LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse Evropës i duhet një ushtri për të qenë një lojtare në skenën globale

8 Shtator 2021, 07:57, Blog CNA
Pse Evropës i duhet një ushtri për të qenë një

Për shtetet evropiane ?dilema qëndron midis të qenit të bashkuara apo zhdukjes?. Kështu shkruante në vitin 1954 një burrë shteti i madh liberal dhe katolik si Luixhi Einaudi. Në atë kohë, kjo deklaratë e tij u duk si një intuitë profetike.

Ne ashtu si ai, jemi liberalë dhe të krishterë, dhe për këtë arsye jemi thellësisht pro-evropianë. Evropianizmi, ashtu si Liberalizmi, Krishterimi, Garantizmi, është një nga katër parimet, që janë plotësuese të njëra-tjetrës, mbi të cilat bazohet projekti i partisë Forza Italia.

Unë e kam shpjeguar tashmë në artikujt e mëparshëm, se për t?i mbajtur bashkë këto 4 parime ekziston një koncept themelor:qendërsia, apo me saktë shenjtëria e personit, i cili për nga natyra është bartës i të drejtave të lirisë. Kjo ide mbi njeriun, bazohet mbi dy trashëgimi të mëdha shpirtërore dhe kulturore, atë Greko-Romake dhe atë Judeo-Kristiane.

Pikërisht tek kryqëzimi midis këtyre dy traditave të mëdha, gjenden rrënjët e atij që ne njohim sot si qytetërimi evropian. Në historinë e njerëzimit, kanë lindur edhe shumë kultura të tjera të mëdha dhe qytetërime të mëdha, të cilat meritojnë një respekt të thellë, dhe që i kanë sjellë botës fryte të jashtëzakonshme.

Një aspekt që natyrisht, nuk ka asnjë lidhje me përkatësinë etnike apo ngjyrën e lëkurës. Në fakt dallimi është pikërisht ky:ishte kultura evropiane, ajo që konsolidoi konceptin e të drejtave të njeriut, të lirisë dhe barazisë midis qenieve njerëzore, dhe që realizoi një përhapje universale këtyre parimeve.

Tradita e madhe Judeo-Kristiane dhe Greko-Romake, arritjet e jashtëzakonshme filozofike, letrare, artistike të Mesjetës, afirmimi progresiv i sundimit të ligjit dhe garancive nga Magna Carta e deri më sot, zhvillimi i demokracisë parlamentare duke filluar nga Revolucioni i Lavdishëm Anglez, janë historia dhe rrënjët e përbashkëta të të gjithë evropianëve.

Evropa është ajo e Dantes, Gëtes, Shekspirit, Servantesit. Ajo e katedraleve të mëdha, është simbol i unitetit të krishterë në Mesjetë, i katedraleve si Notrë Damit, Kantërbëri, Këlni, Santiago de Kompostela, dhe e katedralja sonë të mrekullueshme të Milanos.

Një identitet, që është dhe duhet të jetë në bazën e procesit të integrimit evropian, në mënyrë që Evropa të rikthehet të luajë një rol aktiv në botë, përmes një politike të jashtme unike, të mbështetur nga një instrument i përbashkët ushtarak, pra nga një ushtri evropiane e besueshme në madhësinë e saj, e avancuar në aspektin teknologjik, dhe e aftë të veprojë nën udhëheqjen e një autoriteti të vetëm politik evropian.

Nuk ka asnjë dyshim se ëndrra evropiane ka shënuar një progres të jashtëzakonshëm në këto 70 vitet e fundit. Mua më duket shumë prekëse, ideja e të qenit në gjendje për të udhëtuar pa treguar pasaportën në kufijtë në të cilat deri në vitin 1945, breza të tërë evropianësh të rinj derdhën gjakun e tyre të armatosur kundër njëri -tjetrit.

Ashtu siç nga ana tjetër, është një emocion po aq i madh të jesh në gjendje të kalosh lirshëm përmes një shëtitje të thjeshtë në këmbë Portën e Brandenburgut në Berlin, simbolin e Murit  dhe të Perdes së Hekurt, që deri në vitin 1989 mbajtën gjysmën e popujve evropianë nën zgjedhën komuniste dhe larg lirisë.

Ne e rruajmë ëndrrën e Shteteve të Bashkuara të Evropës, dhe synojmë ta shndërrojmë atë një qëllim konkret, pra në një model të Evropës, bazuar tek një respekt i thellë për identitetin e shteteve të veçanta, por me një udhëzues të vetëm dhe të fortë politik në raport me skenarët botërorë , një shprehje kjo e konsensusit të popujve të Evropës.

Pra BE të mos jetë një super-shtet burokratik dhe centralist, por një hapësirë ??e madhe lirie, e bazuar në parimin e subsidiaritetit, siç tregohet në kartën e vlerave të Partive Popullore Evropiane. Kjo kartë vlerash është përvetësuar tërësisht nga Forza Italia, dhe të cilin unë u ngarkova ta rishkruaj dhe përditësoj në Kongresin e PPE-së në Romë në vitin 2006.

Nga njëra anë, ne kemi pasur një Evropë mbështetëse dhe aktive përballë krizës së shkaktuar nga pandemia e Covid-19.

Pa burimet evropiane të Fondit të Rimëkëmbjes, rimëkëmbja për vende si Italia do të kishte qenë jashtëzakonisht e vështirë. Muajt ??e fundit, bashkë me Antonio Tajanin në Parlamentin Evropian dhe mbi të gjitha përmes kontakteve të drejtpërdrejta me udhëheqës të ndryshëm evropianë, unë kam konfirmuar gatishmërinë e tyre për t?i dhënë një përgjigje të përbashkët emergjencës më serioze të pasluftës, dhe unë nuk kam hasur asnjë vështirësi në bindjen e shumë qeverive mike që të kenë një qëndrim pozitiv ndaj Italisë në këtë fazë dramatike.

Sigurisht, ruajtja e një aleance të ngushtë me SHBA-në, por edhe e një marrëdhënie e re me Rusinë, duhet të jetë konstante për të ardhmen, për t?u përballur dhe për t?i rezistuar sfidës globale që krijuar Kina. Por ne nuk mund ta imagjinojmë më që t?ia delegojmë vetëm për Shtetet e Bashkuara zgjedhjet e politikave të sigurisë, politikës së jashtme dhe zbatimin e tyre.

Në vitin 2000, kjo peshë ra në 12.2 për qind. Këto të dhëna demografike, mjafton për të shpjeguar pse vetëm një Evropë e bashkuar, mund të shpresojë të ketë një rol udhëheqës në botë.

Kjo është Evropa që ëndërrojmë ne. Një Evropë që është shprehje e interesave, vlerave dhe lirisë sonë. Pa harruar se 12 yjet në një sfondin blu, që përbëjnë flamurin evropian, nuk janë në vetvete një simbol fetar, por janë të frymëzuar nga imazhi i Shën Mërisë. Sepse themelet e Evropës sonë janë rrënjët tona të krishtera, dhe mesazhi i tyre i lirisë dhe shenjtërisë së njeriut.

Shënim:Silvio Berlusconi, kreu i Forza Italia. Kryeministër i Italisë në vitet 1994-1995, 2001-2006 dhe 2008-2011./CNA.al

Lajmet e fundit nga