndetin e duhanpirësve.

Avullimi është 95% më pak i dëmshëm se duhani dhe po u tregoj arsyen pse. Cigaret elektronike në lëngjet që përdoren për to, përmbajnë vetëm 4 kimikate të cilat janë aroma e cila gjendet në formën e koncentratit, Glicerina Vegjetale e cila krijon dendësinë e avullit, Propilen Glycoli cili është përforcues shije që e kemi në jetën e përditshme në çokollata, pije, ëmbëltore etj dhe nikotina e cila edhe mund të mënjanohet nga lista totalisht nëse preferohet të mos konsumohet. Të gjitha kimikatet e sipërpërmendura  janë tërësisht të testuara dhe të shëndetshme për konsum nga Ministritë e Shëndetësive të shumë vendeve të botës.” – shpjegon ai.



Çfarë mund të gjejmë brenda këtij dyqani? Një shumëllojshmëri pajisjesh dhe aromash për të gjithë duhanpirësit dhe për ata që pëlqejnë të eksperimentojnë.

Cigaret elektronike i ndajmë në disa kategori, në MOD (thjesht aparat i cili me një bateri kryen funksionin). KOKE (ndryshe e gjejmë në format RTA që do të thotë e rindërtueshme, ku klienti e bën sipas dëshirës së tij).

POD, mini aparatura të gatshme që simulojnë më së miri eksperiencën e të pirit të duhanit. Veçantia e këtyre produkteve është në përdorimin e tyre, kanë lloje të integruara që çdo ditë na mahnisin me të mirat materiale të teknologjisë së sotme.

Lëngu përgatitet sipas preferencave të klientëve në kontekstin për nivelin e nikotinës (e cila kërkohet si nevojë) dhe dendësisë së tymit në varësi të aparateve që klienti përdor.  Brezave te rinj u sugjeroj disa modele që të jenë komode për ta dhe për të mos e ndjerë të vështirë ndryshimin deri në heqjen dorë prej duhanit. Më kryesorja është se ofrohen mbi 300 lloje shijesh dhe aromash, pra ka shumëllojshmëri zgjedhjesh,” – tregon Jorgo.

Jorgo Tona nuk humb rastin për të drejtuar një thirrje për të gjithë të rinjtë që s’mund të heqin dorë nga duhani, duke theksuar se çdo 3 sekonda në rruzullin tokësor, një njeri vdes nga duhani.

“Bëni ndryshimin sa jeni në kohë. iVape me përkushtimin më të madh do të jetë me ju në çdo moment apo fazë vështirësie për të lënë duhanin duke rekomanduar produktin adapt që ju të hiqni dorë nga vesi botëror që po merr shumë jetë.”

CNA.al sjell më poshtë një galeri me foto të produkteve që mund të gjeni në këtë dyqan. Dyqani gjendet lehtësisht në qytet, në adresën Bulevard Republika, pranë Bankës Intesa San Paolo. Numër kontakti 0686094288/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Në QYTETIN tim

REPORTAZH-“Benvenuti in Calabria”/ Erion Lame sjell shijen e kuzhinës italiane në Korçë

Publikuar

-

Nga

Kulinaria korçare prej vitesh ka tërhequr vëmendjen e turistëve vendas e të huaj. Ky qytet i kulturës, traditës dhe mikpritjes, ka në tërësi një numër të madh baresh dhe restorantesh por javën e fundit, qytetit i është shtuar një tjetër restorant tepër i veçantë dhe që përcjell një risi për të gjithë qytetarët korçarë dhe vizitorët.

“Benvenuti in Calabria” është restoranti më i ri në qytet, të cilit sapo i dëgjojmë emrin menjëherë mendojmë për Italinë. E ju do të pyesnit çfarë lidhje ka Italia me Korçën? Pikërisht, gatimin! Atë gatim të shumëllojshëm, me receta krejtësisht italiane, e me produkte italiane. Me pak fjalë, në këtë restorant do të gjeni shijen italiane që mungon në qytetin e Korçës.

Restoranti është tepër i lehtë për t’u gjetur, mjafton të kërkojmë në maps emrin e tij dhe menjëherë del vendndodhja e saktë. Mikpritësit tanë ishin çifti i bashkëshortëve, Edvina dhe Erion Lame, të cilët janë pronarët e restorantit.

Gjatë bisedës me ta, mësuam risitë e të veçantat e këtij vendi, që do të donim ti ndanim me lexuesit e CNA.al.  Ndryshe nga restorantet e tjera, “Benvenuti in Calabria” në mënyrën e arredimit, ka ndërthurrje të tradicionales me modernen, me ngjyrat e ngrohta që të bëjnë të ndihesh i qetësuar, një projekt ky i cili u realizua nga një arkitekt grek.

“Vendosëm që për projektin të merrej një arkitekt grek i cili jeton në Korçë, dhe padyshim që ambjenti ka dalë shumë i bukur dhe i ngrohtë. Jo vetëm për mënyrën e arredimit por edhe me ngjyrat e lehta që nuk të “lodhin” syrin. Në restorant janë gjithsej 12 tavolina, dhe kapaciteti i klientëve shkon deri në 70 persona. Të gjitha tavolinat janë të bëra vetë, me dru arre dhe karriget që kemi zgjedhur janë mjaft të rehatshme për klientin. Gjithashtu, ajo çka bie në sy në ambjentin e restorantit është druri i bamboo-së që kemi vendosur ta bëjmë pjesë të arredimit.” – shprehet Erioni.



Edvina, bashkëshortja e tij është pjesë mjaft e rëndësishme e kuzhinës së restorantit, për vetë faktin se ajo përgatit pizzat për klientët.

“Kuzhina është pasioni im, prej vitesh jam munduar që të mësoj receta të ndryshme, por si specialitet i imi mbeten picat. Në menunë tonë kemi 16 lloje picash, të gjitha napolitane, dhe jemi restoranti i vetëm me këto lloje. Ajo çka e bën të veçantë picën, është përgatitja me dorë, pra në mënyrë artizanale, me salca të ndryshme nga të cilat janë emëruar edhe picat. Ne përdorim vetëm mozzarella, jo djathin guda që përdoret zakonisht në pica, po ashtu salcat i përgatisim vetë, ndërsa proshutat janë të gjitha italiane. Disa nga picat më të veçanta janë Sos Pesta, Sos Pikante, Burata, Sos Crema Rosa etj. Krahas picave, primare mbetet edhe përgatitja e pastave në mënyrë artizanale, po ashtu edhe gatimet e kafshëve të egra dhe peshkut.” – tregon Edvina.

Inagurimi i restorantit u bë pak ditë më parë në qytetin e Korçës, ku të ftuar në fundjavë ishin këngëtarët e mirënjohur korçarë Endri dhe Stefi Prifti, të cilët krijuan një atmosferë tepër festive. Klientët kanë ngelur tepër të kënaqur nga mbrëmja fantastike, pjesë e tyre kanë qenë edhe turistë nga Tirana e Shkodra,  dhe më kryesorja është se organizimet do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavave pasardhëse. Çdo fundjave në këtë restorant do të ketë organizim të muzikës live me këngëtarë të ndryshëm, dhe me dhjetra lloje verërash italiane që do t’iu shoqërojnë gjatë mbrëmjeve. Ndër të tjera, ky restorant do të ofrojë edhe shërbim delivery për të gjithë banorët e Korçës.

Adresa : Lagjia 7, Rr. “Don Gjon Buzuku” (pallati I Xhengove)

Nr tel 082211070 / 0695515020.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: