Connect with Us

Hapet aplikimi online në Universitete/ Zbardhen hapat që duhet të ndiqen

Aktualitet

Hapet aplikimi online në Universitete/ Zbardhen hapat që duhet të ndiqen

Publikuar

-

cna lajme aktualitet

Nga dita e sotme deri më 13 shtator 2021 hapet Portali i Maturës Shtetërore online për aplikime, për të gjithë kandidatët që nuk kanë aplikuar me formularin A1Z në Portalin e Maturës Shtetërore 2021.

Lajmin për hapjen e portalit e jep Ministrja Kushi në një publikim në rrjetin e saj social.

Pas kërkesave të shumta të të rinjve që kanë përfunduar maturën dhe ende nuk kanë plotësuar formularët A1/A1Z, i ftoj të shfrytëzojnë mundësinë për të kryer këtë aplikim në datat 8-13 shtator 2021,” shkruan Kushi.

LEXO EDHE:  Mësuesja pushohet nga puna pasi kërcënonte të ngelte studentët nëse ata nuk flinin me të

Plotësimi online i Formularit A1Z do të kryhet në shkollat ku maturantët apo kandidatët kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur.

Ky aplikim është vetëm për kandidatët që kanë përfunduar të gjitha detyrimet e maturës shtetërore dhe plotësojnë formularin vetëm për aplikim në institucionet e arsimit te lartë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Foto-Nga Olsian Çela tek Arben Kraja e Gledis Nano, në tapetin e kuq/ “Nuk është koha për të vdekur”

Publikuar

-

Nga

“No time to die”, apo e thënë në shqip “Nuk është koha për vdekur”, është shfaqur mbrëmë në Tiranë.

Në sagën e radhës të agjentit 007,  në tapetin e kuq, mes të ashtuquajturve VIP-a të showbizzit, kanë parakaluar si kurrë më parë edhe njerëzit e drejtësisë.

Mes luksit në veshje të VIP-ave të showbizzit, janë shfaqur edhe krerët më të lartë të sistemit të drejtësisë.

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela, kreu i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion Arben Kraja apo edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i sapoemëruar Gledis Nano.

Veshjet e tyre nuk janë kaq lukzose sa të VIP-ave të showbizzit, por nga fotot, duket se kreu i SPAK Arben Kraja dhe kreu i Policisë së Shtetit, duket sikur janë argëtuar dhe e kanë shijuar mbrëmjen.

LEXO EDHE:  Nikolla kalon përmes turmës/ Tensione te Ministria e Arsimit

LEXO EDHE:  Incidenti në takimin me studentët/ “Ngelësi” kryqëzon Ramën  



Ndërsa kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, duket sikur e kanë dërguar kundër dëshirës së tij në atë premierë, ku pjesëmarrësit bënin gara se kush bie më shumë në sy, siç ishte kryebashkiaku Erion Veliaj, që nga fotot duket sikur s’ka bërë gjë tjetër në atë mbrëmje, veçse ka puthur duar dhe ka bërë foto me në sfond James Bondin.

“Nuk është koha për të vdekur”, duket edhe si një mesazh për njerëzit e drejtësisë, prej të cilëve i kanë sytë të gjithë qytetarët.

Më poshtë po sjellim fotot drejtuesve të sistemit të drejtësisë në tapetin e kuq./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Doktor Berisha na prij ta shporrim sektin Rama&Basha”/ Thirrja e fortë e demokratëve për ish-Kryeministrin

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

“Foltorja”, iniciativë kjo ish-kryeministrit Sali Berisha ka “ndezur”, demokratët në të gjithë vendin, të cilët ndihen të tradhëtuar dhe të shitur nga kryetari i PD –së, në detyrë Lulzim Basha.

Të martën që vjen Berisha do të jetë në Kukës me demokratët atje.

Këtij takimi i kanë paraprirë thirrjet e dmeokratëve në rrjetin social të ish-kryeministrit, në postimet e tij të njëpasnjëshme.

“Doktor Berisha na prij ta shporrim sektin Rama&Basha se na degjeneruan këto 8 vite..Ja hoqën brekët këtij populli deri në fund të kembeve…Tek ju shihet drita në fund të tunelit”, shkruan një demokratët.

Sipas demokratëve PD do të ngrihet në shesh pasi nuk i duron padrejtësitë që bëhen në kurrriz të tyre me anë të marrëveshjeve Basha –Rama.

PD ngrihet në shesh sepse është Partia Demokratike që nuk duron padrejtësitë, nuk duron mizorinë, e don lirinë, është partia e vlerave dhe lirisë së mendimit e shprehjes, PD nuk është partia e Lulzim Bashës e mbyllur, e rrënuar, e mundur.

Partia e Bashës nuk është kjo Parti Demokratike, partia e BashËs eshte partia e klaneve, partia e servilëve, partia që listen e kandidateve e përzgjedh brenda nate, pa votë, pa mendim anëtarësie.

Kjo nuk mund të jetë PD që llogaritjet dhe humbjet e njëpasnjëshme karshi Rilindjes i bën shumë keq po si 7×7=42”, shkruan një nga demokratët në rrjetin social të ish kryeministrit.

LEXO EDHE:  Meta dekreton ministren e re të Arsimit

LEXO EDHE:  “Mësuesit janë heronjtë e ditës”/ Kushi: Kemi ende punë për përmirësimin e sistemit arsimor



Sipas të njëjtit, partia e Lulit është kthyer ne parti çunash  lagjesh, çuna kolegjesh, ish shokë e miq shkolle, çuna të rrugës së Kavajës, çuna të shkolluar me ideologji ndërfetare e përtej tyre, çuna të Lulit të gjithë, por jo të PD.

Diku dhe vërdallë po vjen ndryshimi i duhur, po i kthehet identiteti dhe vlera mbi të cilin ka ecur dhe krijuar PD.

Kujdes , Lulzim Basha ka luajtur me çdo demokrat, me çdo vyrtit dhe karakteristikë demokratësh, prandaj Luli duhet të ik sa më shpejt, sepse është i dobët dhe ka tradhëtuar çdo anëtar të saj.

Ai kurrë nuk mundet të fitoj, ai gjithmonë është mundur nga Rama sepse ka shkelur mbi dinjitetin dhe integritetin dhe vërtetësinë e demokratëve.

Lulzim Basha duhet të ik dhe partia duhet të hapet e çlirohet nga kthetrat e tigrit të madh dhe nga dobësia e një qingji të butë që s’ka asnjë moral për të drejtuar uraganin dhe ushtrinë me intelektualitet dhe karakter të demokratëve.

Është barrë e rëndë PD, dhe prandaj ka nevojë për burrë opozite dhe jo miss buzëqeshje e zgërdhierje parlamenti! Kukësi dhe kukësianet nuk e duan PD e Bashës”, shkruan me tej nga demokrati, që u bën thirrje të gjithëve për të reaguar./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bylykbashi duhet të sqarojë “Who dealt in horses”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’, Oerd Bylykbashi, deputeti që i është bashkuar Sali Berishës në turin e tij nëpër Shqipëri, shkruan se Edi Rama i ka kërkuar opozitës që të zgjasë mandatin e organeve të Vettingut në këmbim të shtimit të bashkive në hartë, si pjesë e Reformës Territoriale, sipas interesave elektorale të PD.

Lidhur me këtë postim ka reaguar Partia Demokratike, duke hedhur poshtë deklaratën e deputetit Oerd Bylykbashi.

Nga deklarimi i Bylykbashit dalin 3 konkluzione:

– Identifikohet Rama si personi që ka bërë ofertën;

– Rama i ofronte PD-së disa bashki më shumë;

– Rama kërkonte në këmbim votimin e ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut.

Por burime nga Partia Demokratike kanë sqaruar nuk ka pasur asnjëherë asnjë hyrë në asnjë diskutim apo vlerësim me Partinë Socialiste përsa i përket zgjatjes së afatit të organeve të vettingut.

Pra nuk ka patur interlokutorë që të kenë diskutuar lidhur me çështjen.

Bylykbashi duhet me atë rast të tregojë si ka ardhur në dijeni të ofertës dhe cilët kanë qenë interlokutorët.



Sqarimi është i domosdoshëm jo vetëm për shkak të rëndësisë që mbart çështja, por edhe për të kuptuar se cila është linja e komunikimit nga të dy kampet politike.

Bylykbashi duhet të bëjë transparencen e deklarimit të tij, të paktën për të bërë të mundur që të kuptohet me cilin komunikon Rama sa herë që pala tjetër është PD-ja.

LEXO EDHE:  Nikolla kalon përmes turmës/ Tensione te Ministria e Arsimit

LEXO EDHE:  Incidenti në takimin me studentët/ “Ngelësi” kryqëzon Ramën  

Nëse komunikimi ka qenë i drejtpërdrejte me Bashën, atëherë Bylykbashi duhet të sqarojë si ka ardhur në dijeni të kësaj bisede vesh më vesh mes Ramës dhe Bashës.

Kjo del e domosdoshme edhe pasi burimet e zyrës blu në sqarimin e dhënë, kanë shtuar se nëse vetë Bylykbashi është kontaktuar nga kryeministri Rama për këtë çështje dhe i është ofruar ndonjë zgjidhje, jo vetëm që duhet ta refuzojë, por duhet të informojë edhe Kryetarin e Grupit Parlamentar për këtë, që në rastin konkret është Alfred Rushaj.

Sqarimi i bërë nga Selia blu:

“Përsa i përket zgjatjes së afatit të organeve të vettingut, Partia Demokratike nuk ka hyrë në asnjë diskutim apo vlerësim, as me Partinë Socialiste dhe as me partnerët, sepse nuk është në prioritetet tona. Nëse zoti Bylykbashi është kontaktuar nga Edi Rama për këtë çështje dhe i është ofruar ndonjë zgjidhje, jo vetëm duhet ta refuzojë, por duhet të informojë edhe Kryetarin e Grupit Parlamentar për këtë”.

Deputeti Bylykbashi pasi ka denoncuar paktin e cilësuar prej tij si një ‘Horse trading’, (pazar kuajsh), nuk mjafton të tregojë me gisht vetëm  kryeministrin Edi Rama si ofertues.

Tani duhet të sqarojë edhe “Who dealt in horses” në emër të PD.

E ka detyrim ta bëjë këtë edhe për faktin që ndërkohë nga PD, po akuzohet Bylykbashi si tregtar kuajsh./CNA.al

LEXO TE PLOTE