LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Heshtja për çështjen Berisha/ Bushati: Basha po luan rolin e strucit

8 Shtator 2021, 19:37, Politikë CNA
Heshtja për çështjen Berisha/ Bushati: Basha po luan rolin e

Analisti politik Andi Bushati tha në ?Shock? se heshtja e Bashës për shpalljen ?non grata? të ish-kryeministrit Sali Berisha nga SHBA ka shkaktuar çudi të madhe tek njerëzit.

Ai thotë se Basha ka zgjedhur qasjen më të gabuar dhe po luan atë që e cilësoi si ?politika e boshit?.

?Ka kohë që njerëzit e presin me çudi mungesën e Bashës për të mbajtur një qëndrim rreth çështjes Berisha. Për mua është qasja më e gabuar. Kush lë një vend bosh zëvendësohet nga personazhe dhe ide të tjera. Basha po luan ?politikën e boshit? dhe kjo është gabim.?, tha ai.

Madje për Bushatin kryetari aktual i PD-së po luan? rolin e strucit? dhe kjo është e pafalshme.

?Politika e një lideri mund të ketë qëndrime të qarta. Basha thjesht po fshihet dhe po luan rolin e strucit. Të mbajë çfarëdo qëndrimi të dojë, por nuk ka lider, që ka luksin që të mos ketë qëndrim, kjo është e pafalshme?, tha ai./euronews

Lajmet e fundit nga