Connect with Us

Droga, Artan Hoxha denonon/ Policia ka fshehur një grup kriminal

Kronika

Droga, Artan Hoxha denonon/ Policia ka fshehur një grup kriminal

Publikuar

-

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar sot foto të disa serave me kanabis, duke bërë edhe një denoncim të fortë.

Nga studio e Abcnews, Artan Hoxha tha se bëhet fjalë për investime marramendëse, të cilat nuk mund të bëhen nga fshatarët e thjeshtë, por sipas tij kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal.

Në foto më poshtë janë 50 sera. Si te “Narkos Meksika”. Janë 50 sera. Shikoni çfarë investimi, çfarë sipërfaqe. Zona është në Krujë, është zonë pyjore.  

Ky është një investim nga një grup i strukturuar kriminal, nuk e kanë bërë fshatarët e thjeshtë.”-tha Artan Hoxha.

LEXO EDHE:  Akte të rënda dhune në protestë/ Policia lëshon thirrjen e fortë

Më tej, ai theksoi se kjo është zbuluar dhe asgjësuar nga Policia e Shtetit, por e çuditshme sipas tij është fakti që një ngjarje e tillë është mbajtur e fshehtë. Nuk është bërë publike, nga Policia.

“Policia e Shtetit e ka gjetur këtë zonë. Ne na kanë rrëzuar dronin.

Policia e ka gjetur dhe e ka asgjësuar, por nuk është bërë publike.

Kjo është e çuditshme, një goditje e tillë nuk është bërë publike”-deklaroi Artan Hoxha./CNA.al

Artan Hoxha zbulon strategjinë e re të trafikantëve/ Publikon foton e pajisjes inteligjente

Artan Hoxha plas “bombën”/ Një tjetër bimë narkotike po kultivohet në Shqipëri, fara erdhi nga Spanja

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Shisnin ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë/ Arrestohen administratorë e punonjës farmacish

Publikuar

-

Nga

Plagosja e dyfishtë në Tiranë/ Dalin detajet e para, si nisi sherri në lokal

Policia e Tiranës ka dhënë detaje për aksionin e zhvilluar këtë mbrëmje në kryeqytet, në bashkëpunim me Prokurorinë, për goditjen e veprave kriminale në fushën e farmaceutikës, ku në pranga ranë gjashtë presona.

Mësohet se në pranga kanë rënë gjashtë shtatas. Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë periudhës së Covid-19, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë.

Finalizohet pas një hetimi 10-mujor operacioni policor i koduar “Përfitimi”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë, gjatë periudhes së Covid-19,vihen në pranga 6 shtetas.

Sekuestrohen barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi 10-mujor, zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor i koduar “Përfitimi”, në kuadër të të cilët u bë arrestimi i shtetasve:

B, 40 vjeç, administrator i një farmacie;



LEXO EDHE:  FOTO - Gomonia me 1550 kg drogë u nis nga Kepi i Rodonit/ 7 orë ndjekje në det

LEXO EDHE:  Vrasja e Hekuran Billës/ Shkon në tre numri i të arrestuarve, në pranga dhe një 26-vjeçare

M, 39 vjeç, administrator i një farmacie;

Xh, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë;

P, 66 vjeç, i punësuar nga shtetasja M. Xh;

L, 40 vjeç, administrator i një farmacie;

O, 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë periudhës së Covid-19, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i paisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përmbysen dy kamionë në Tiranë dhe Vlorë/ Dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

Dy aksidente janë regjistruar pasditen e sotme në Tiranë dhe në Vlorë, fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Aksidenti i parë u regjistrua rreth orës 17:30 në autostradën Tiranë-Durrës ku një kamion u përmbys.

Rreth 30 minuta më pas një tjetër kamion u përmbys në afërsi të Vlorës.



Në të dy rastet paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

‘Shtëpia e barit’ në Astir, si trafikantët kultivojnë kanabis nëpër banesa

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ishte marrë me qira për banim por përdorej nga trafikantët e drogës për të kultivuar kanabis. Pas një hetimi disa mujor sektori i anti drogës në policinë e Tiranës zbuloi kanabisin dhe arrestoi 2 persona të cilët e kishin përshtatur banesën në një laborator kultivimi droge. në pranga ra, edhe një 50 vjeçar i cili ishte punësuar për ruajtjen e këtij ambienti.

Burime nga policia e shtetit bëjnë me dije se kjo mënyrë kultivimi që po përhapet shumë së fundmi në gjithë vendin, është e ngjashme me ‘shtëpitë e barit’ në Britaninë e Madhe apo Spanjë.



Mundësitë e kufizuara për të kultivuar kanabisin në tokë të hapur për shkak të monitorimit ajror po shtyjnë trafikantët të ndjekin një tjetër strategji. Kryesisht banesat e përshtatura në laboratorë kultivimi merren me qira nga trafikantët që më pas i vendosin pajisje speciale si llambat, aspiratorët e fuqishëm apo sistem ujitjes e tharës të bimëve narkotike. Zbulimi në Astir nuk është i vetmi. Kohët e fundit, janë gjetur shtëpi kanabisi edhe në Durrës e Lushnje. 

Në këto operacione, policia ka arrestuar jo vetëm kultivues por edhe punonjës së operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike pasi nuk kanë kontrolluar linjën dhe matësin e energjisë elektrike./euronews

LEXO TE PLOTE