LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-Ministri i Ramës në “krah” të Berishës/ ‘Basha nuk e ka në dorë ta largojë”

8 Shtator 2021, 07:04, Politikë CNA
Ish-Ministri i Ramës në “krah” të Berishës/

Ish-Ministri i Drejtësisë në Qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani ka deklaruar se kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk e ka në dorë ta largojë ish-kryeministrin Sali Berisha nga partia dhe nga Kuvendi.

Sipas tij, debati nëse Basha duhet ta largojë apo jo Berishën është një temë pa interes.

?Edhe njëherë, që ta mbyllim këtë temë krejt pa interes për publikun.

Lulzim Basha nuk e ka në dorë të largojë Berishën nga parlamenti. Ligjërisht deputeti largohet vullnetarisht ose e largon ligji kur i provohet shkelja që ka bërë.

Nuk të largon partia nga mandate. Nuk e ka në dorë. Po ta kishte më së paku do largonin ata që nuk pranuan të digjnin mandatet?, shkruan Manjani në rrjetet sociale.

Më tej ai thotë, se Lulzim Basha nuk mund të përjashtojë dot nga grupi parlamentar asnjë deputet, kur ky i fundit është korrekt me linjën politike të partisë.

?Nëse deputetët u përjashtokan për qejf të dynjasë, atëherë ai smund të jetë më drejtues i asnjë ekipi, se qejfet e dynjasë nuk mbarojnë?, shprehet Manjani.

Sipas këtij të fundit, janë të tjera tema për të cilat duhet t?i kërkohet llogari Lulzim Bashës.

?Por, Lulzim Bashës sot e gjithë ditën duhet t?i kërkojmë hesap përse nuk po bëhet qendra e drejtimit të opozitarizmit në Shqipëri? Përse ka rryma e individë që nuk po i afron në një platformë të integruar?

Kur dhe si do të drejtojë dialogun për të bërë reformën kushtetuese e politike?

Këto janë përgjegjësi e Lulzim Bashës e jo debati idiot, e përzë apo jo dot Berishën. Sepse nuk e ka në dorë, as ai e as kush!

 Meqë ra fjala edhe këtë fakt , pra që ska gjë në dorë, duhet ta thotë vetë Basha që të mbyllet kjo temë që po merr vemendje publik krejt panevojë.

Sinqerisht nuk e kuptoj përse merr kosto kot për gjëra që nuk janë në dorën e atij?,  shkruan Manjani./CNA.al

Lajmet e fundit nga