Connect with Us

Përplasi me makinë 74 vjeçarin/ Arrestohet i riu në Shkodër

Kronika

Përplasi me makinë 74 vjeçarin/ Arrestohet i riu në Shkodër

Publikuar

-

Një 25 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi një natë më parë ka përplasur me automjet një 74 vjeçar. Policia bën me dije se shtetasi me inicialet K.P., rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme në sheshin “Demokracia”, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin S.D., 74 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë. Ndër të tjera mësohet se i lënduari po merr ndihmën mjekësore në spital. “K.P., 25 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër, pasi më datë 07.09.2021, rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme në sheshin “Demokracia”, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtatasin S.D., 74 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë. I dëmtuari pasi mori ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Shkodër është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Një 25 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi një natë më parë ka përplasur me automjet një 74 vjeçar.

Policia bën me dije se shtetasi me inicialet K.P., rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme në sheshin “Demokracia”,  duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin S.D., 74 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Ndër të tjera mësohet se i lënduari po merr ndihmën mjekësore në spital.

LEXO EDHE:  Zgjerohet banda e gjobëvënësve në Shkodër/Arrestohen dy anëtarë të tjerë

“K.P., 25 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër, pasi më datë 07.09.2021, rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme në sheshin “Demokracia”,  duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtatasin S.D., 74 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë. I dëmtuari pasi mori ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Shkodër  është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet  jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Përgjaku kunatin/ 42 vjeçari agresor përfundon në pranga

Publikuar

-

Nga

cna lajme bota

Rastet e dhunës në familje sa vijnë dhe shtohen. Rasti i radhës është regjistruar në Hamallaj të Durrësit, ku një 42 vjeçar është arrestuar, pasi ka goditur kunatin e tij me sende të forta në kokë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz arrestuan për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin  M.A., 42 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës.

LEXO EDHE:  Zgjerohet banda e gjobëvënësve në Shkodër/Arrestohen dy anëtarë të tjerë

LEXO EDHE:  Makina aksidenton për vdekje këmbësoren



Ky shtetas  më datë 07.10.2021 rreth orës 16:00 në Hamallaj, ka goditur me sende të forta në kokë, kunatin e tij, shtetasin B.M., 52 vjeç, banues në Hamallaj”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Do t’ju varim në mes të Levanit”/ Denoncimi i gruas që i vodhën 100 mln lekë

Publikuar

-

Nga

Kush do të mbaj përgjegjësi për jetën time nëse Renaldo Latifi lirohet?

Është kjo pyetja që sipas BW, Floresha Kalemaj vijon t’i drejtojë gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë Fier Matilda Sholla, e trembur nga fakti se grabitësi i 100 milionë lekëve mund të lihet i lirë.

Kalemaj, ka vënë në dispozicion edhe dokumentacionin përkatës ku tregon se ajo dhe familja e saj ndjehen të frikësuar, e madje sipas saj gjatë kësaj periudhe janë kërcënuar edhe nga prindërit e të ndaluarit.



“Ata na kanë kërcënuar me jetë në emër të djalit të tyre duke thënë se do na varnin në mes të Levanit, vend ku ndodhi vjedhja”, shprehet ndër të tjera Kalemaj në letrën e saj drejtuar gjyqtares Sholla.

LEXO EDHE:  Makina aksidenton për vdekje këmbësoren

LEXO EDHE:  Ekzekutimi i të riut me kallashnikov/ Policia jep detajet

Ajo shton se bashkë me bashkëshortin ka bërë kërkesë që të jetë prezent në proces, pasi janë palë e dëmtuar.

Kujtojmë se 100 milionë lekë dhe automjeti i Xhemal dhe Floresha Kalemaj u grabitën në Levan të Fierit në maj të vitit 2017, ndërsa rreth një vit më vonë dy autorët e ngjarjes u ndaluan nga policia dhe u dënuan nga gjykata.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Trafikonte fëmijë të mitur/ 33 vjeçarja bie në “kurthin” e Policisë

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një 33-vjeçare, e cila akuzohet për trafikim të të miturve, është prangosur nga Policia.

Sipas Policisë, shtetasja S.K u vu në pranga, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tirane, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim i të miturve”.



“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshëm u bë kapja dhe ndalimi i shtetases S. K, 33 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tirane, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim i të miturve”, thuhet në njoftimin e Policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE