Connect with Us

Doza e tretë e vaksinave/ Mjekët tregojnë rastet kur rekomandohet

Shëndeti

Doza e tretë e vaksinave/ Mjekët tregojnë rastet kur rekomandohet

Publikuar

-

cna lajme

Italia ka nisur dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19.

Mëngjesin e sotëm, në lidhje me dozën e tretë të vaksinës ka folur kirurgu Albert Troci.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Troci ka deklaruar se nuk ka akoma të dhëna të sigurta nëse doza e tretë mund të shërbejë, por që rekomandohet më shumë për personat që kanë sëmundje shoqëruese.

“Nuk kemi akoma të dhëna të sigurta që një dozë e tretë mund të shërbejë. OBSH po mendon ende për një vendim. Doza e tretë ka një pikë të dobët që nëse personi nuk ka gjetur një përgjigje imunitare me dozën e parë dhe të dytë, duhet gjetur një zgjidhje tjetër.

Për dozën e tretë duhet të shohim se çfarë do vendoset lidhur me të. Si fillim mendohet për personat që janë pak më të brishtë, për ata që vuajnë nga sëmundje shoqëruse apo kanë profesione që janë më shumë të predispozuar”.

LEXO EDHE:  Si të sillemi pasi kalojmë Covid/ Mjeku tregon kategoritë që duhet të tregojnë kujdes

Ndërsa, Ornela Ademi, drejtuesja e një prej komiteteve të EMA-s (Agjencia Evropiane e Barnave), theksoi se pritet ende të merret një vendim lidhur me dozën e tretë.

“EMA ka marr aplikim për dozën e tretë përsa i përket vaksinës Phizer. Po ashtu është aplikuar për të marr një dozë të tretë për personat që kanë një imunitet të dobët, si ata që kanë kryer një operacion. Kjo kërkesë po shqyrtohet dhe pritet ende të merret një vendim”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

EMA do të shqyrtojë ilaçin molnupiravir kundër Covid-19

Publikuar

-

Nga

cna, lajme, shendeti, covid

Agjencia Europiane e Barnave njoftoi se ka “filluar një rishikim të përshpejtuar të ilaçit antiviral oral molnupiravir” kundër COVID-19 të zhvilluar nga kompania farmaceutike Merck.

Nëse i jepet drita jeshile, ky do të jetë trajtimi i parë për koronavirusin që nuk ka nevojë të administrohet përmes gjilpërave ose infuzioneve intravenoze.

Në fillim të këtij muaji, Merck i kërkoi Administratës së Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara që të miratojnë molnupiravirin dhe një vendim pritet të merret së shpejti.



Kompania ka raportuar më herët se pilula përgjysmon shtrimet në spital dhe vdekjet në mesin e pacientëve me simptoma të hershme të COVID-19.

LEXO EDHE:  Eksperti i Shëndetit Publik tregon arsyet kryesore përse maskat duhen mbajtur në të gjitha ambientet

LEXO EDHE:  Rastet me mpiksje gjaku/ EMA mban nën kontroll AstraZenecën

Një pilulë antivirale që njerëzit mund të marrin në shtëpi për të reduktuar simptomat e tyre dhe për të përshpejtuar shërimin e tyre mund të jetë inovatore, duke lehtësuar mbingarkesën në spitale dhe duke ndihmuar në frenimin e shpërthimit të rasteve të reja në vendet e varfra dhe me sisteme të dobëta të kujdesit shëndetësor.

Gjithashtu autorizimi i një pilule do të forconte një qasje të dyfishtë ndaj pandemisë: trajtim, me anë të mjekimit dhe parandalim, kryesisht nëpërmjet vaksinimeve./Euronews

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Si ndikon mirëqënia jonë shpirtërore në shëndetin e zemrës?

Publikuar

-

Nga

Nga Dr. Taulant Gishto, mjek kardiolog

Lumturia përkufizohet si një gjendje shpirtërore e karakterizuar nga ndjesia e gëzimit ,kënaqësisë dhe vetëplotësimit…

Të qenurit i plotësuar në jetë nga ana sociale, profesionale dhe ekonomike është kontributi kryesor në ndjenjen e të qënurit i lumtur sipas OBSH.

Por si ndikon lumturia në sëmundjet e zemrës?

Sipas shumë studimeve serioze lumturia ul probabilitetin për sëmundje të arterieve koronare dhe atakut kardiak me 22%.

Njerëzit e lumtur flenë më mirë, konsumojnë më pak duhan, janë më pak nën efektin e stresit, alternojnë më shumë punën me pushimin dhe kanë një prirje ta menaxhojnë më mirë një situatë të vështirë psiko-emocionale…

LEXO EDHE:  Nga Erion Dasho/ Ç’duhet të bëjnë të shëruarit nga COVID?

LEXO EDHE:  Eksperti i Shëndetit Publik tregon arsyet kryesore përse maskat duhen mbajtur në të gjitha ambientet



Rruga drejt lumturisë nuk është e thjeshtë dhe asnjë nga ne nuk mund ta kuptoj me siguri se në cilën fazë të jetës ndihemi vërtet të lumtur por ajo që duhet të bëjmë është të mbledhim bashkë copëza të ndryshme emocionesh pozitive dhe me to të rikrijojmë një tablo ku mërzitja dhe deluzioni mos të gjendet në sfondin e saj..

Bëhuni pozitiv pasi kjo thjesht ju shton jetën..Fjala e bukur popullore:”E qeshura zgjat jetën ” materializohet më së miri në shkencë.

Buzeqesh dhe bota do ta kthej mbrapsht..Dhe në mos bota, zemra me siguri duke ta shtuar jetën…

 

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Sezoni i gripit/ Paralajmërojnë ekspertët: Virusi që qarkullon i rëndë për të moshuarit

Publikuar

-

Nga

Sezoni i ardhshëm i gripit mund të jetë i rëndë për të moshuarit, tha të martën Agjencia Evropiane e Shëndetit Publik.

Lloji kryesor i raportuar i virusit të gripit që qarkullon është ai që prek në mënyrë disproporcionale të moshuarit, tha në një deklaratë Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Vaksinat shpesh janë më pak efektive kundër tij, paralajmëroi agjencia. Shumë qeveri evropiane kanë filluar fushatat për të inkurajuar popullatat vulnerabël që të marrin vaksinën kundër gripit.

“Zbulimet e hershme të nëntipit A (H3N2) janë një tregues se sezoni i ardhshëm i gripit mund të jetë i rëndë, megjithëse nuk mund ta dimë me siguri se si do të duket sezoni i ardhshëm i gripit,” tha Pasi Penttinen, kreu i programit të gripit në Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

LEXO EDHE:  Rastet me mpiksje gjaku/ EMA mban nën kontroll AstraZenecën

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Drejtoria Tatimore Durrës bllokoi llogaritë e 106 bizneseve gjatë Covid-19



“Një rritje e madhe e infeksioneve të gripit gjatë pandemisë së vazhdueshme COVID-19 mund të ketë pasoja serioze për të moshuarit dhe ata me sistem të dobët imunitar dhe mund të vendosë një barrë shtesë për sistemet shëndetësore”, shtoi ai.

Përafërsisht 20% e popullsisë sëmuren nga gripi çdo vit, ku një të katërtën e personave të infektuar zhvillohen simptoma.

Të moshuarit dhe njerëzit që janë shtatzënë ose që kanë probleme kronike shëndetësore janë në rrezik më të madh për të përjetuar komplikime të rënda nga gripi.

Agjencia thotë se mijëra njerëz vdesin nga komplikimet e gripit çdo vit në Bashkimin Evropian./euronews

LEXO TE PLOTE