Connect with Us

Droga po çon në stratosferë çmimet e apartamenteve/ Artan Hoxha flet pa dorashka

Kronika

Droga po çon në stratosferë çmimet e apartamenteve/ Artan Hoxha flet pa dorashka

Publikuar

-

cna lajme kronike

Gazetari Artan Hoxha ka thënë se shkaku kryesor i rritjes së çmimit të apartamenteve në Shqipëri është pikërisht trafiku dhe prodhimi i lëndëve narkotike në vend. Sipas tij, nuk ka kuptim që me nivelin e pagave që ka vendi të kemi çmime kaq të shtrenjta për blerjen e një apartamenti.

Përballë Juli Xhokaxhi, në ABC Neës Hoxha tha se duket qartë që burimi kryesor i të ardhurave për përballimin e këtij çmimi të apartamenteve në vend është pikërisht trafiku i lëndëve narkotikëve, por edhe prodhimi i kanabisit në vend.

LEXO EDHE:  “Ku ka dasëm pa ‘mish e raki’?!”/ Artan Hoxha reagon pas deklaratës së SHBA

Ne kemi dy tregje të trafikut të narkotikëve në Shqipëri, është tregu i jashtëm dhe i brendshëm. I jashtmi merret kryesisht me kokainë dhe ka grupe të fuqishme shqiptarësh që sjellin kokainë nga Amerika Latine dhe gjetkë. Tregu i brendshëm na shfaqet me problematika si rritja e kriminalitetit këtu, etj”, tha Hoxha. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Adriatik Llalla në arrati/ Gruaja e tij i tregon gishtin e mesit gazetarëve

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u dënua sot me vendim të formës së prerë me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga funksionet publike nga Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit.

Pas këtij vendimi shumë gazetarë janë shfaqur para derës së shtëpisë së tij.



Kjo ka acaruar familjarët e tij, ku gruaja teksa dilte nga makina e saj së bashku me fëmijët u ka ngritur gazetarëve gishtin e mesit, si për t’i treguar që ta lënë të qetë.

LEXO EDHE:  “Ku ka dasëm pa ‘mish e raki’?!”/ Artan Hoxha reagon pas deklaratës së SHBA

LEXO EDHE:  "Vetëvrasja e Shkëlzen Qordjas"/ Artan Hoxha zbulon skandalin

Ndërkohë që SPAK ka ngarkuar Policinë e Shtetit të ekzekutojë vendimin e dhënë sot me burg për Llallën./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Vlorë/ Makina përplas këmbësorin

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Ura e Gjolit” në Vlorë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur këmbësori me iniciale R.S, 34-vjeç.

Për pasojë 34-vjeçari është dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Vlorës dhe nën kujdesin e mjekëve.



Policia njofton se një automjet, me drejtues shtetasin S. G., 30 vjeç është ai që ka aksidentuar këmbësorin.

LEXO EDHE:  Intervista/ Artan Hoxha, tregon kushtin që i vuri Balili

LEXO EDHE:  Xhafaj përgënjeshtron Tahirin/Guarda di Finanza nuk e shkatërroi drogën!

Sakaq drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplas këmbësorin në Tropojë/ Dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Bajram Curri të Tropojës, ku si pasojë ka mbetur i plagosur këmbësori me iniciale S.T.

Për shkak të dëmtimeve ai po dërgohet me helikopter drejt Tiranës, për mjekim më të specializuar.

Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici.



Rreth orës 17:55, në qytetin e Bajram-Curri, automjeti tip “Opel”,  me drejtues shtetasin E. T.,  ka aksidentuar këmbësorin shtetasi S. T. I dëmtuar po dërgohet me helikopter në spitalin  e Tiranës, për mjekim më të specializuar

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. T., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Tropojë për veprime të mëtejshme. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE