Connect with Us

Hetimi për diskriminim/ Pastori Akil Pano takim me QBNF, diskutohet rëndësia e familjes

Aktualitet

Hetimi për diskriminim/ Pastori Akil Pano takim me QBNF, diskutohet rëndësia e familjes

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pastori, Akil Pano, ka marrë pjesë sot në një takim të organizuar nga Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar me përfaqësuesit e Komuniteteve Fetare në qytetin e Elbasanit.

Sipas Panos ky takim ishte me vlerë  në mbështetje të Lirisë së Besimit dhe Fjalës dhe natyrisht në mbrojtje të vlerave të familjes tradicionale.

“Te dashur miq! Sot kam qenë i nderuar të isha ne takimin e organizuar nga Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar me përfaqësuesit e Komuniteteve Fetare ne qytetin e Elbasanit.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Humb jetën një person, 2 të plagosur

Një takim me shumë vlerë në mbështetje të Lirisë së Besimit dhe Fjalës dhe natyrisht në mbrojtje të vlerave të familjes tradicionale.

Sot ishte dita që klerikët dhe teologët të flisnin nga Elbasani. Mirënjohës për punën e tyre të palodhur në ruajtjen e vlerave dhe shërimin e plagëve të shoqërisë”, shkruan ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Pajisnin me identitet grek shqiptarët/ Shkatërrohet banda në Greqi, mes 20 të arrestuarve edhe zyrtarë

Publikuar

-

Nga

Nëntë oficerë policie, një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit, 1 punonjës i gjendjes civile, 1 avokat dhe 8 qytetarë janë arrestuar nga policia greke n ë kadër të një operacioni të madh.

Nga hetimet e deritanishme në këtë grup kriminal rezultojnë të përfshirë 34 policë. Këta shtetas kanë funksionuar si grup kriminal prej 26.04.2013 deri në 30.11.2021.

Ata pajisnin me dokumenta të rregullta identifikimi dhe patenta shtetas shqiptarë, që rezultojnë me precedentë të rëndë kriminale.

Gjithashtu, ata lehtësonin lëvizjen e këtyre personave drejt shtete e të ndryshme të zonës Schengen, aty edhe ku në disa raste janë arrestuar.

Identetiti që u jepej klientëve ishte kryesisht ai i homogjenëve nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Për çdo dokument identifikimi paguhen 30 000 euro, ndërkohë që policia ka arritur të sekuestrojë gjatë operacionit 600 000 euro.



Vetëm ne kasafortën e zyrës së Drejtorit të Policisë së Aspropirgos, Jorgo Bello, janë gjetur dhe sekuestruar 320 mijë euro të pa jusitifkuara. Fitimet e grupit llogariten në 5 mln euro. Grupi pajisi me identitet të rremë kriminelin nga Delvina.

LEXO EDHE:  Xhafaj paralajmëron/ Bandat do marrin përgjigjen e merituar

LEXO EDHE:  Presidenti Meta takim me Drejtoreshën e “Zërit të Amerikës”

Marius Spiro Dhiamandi, 37-vjec, lindur në Delvinë dhe banues në Athinë, u ekzekutua me armë zjarri në karburantin në pronësi të bashkeshortes së tij në datë 16 nëntor.

Ai ishte dënuar me parë për një sasi kokaine në shtetin grek ndërsa ishte akuzuar edhe për një vrasje, për të cilën kishte marrë pafajësi. Hetimet e policisë kanë zbuluar se Dhiamandi zotëronte edhe identitetin Stergios Mazmebidis, grek me origjinë nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Një i kërkuar nga Interpol dhe 8 shqiptarë të arrestuar në BE me identitet fals.

Të pajisur me indetitet fals rezultojnë edhe një shtetas shqiptar i kërkuar nga Interpol dhe 8 shqiptarë të arrestuar në vendet e BE nga policisë europiane.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Borrell bën thirrje që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut

Publikuar

-

Nga

Palët duhet të kthehen në tavolinën e bisedimeve, tha përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, derisa foli rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nga Riga e Letonisë ku po mbahet  takimi i ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të NATO-s.

“Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, kemi pasur shumë tensione gjatë verës. Situata është më e qetë së fundi. Por ka nevojë që dialogu të rikthehet sepse nuk ka rrugë tjetër për ta stabilizuar situatën”, tha Borrell duke folur para mediave, në prag të takimit,  raporton REL.

Bisedimet për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë filluar qysh në vitin 2011. Që nga ajo kohë janë arritur një sërë marrëveshjesh, porse shumica prej tyre nuk janë zbatuar në praktikë.

Së fundmi  pengesë në dialog u bë marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovës. Qëllim i dialogut thuhet të jetë arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e obligueshme për të dyja palët.

LEXO EDHE:  Pas “peshkut” me Ramën/Meta takim me Idrizin në një lokal të Tiranës

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Humb jetën një person, 2 të plagosur



Tutje sipas Borrellit, Ballkani Perëndimor është rajon strategjik për BE-në derisa në këtë kontribuon fakti që një pjesë e shteteve të këtij rajoni tashmë janë anëtare të NATO-s.

Borrell foli edhe rreth situatës në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) duke thënë se ka tendenca që në këtë shtet të zhbëhen 26 vjet të paqes dhe stabilitetit.

Situata politike në BeH është përkeqësuar pasi udhëheqësi serb i Bosnjës, Millorad Dodik, kërcënoi me ndarjen e Republika Sërpskës – entitet i banuar me shumicë serbe – nga pjesa tjetër e vendit.

Ai po ashtu kërcënoi se serbët e BeH mund të tërhiqen nga ushtria e përbashkët e vendit. Dodiku zuri këtë qëndrim pas miratimit të ligjit i cili ndalon mohimin e gjenocidit në Bosnje./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kriza në PD/ Eduart Selami thyen heshtjen

Publikuar

-

Nga

Ish kryetari i PD Eduart Selami ka reaguar për herë të parë për situatën në kampin blu.

Në një intervistë për VOA, Selami deklaroi se debati për reformimin e PD është i vonuar, ndërsa shtoi se për të ardhmen e partisë duhet dikush tjetër dhe jo Berisha.

Mendimi im është që ky është një debat tejet i vonuar për PD-në. Fatkeqësia e PD-së ka qenë Berisha që edhe pas shpalljes “Non grata” vazhdon përpjekjet për të mbajtur peng PD-në.

Unë nuk mund ta mendoj, Berisha duhet të kishte kapërcyer këtë me kohë. Një skenar që ky të vijë si reformator i PD-së është e pamundur.

Ky kapitull është i mbyllur, Berisha është e kaluara. Duhet të shikojmë nga e ardhmja”, tha ai.



Selami shtoi se në fund parashikon që Lulzim Basha do i mbijetojë lëvizjes së Sali Berishës dhe sipas tij nuk është çudi që sot ndahen dhe nesër bashkohen prapë ata.

LEXO EDHE:  Gjergji Mero takim me pedagogët e Universitetit Fan S.Noli

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Humb jetën një person, 2 të plagosur

Ai u shpreh se demokratët kanë vetëm një zgjidhje. “PD duhet të vendosë, do të bëhet edhe njëherë shpresë për shqiptarët, apo të bëhet peng i Berishës. PD duhet të rithemelohet.

PD sot është bërë mburojë e korrupsionit, është e deklaruar nga DASH”, theksoi ai.

Në fund, Selami mohoi një rikthim tjetër në PD. “Jo. Interesi im është që të shikoj Shqipërinë që të përparojë.

Unë mendoj që kontributi im i takon së kaluarës. Kam parë aty mjaft të rinj dhe të reja që do ta çojnë Shqipërinë aty ku duhet”, shtoi Selami./CNA.al

LEXO TE PLOTE