Connect with Us

Qeveria e re talebane jo gjithëpërfshirëse

Bota

Qeveria e re talebane jo gjithëpërfshirëse

Publikuar

-

Talibanët radikalë-islamikë prezantuan anëtarët e parë të qeverisë së re, që nuk është gjithëpërfshirëse. Qeveria drejtohet nga Mulla Mohamed Hasan Akhund, një i afërm i themeluesit të grupit të talibanëve, Mullah Omar.

Zëdhënësi i talibanëve, Sabiullah Muxhahis u shpreh në një konferencë shtypi në Kabul, se është rënë dakord që të emërohet një kabinet i përkohshëm qeveritar dhe të bëhet publik që të “mund të kryhen punët e nevojshme qeveritare”.

Mulla Mohamed Hasan Akhundi, që do të drejtojë qeverinë është një anëtar themelues i talibanëve, ka qenë së fundmi në këshillin drejtues të Rahbari Shurës dhe konsiderohet si i besuar i drejtuesit të talibanëve, Haibatullah Akundsada. Akhundi vjen nga Kandahari dhe ka pasur poste të rëndësishme gjatë sundimit të parë të talibanëve dhe konsiderohet si i moderuar. Ai ka qenë bashkëluftëtar i Mullah Omarit, një nga themeluesit e talibanëve dhe kreu i Afganistanit nga viti 1996-2001.

Pakistan Islamabad | Treffen von Nawaz Sharif und Mulla Mohammad Hassan Akhund 1999Mullah Mohamad Hasan Akhund si ministër i jashtëm taliban në vitin 1999 në takim me kryeministrin pakistanez, Navaz Sharif

Dy nga përfaqësuesit e Akundit janë Mullah Abdul Ghani Baradar, zëvendëskreu i talibanëve dhe nënshkruesi i marrëveshjes së talibanëve me SHBA për dhënien fund të misionit ushtarak në Afganistan. Zëvendësi i dytë është Maulaui Abdul Salam Hanafi, që ka punuar në zyrën politike të talibanëve në Doha. Zëvendëskryetarë talibanë si Mullah Jakub dhe Siradxhudin Hakani do të bëhen respektivisht ministër i Mbrojtjes dhe i Brendshëm. Hakani është djali i themeluesit të rrjetit Hakani, që SHBA e kategorizojnë si organizatë terroriste. Për postin e ministrit të Jashtëm është planifikuar Abaz Staniksai.

Në tërësi talibanët japin 33 poste. Zëdhënësi i talibanëve, tha se postet janë dhënë në mënyrë provizore. Emërimi i Akundit tregon se “sa pak ne në perëndim dimë për talibanët dhe sa pak mund t’i parashikojmë vendimet e tyre”, tha eksperti i Afganistanit, Thomas Ruttig nga instituti i Kabulit, Afganistan Analysts Network. Para dhënies së posteve, mendohej se Baradar do të ishte kryeministri i ri. Talibanët nuk e përmbushën deri tani kërkesën për një qeveri gjithëpërfshirëse./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Rrëmbim, prostitucion, dhunë seksuale/ Shkatërrohet banda e rrezikshme shqiptaro-italiane

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

11 persona, anëtarë të një bande italo-shqiptare, e cila merrej me shfrytëzim prostitucioni kanë rënë në prangat e policisë italiane.

Mediat italiane bëjnë të ditur se banda akuzohet se shfrytëzonin prostitucion vajzat shqiptare në Bologna.



Hetimi për goditjen e këtij grupi kishte zgjatur një vit, ndërsa siç raportojnë sot mediat italiane, grupi i vajzave shqiptare detyrohej të prostituonte në Via Emilia, Anzola dhe Valsamoggia. Anëtarët e grupit zotëronin disa apartamente në qendër të Bologna, në të cilat vajzat shkonin me klientët.

Të arrestuarit akuzohen për rrëmbim, shfrytëzim prostitucioni, dhunë seksuale, përndjekje. Tre apartamente në qendër të qytetit u konfiskuan. Gjithashtu u sekuestruan shuma të mëdha parash, celularë dhe sende të tjera.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rikthimi i ekstremizmit të djathtë

Publikuar

-

Nga

Para një viti u ndalua partia ekstremiste “Agimi i Artë” dhe drejtues të saj u dënuan me shumë vite heqje lirie. Por tani e djathta ekstreme në Greqi po forcohet sërish.

Pamjet nga një shkollë profesionale në Stavropuli pranë Selanikut ishin shokuese. Në fillim shikoheshin të rinjtë me maska me shufra hekuri, thika dhe gurë që sulmojnë të rinj të tjerë, që kishin shpërndarë para shkollës fletushka kundër politikës arsimore të qeverisë konservatore. Në fund të maskuarit pozuan para oborrit të shkollës me krahun ngritur për përshëndetjen e Hitlerit. Ky sulm në shkollë u zhvillua më 27 shtator. Ishte aksioni i parë i pasuesve potencialë të partisë neonaziste, “Agimi i Artë”, pas ndalimit të saj para një viti. Prej asaj kohe zhvillohen herë pas here aksione me sfond ekstremist të djathtë në Greqi. Në Evosmos, po një periferi e Selankut në 1 tetor u zhvillua një paradë neonaziste, ku si pasojë pati trazira.

Shkolla si vend rekrutimi

Zhvillimet në Stavropouli nuk janë rrufe në qiell të hapur, thotë Konstantions Tsiselikis, dekan i Universitetit Makedonia në Selanik për DW. Profesori për të drejtën ndërkombëtare, migracionin dhe të drejtat e njeriut shikon tek përshëndetja e nazistëve në oborrin e shkollës një goditje të rëndë kundër karakterit demokratik të arsimit. “Për fat të keq në shumë shkolla ka grupe ekstremiste të djathta”, thotë Tsiselikis. “Ata janë të shpërndarë ntë gjithë vendin, sidomos në zonat pa zhvillim ekonomik, ku grupet neonaziste e kanë të lehtë të rekrutojnë adoleshentët. Akoma më keq është kur mësuesit vetë e tolerojnë këtë rekrutim ose madje e nxisin. Ky është një fenomen që ka nevojë për vëmendje të madhe.”

Pas trazirave të ekstremistëve të djathtë në Selanik

Para 10 vitesh zona përreth Athinës ishte bastioni i “Agimit të Artë”. Trupat huligane të partisë “Agimi i Artë” sulmonin përditë migrantët në lagjet punëtore të Pireut. Në vitin 2018 Selaniku u kthye në bastion të ekstremistëve të djathtë, edhe në kuadër të protestave nacionaliste kundër një zgjidhjeje të konfliktit me Maqedoninë e Veriut dhe arritjes së Marrëveshjes së Prespës.

Frika nga pasiguria



Tsiselikis e ndjek me shqetësim aktivizimin e ekstremistëve të djathtë në shkolla. “Nxënësit mund të jenë për shkak të moshës së tyre më fleksibël dhe të hapur për ideologji të ndryshme politike. Por duhet të kërkojmë më thellë arsyet, pse nacionalsocializimi për disa të rinj merret si një zgjidhje ndër të tjerat.” Sipas Tsiselikis, e djathta ekstreme nxit frikën për pasiguritë e çdo lloji dhe kjo pasiguri është një nga burimet, nga i cili  ekstremistët e djathtë marrin fuqinë e tyre.

Pas “Agimit të Artë”

Pas ndalimit të partisë neonaziste “Agimi i Artë” dhe dënimit të disa drejtuesve të saj me shumë vite burg vitin e kaluar, e djathta ekstreme po forcohet sërish në shoqërinë greke. Profesor Tsiselikis madje është i mendimit, se dënimi i grupeve kriminele përreth kryetarit të aprtisë, Nikolaos Mihaloliakos hapi rrugën për grupime edhe më ekstremiste si “Trupat e Shenjta” apo “Propatria”. “E djathta ekstreme pësoi një goditje të rëndë me dënimin e drejtuesve të “Agimit të Artë”, por kjo goditje kishte të bënte me legalizimin e mëparshëm të saj në hapësirën publike.” Tani që neonazistët nuk janë më në parlament, grupimet më të vogla janë radikalizuar më shumë. Sipas Tsiselikis “Agimi i Artë” do ta ketë të vështirë të mbijetojë pas këtyre ndryshimeve, “por formacione të tjera kërkojnë një pozicion më të fortë në hapësirën pblike, madje me qëllimin që të krijojnë një parti të re”.

Prof. Konstantinos Tsiselikis

Aktualisht partia qeverisëse “Nea Demokratia” përpiqet të gjejë balancën e vështirë mes një të djathte të moderuar dhe disa mbështetës të majtë të qendrës të qeverisë së Mitsotakis. Nga ana tjetër kryeministri i bën lëshime të djathtëve ekstremë. Në riformësimin e kabinetit qeveritar në shtator, Mitsotakis emëroi si ministër të Shëndetësisë ekstremistin e djathtë të dikurshëm, Thanos Plevris, ai është ministri i tretë i kësaj qeverie me sfond ekstremist të djathtë. Të gjithë këta ministra e kishin filluar karrierën politike tek partia ekstremiste e djathtë, LAOS.

Protestë e kundërshtarëve të vaksinimit, Athinë, 30 gusht 2021

Tsiselikis konstaton, se në kontekstin e luftimit të pandemisë, e djathta ekstreme militante po shfrytëzon padijen dhe frikën e njerëzve nga vaksina për të krijuar një pseudo-rezistencë kundër masave të qeverisë. “Reagimi ndaj masave kundër Coronës apo detyrimi për vaksinim apo kufizimet në jetën shoqërore e ekonomike për të pavaksinuarit po marrin dimensionin e një lëvizjeje rezistence me profil të fortë politik.” Ekstremistët e djathtë po ia dalin që reagimin qytetar t’ia mveshin grupimit të vet dhe ta paraqesin atë si një pjesë të ideologjisë së tyre ekstremiste./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Greqia “shkundet” nga tërmeti”/ Panik dhe tmerr tek banorët në ishullin Karpathos

Publikuar

-

Nga

Greqia është zgjuar nga lëkundjet e tërmetit, i cili raportohet se ka qenë më magnitudë 6.4 ballë i shkallës rihter.

Sipas mediave greke edhe  Institutit Gjeodinamik epiqendra e tërmetit ka qenë në juglindje të ishullit Karpathos, ndërsa thellësia fokale ndodhet në 60 km.



Lëkundjet e forta kanë shkaktuar panik tek qytetarët, të cilët kanë lënë shtëpitë dhe kanë dalë në rrugë.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale./CNA.al

LEXO TE PLOTE