Connect with Us

Fenomeni e pranon: Mbappe ngjason me mua

Sport

Fenomeni e pranon: Mbappe ngjason me mua

Publikuar

-

Legjenda braziliane, Ronaldo Nazario ka pranuar se sheh ngjashmëri mes tij dhe yllit të PSG-së, Kylian Mbappe.

Braziliani që luajti te klubet si Real Madrid, Milan dhe Barcelona, thotë se Mbappe ka teknikë të pabesueshme se bashku me shpejtësi.

“Po, ka ngjashmëri me mua. Ka kualitete të pabesueshme, me teknikë që e ekzekuton me shpejtësi të madhe”.

“Kalon mbrojtësit, i kalon portierët, pavarësisht se është shumë i ri. Më pëlqen Mbappe”, deklaroi ai.

Mbappe gjatë gjithe verës ishte pranë kalimit te gjiganti spanjoll, Real Madrid, por PSG refuzoi të gjitha ofertat, edhe atë në vlerë 200 milionë euro.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Premier Liga

VIDEO/ “Boom boom” Broja, sulmuesi i Kombëtares gjen rrugën e rrjetës në Premier Ligë

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja startoi nga minuta e parë për Sauthemptonin në sfidën ndaj Lidsit duke debutuar për herë të parë si titullar në Premier Ligë.

Në minutën e 34-ët, Broja u bë protagonist duke dribluar plot 3 futbollistë por gjuajtja e tij me të majtën u prit nga portieri i Lidsit.

Spektakël i dhuruar nga Broja që për pak sa nuk gjeti golin e parë në Premier Ligë. Sfida Sauthempton-Lids po luhet aktualisht dhe rezultati është 1-0  me gol të shënuar nga Broja në minutën e 53-të.



 

LEXO TE PLOTE

Seria A

Seria A/ 32 minuta në fushë, Manaj i sjell fat Spezias

Publikuar

-

Nga

Spezia ia doli të merrtë një fitore të rëndësishme në shtëpi 2-1 ndaj Salernitanës. Vendasit u gjendën në disavantazh pas 40 minutash lojë, me golin e Simyt. Skuadra e Spezias barazoi në minutën e 50-të me Strelec.



Në minutën e 68-të, Motta aktivizon Rei Manaj dhe largon nga fusha Strelec. Futja në lojë e shqiptarit i sjell fat skuadrës, pasi 15 minuta nga fundi, Kovalenko çon shifrat në 2-1. Spezia shkon në kuotën e 7 pikëve në vendin e 15-të, ndërsa miqtë nga Salernitana enden në vendet e fundit. Pasdite luhen takime të tjera të Serie A.

LEXO TE PLOTE

Sport

Humbja ndaj Kastriotit, trajneri Memelli befason me deklaraten

Publikuar

-

Nga

Trajneri Migen Memelli u shpreh se ishte mjaft i zhgënjyer nga humbja me Kastriotin duke thënë se në ndeshje të tilla detajet bëjnë diferencën. Më tej, trajneri i korçarëve u shpreh se Elvi Berisha bëri ndeshje jo të mirë duke thënë:

‘’Funksionuan disa gjëra, por elementaret jo. Topin e kishim në zotërim, bëmë mirë deri tek 1/3 e kundërshtarit, por nuk ishim konkret. Donim të fillonim nga poshtë me Rexhepin, por nuk funksionoi. Deri në momentin e golit të Kastriotit gjithçka ishte nën kontroll. Në ndeshje si këto skuadra që shënon e para ka avantazh, pati dhe ndalesa në lojë. Jam i kënaqur nga loja, por sido që të jetë humbim një ndeshje me detaje.



Pa diskutim rreshtimi i linjës kërkon një hapësirë jo më shumë se dy metra, edhe pse u krijua një hendek, topi ngeli aty, më pas është çështje reagimi lojtarët duhet të largonin topin, ishte gol që mund të shmangej. Ishte rasti ku topi ngel në shpatull, pastaj pjesa për të reaguar është shumë e vogël. Mund ta evitonim faullin, por këto janë pjesë të lojës. Dhe Mensah e prishi pak rreshtimit, por do mundohemi t’i rregullojmë gabimet në javët në vazhdim.

Berisha-Mensah: Për mua është e vërtetë që duhet të ketë marrëdhënie të mirë, Elvi ishte inekzistent në lojën e tij sot, në të dyja fazat, dot ë bisedoj me të sot. Na ka ndihmuar shumë. Sulmi do shumë komunikim, Mensah bri mjaft mirë dhe Berisha keq, kampionati shqiptar kërkon vazhdimësi. Kërkojmë që forca e skuadrës të jetë grupi, nuk mendoj se është përgjegjësi e lojtarit, por e të gjithëve, duke vazhduar nga unë i pari. Janë gjëra që bëjnë diferencën’’, u shpreh Memelli.

LEXO TE PLOTE