Connect with Us

KATAR 2022/ Polonia shtang në sekondat e fundit Anglinë! Italia dhe Gjermania bindin me goleadë, ja të gjitha rezultatet dhe renditjet (VIDEO)

Sport

KATAR 2022/ Polonia shtang në sekondat e fundit Anglinë! Italia dhe Gjermania bindin me goleadë, ja të gjitha rezultatet dhe renditjet (VIDEO)

Publikuar

-

U luajtën mbrëmjen e sotme 11 sfidat e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”. Polonia, kundërshtarja e Shqipërisë në grupin I, ka arritur të marrë një rezultat pozitiv në fundin e ndeshjes ndaj Anglisë, duke barazuar me shifrat 1-1. Goli i Szymanskit në minutën 90+2’ i siguroi një pikë të artë polakëve.

Ndërkohë në sfidat e tjera, Italia, Gjermania arritën të triumfonin me goleadë. Fitore e rëndësishme edhe për Greqinë në shtëpi ndaj Suedisë, ndërkohë që Zvicra nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Irlandës së Veriut.

REZULTATET LIVE

GRUPI B

Kosovë-Spanjë 0-2
32′ Fornals, 90′ Ferran Torres

Greqi-Suedi 2-1
62′ Bakasetas, 78′ Pavlidis / 80′ Kuaison

GRUPI C

Itali-Lituani 5-0
11′, 29′ Kin, 14′ (ag) Utkus, 24′ Raspadori, 54′ Di Lorenco

Irlandë e Veriut Zvicër 0-0

GRUPI E

Bjellorusi-Belgjikë 0-1
33′ Praet

Uells-Estoni 0-0

GRUPI I

Shqipëri-San Marino 5-0
32′ Manaj, 58′ Laçi, 61′ Broja, 68′ Hysaj, 80′ Uzuni

Poloni-Angli 1-1
90′ +3; Szymanski/ 72′ Kejn

Hungari-Andorra 2-1
9′ (p) Szalai, 18′ Botka / 82′ Jovera

GRUPI J

Islandë-Gjermani 0-4
6’ Gnabri, 24′ Rudiger, 56′ Sane, 89′ Verner

Maqedoni e Veriut-Rumani 0-0

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare merr drejtimin e klubit zvicerian

Publikuar

-

Nga

Ish-zv.trajneri i Kombëtares shqiptare në kohën e Xhani De Biazit, Paolo Tramexani është rikthyer për të tretën herë në pankinën e skuadrës së Sionit.

Tekniku italian është zgjedhur sërish në krye të skuadrës zvicerane i cili ka firmosur një kontratë deri më 30 qershor 2023, duke zëvendësuar kështu trajnerin Marko Uokër.



Këtë lajm e ka bërë zyrtare vetë klubi i Sionit me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar duke i uruar mirëseardhjen teknikut, i cili ishte dhe zv.trajner i Shqipërisë gjatë kohës së kualifikimit historik dhe gjatë EURO 2016 e cila u zhvillua në Francë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Tyson Fury një “shkëmb”! Fiton me nokaut ndaj Wilderit

Publikuar

-

Nga

Tyson Fury ka arritur të fitoje me KO në raundin e 11 ndaj Wilder në ndeshjen e revanshit.

Kjo ishte super sfida e mëngjesit të sotëm në divizionin WBC në peshat e rënda.

Kështu Fury mbron titullin kampion bote dhe tregon gjithë vlera e tij.

Jo vetëm në goditje vrastare, por edhe në mënyrën sesi reagon dhe nuk bie pas grushtave të Wilder që i përfundojnë në fytyrë!



Kampioni absolut është pikërisht Tyson Fury!

LEXO TE PLOTE

Sport

S’është makinë luksoze, as rezidencë/ Mësoni çmendurinë e fundit të Ronaldos

Publikuar

-

Nga

Cristiano Ronaldos i pëlqen të ketë gjithçka nën kontroll dhe aq më tepër nëse mosveprimi ndikon në performancën e tij si futbollist. Portugezi kujdeset për veten si pakkush, ai e di se në moshën 36-vjeçare është thelbësore ta trajtosh sa më mirë trupin, për të zgjatur karrierën. Prandaj, nuk është për t’u habitur që ai ka lëvizur qiellin dhe tokën derisa një nga “pasuritë” e tij më të çmuara iu dorëzua nga Torino.

Siç konfirmohet nga “The Sun”, Cristiano ka shpenzuar një shumë të konsiderueshme për të rimarrë pajisjen e tij të krioterapisë, e cila vlerësohet gati 60 000 euro. Është një metodë e bazuar në ftohjen e trupit, që portugezi e përdor pas ndeshjeve për të tonifikuar dhe rikthyer muskujt në formë.

Shumë besojnë se vendosja e trupit për periudha të shkurtra kohore në temperatura shumë të ulëta stimulon qarkullimin e gjakut dhe përmirëson sistemin imunitar. Gjithashtu zvogëlon lodhjen dhe ndihmon me dëmtimet. Ekspertët, që janë në favor të kësaj metode, sigurojnë se kjo metodë kontribuon në arritjen e objektivit. Janë të paktë ata që mendojnë se qëndrimi në temperatura deri në -150 gradë është rrezik për shëndetin.



“Ronaldo është i përpiktë në kujdesin për trupin e tij dhe do të bëjë gjithçka për të pasur avantazh në këtë aspekt. Transportimi i dhomës së krioterapisë nga Italia në Cheshire nuk ishte punë e lehtë. Cristiano tani është i lumtur që e ka në dispozicion, pasi do ta ndihmojë në rimarrjen e energjive pas çdo ndeshje,” thotë një burim i gazetës britanike.

Pra, “çmenduria” e fundit e Cristiano Ronaldos nuk është një makinë apo një rezidencë me një çmim të tepruar.

LEXO TE PLOTE