Connect with Us

Formacionet zyrtare, Shaland me një surprizë në rreshtimin e Kosovës kundër Spanjës

Sport

Formacionet zyrtare, Shaland me një surprizë në rreshtimin e Kosovës kundër Spanjës

Publikuar

-

Kosova përballet me Spanjën sot në Prishtinë në një ndeshje për prestigj më shumë se sa për kualifikueset e Botërorit 2022. “Dardanët” janë goditur nga një numër i madh dëmtimesh në periudhën e fundit e kjo ka bërë që Shaland të bëjë ndryshime të shumta.

Edhe sot, në rreshtimin ndaj Spanjës, ai ka vendosur të hedhë titullar nga minuta e parë Zymer Bytyqin, mesfushorin i cili po bën mjaft mirë me Koniaspor në Turqi, duke lënë në stol emra si Berisha e Kryeziu, të cilët nuk janë në formën maksimale.

Njëkohësisht, është rikuperuar edhe Rashani, i cili e sheh vetën mes titullarëve në ndihmë të dyshes së sulmit Rashica-Muriqi.

FORMACIONET

Kosova: Muriç, Hadergjonaj, Rrhamni, Fazlliji, Vojvoda, Rashani, Dresheviç, Loshaj, Bytyqi, Rashica, Muriqi
Trajner: B. Shaland

Spanja: Unai Simon, M. Jorente, I. Martinez, Laporte, Regujon, Buskets, Soler, Koke, Feran Torres, Fornals, Morata.
Trajner: Luis Enrike

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Kupa e Shqipërisë/ 39 gola të shënuar në 12 ndeshje, ja të gjitha rezultatet

Publikuar

-

Nga

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë të vlefshme për turin e parë të saj. Në 12 sfida të zhvilluara janë realizuar një numër i madh golash. Vlen të veçohet takimi i Tiranës kundër Shkumbinit që ka përfunduar me shifrat 6-0.

Bardheblutë i kanë “larë hesapet” në pjesën e parë, ndërsa në të dytën nuk është shënuar asnjë gol. Sakaq fitore të thella kanë korrur Kukësi, Korabi, Skënderbeu dhe Vllaznia. Më poshtë njihuni me rezultatet e gjithave takimeve ku në total janë realizuar plot 39 gola.



REZULTATET/ Turi i parë i Kupës së Shqipërisë, ndeshjet e kthimit

Apolonia – Flamurtari 1-1
Egnatia – Turbina 1-0
Kastrioti – Elbasani 1-0
Tirana – Shkumbini 6-0
Korabi – Vora 4-1
Kukësi – Maliqi 4-0
Laçi – Butrinti 4-0
Partizani – Terbuni 3-0
Pogradeci – Besa 1-0
Skënderbeu – Veleciku 4-0
Teuta – Luzi 2-2
Vllaznia – Labëria 4-0

LEXO TE PLOTE

Sport

Superiorja rikthehet në fundjavë, ja datat dhe oraret e sfidave të javës së 5-të

Publikuar

-

Nga

Pas ndërprerjes për shkak të eliminatoreve të Botërorit, Kategoria Superiore do të rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së pestë, të cilat do të luhen të ter ditë të ndryshme, nga e shtuna në të hënë.

Kështu sipari i javës do të ngrihet të shtunën në orën 13:45 me Laçin që do të presë Egnatian me synimin e vetëm, marrjen e fitores së parë sezonale, që do ta largonte edhe nga fundi i renditjes.

Bardhezinjtë kanë bërë paraqitje mjaft të mira në këto javë të para, por edhe kalendari nuk ka qenë i favorshëm, pasi janë përballur me skuadrat favorite dhe deri tani kanë regjistruar vetëm dy barazime, ndaj Dinamos e Kukësit.

Po në orën 13:45, në Kamëz do të luhet përballja Kastrioti-Skënderbeu, dy skuadra të tjera që nuk e kanë provuar ende shijen e fitores këtë sezon dhe do të luajnë për tre pikë në një sfidë që mund të cilësohet direkte për mbijetesë, ndonëse jemi ende në fillim të kampionatit.

E diela nis menjëherë me një supersfidë si Teuta-Tirana, dy skuadra në grupin e pretendentëve për titullin dhe njëkohësisht kryesuese të kampionatit, do të matin forcat me njëra-tjetrën në stadiumin “Egnatia Arena” të Rrogozhinës.

Përballjet mes këtyre dy ekipeve kanë qenë nga më luftuarat dhe spektakolaret në dy vitet e fundit dhe e tillë pritet të jetë edhe ajo e të dielës, ku Orges Shehi do at shohë veten sërish përballë të shkuarës së tij, Teutës.

Në orën 16:45 vëmendja do të spostohet në “Air Albania”, ku Partizani do të presë Kukësin. “Të kuqtë” mbeten ende në kërkim të fitores së parë sezonale, megjithatë verilindorët janë një nga skuadrat më të mira të këtij fillim sezoni dhe nuk do të jetë aspak e lehtë.



Java do të mbyllet mbrëmjen e të hënës nën dritat e projektorëve të “Loro Boriçit”, me Vllazninë që do të presë skuadrën e sapo-ngjitur në elitën e futbollit shqiptar, Dinamon. Shkodranët kanë dalë hapur si pretendentë për titullin kampion, por në katër javët e para kanë marrë vetëm 6 pikë dhe do të kërkojnë fitoren e dytë sezonale.

Në një situatë të njëjtë është edhe Dinamo, që ka regjistruar fitore në javën e parë dhe më pas tre barazime, ndaj edhe për ecurinë e deritanishme, sfida e të hënës duket e balancuar.

E shtunë, 13:45
Laçi – Egnatia
Kastrioti – Skënderbeu

E diel, 13:45
Teuta – Tirana

E diel, 16:45
Partizani – Kukësi

E hënë, 19:45
Vllaznia – Dinamo

LEXO TE PLOTE

Sport

Challandes rrëfehet para largimit: Ja momentet më të bukura dhe ato më të vështira

Publikuar

-

Nga

Bernard Challandes u shkarkua nga detyra si trajneri i Kosovës për shkak të rezultateve të dobëta në edicionin eliminator të Botërorit Katar 2022 dhe për të dhënë lamtumirën zyrtare, doli në një konferencë të fundit për shtyp, ku ndër të tjera deklaroi se është i mërzitur jo pak për shkarkimin.

Tekniku ka sjellë në kujtesë momentet më të bukura e ato më të vështira në pankinën dardane, teksa ka zbuluar se pas kësaj eksperience, vështirë se do të rikthehet të drejtojë sërish një skuadër futbolli.

Shkarkimi – Kishim synim në fillim të ndërtojmë një ekip të vërtetë dhe të mirë, ndaj isha i lumtur me këtë punë dhe gjithashtu krenar me atë që kemi bërë. Kam pasur kënaqësinë të punoj me ketë ekip dhe për këtë arsye jam i mërzitur që po largohem. Si trajner kam kaluar një kohë shumë të mirë dhe i falënderoj të gjithë për bashkëpunimin, duke filluar nga federata, lojtarët dhe stafi ndihmës.

Presioni për rezultatet – E kuptoj se futbolli luhet për rezultatet, por nuk e pranoj që duhet t’i harrojmë patjetër ato, sidomos në këtë grup tejet të fortë që kemi pasur. E di që trajneri duhet të ketë rezultate dhe presioni i gjithë shtetit nuk ka qene i lehtë për federatën. Ndoshta për ju ishin të rëndësishme rezultatet, por për mua ishte primare të krijojmë ekip dhe mendoj se kemi luajtur futboll të mirë. Nuk jam i kënaqur me vendimin e presidentit, por jam i kënaqur me punën që federata ka bërë në raport me mua. Jam shumë falënderues për të gjithë, pasi më kanë përkrahur shumë. Ju them faleminderit,sha jo për sot, por për gjithë kohën.



Rikthimi në Kosovë – Shpresoj të kthehem t’i shoh ndeshjet e Kosovës në te ardhmen pasi besoj se tashmë e kemi ndërtuar hapin e parë dhe për të arritur të dytin nuk është aspak lehte. Nuk është vendim i mire që presidenti po e bën pa mua, por shpresoj që Kosova të arrij shumë pasi e ndjej veten paksa kosovar.

Eksperienca në pankinën dardane – Vendosa të vij këtu vetëm për futbollin sepse kam parë cilësitë e lojtarëve dhe e dija që mund të aplikoja vizionin tim të futbollit. Këtë e bëmë herën e parë, por pastaj patëm probleme, megjithatë kam ndjenjën se ekipi është në rrugë të mirë pavarësisht humbjes ndaj Gjeorgjisë. Nuk ishte e lehtë lufta me mediat dhe tifozët, që kërkonin vazhdimisht fitore, por ishte shumë interesante.

Kujtimet më të bukura – Koha me lojtarët, bashkëpunimi me federatën. Ndeshja me Azerbajxhanin mbetet momenti më i mirë sepse atëherë isha trajner i mirë, kur shënuam shumë gola, por tani nuk jam trajner i mirë sepse nuk po shënojmë. Ndeshja me Anglinë ku shënuam gola ishte moment i mirë, pastaj fitorja me Çekinë e Bullgarinë. Duhet të jeni krenar me këtë ekip sepse unë jam krenar me punën që kemi bërë së bashku. Ky ekip ka të ardhme.

Dështimi ndaj Maqedonisë së Veriut – Prej ditës së parë kemi ëndërruar për të ardhur në situatën e ndeshjes me Maqedoninë e Veriut. U kam thënë lojtarëve se mund të shkojmë në Evropian nëpërmjet Ligës së Kombeve dhe ishim afër, por ishte shumë e vështirë sepse Kosova nuk mund të luaj pa tre lojtarët kryesor një ndeshje të tillë, pa Muriqin, Rashicën e Rrahmanin. Pas kësaj ndeshje u zhgënjyem dhe nisi koha e vështirë.

LEXO TE PLOTE