Connect with Us

Denoncimi i STOP/ Policia sekuestron dhe zhduk armën e gjahut

Denoncim

Denoncimi i STOP/ Policia sekuestron dhe zhduk armën e gjahut

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Emisioni “Stop” shkoi në Sarandë pasi të moshuarit Sotir Koloi i është sekuestruar arma e gjahut nga policia, pas një sherri familjar, por ende nuk gjen një procesverbal për këtë akt dhe as armën.

“I jam drejtuar emisionit Stop se kam pasur një sherr me gruan. Për këtë arsye sipas sherrit që bëmë më erdhi policia këtu. Këtu ka qenë dhe kryeplaku. Policia, Peço Kapua bashkë me Gjergj Tolen morën armën dhe nuk më dhanë ndonjë procesverbal. Tani kërkoj armën që të paraqitem që të bëj, përkthimin e lejes së armës. Unë nuk e kthej se nuk e kam marrë. Kam vajtur në komisariat dhe arma nuk gjendet brenda. Më kanë përcjellë. Me atë armë tani, ai që e shiti, se ç’i bënë mbase e kanë shitur dhe mund të vrasin një njeri. Mua do më kapin se unë e kam në patronazh atë armë”, tha i moshuari.

Koloi takoi ish-kryeplakun e fshatit dhe ky i fundit tregoi, se ishte prezent, kur policia mori armën.

Ish-Kryeplaku: (Flet në telefon me shefin e armatimit të komisariatit Sarandë) Mirëmëngjes, ça bën, si të kam? Kam pat një problem në Xarrë, kur kam qenë kryeplak, i morën çiften njërit edhe i humbi në polici çiftja. Po s’ka dokument tani fare ai, s’ka ku di ai i shkreti, se kam qenë unë, bile kur ia morën edhe vetë. Ky nuk kërkon çiften tani më, por i vete kërkesa nga policia tani më ,që të ç’regjistrohet ajo çifte, ose si i bëhet ai muhabet. Ka qenë Peçua me një tjetër, Peço kapua me një tjetër. Nuk i ka lëshuar njeri fare vërtetim ktij. Unë i kam lëshuar më mbrapa një deklaratë, që kam qenë vetë personalisht, që ia kanë marrë me atje në vend si kryeplak, që kam qenë unë. Jo, jo, ata ia kanë marrë, e kanë çuar në shpi, se ishte e mirë ajo automatike, tani ajo është e vërtetë, që ia kanë marrë çiften, se kam qenë vetë prezent. I kërkohet, që të bëjë regjistrimin e armës,- thotë.

Sotir Koloi: Fizikisht.

Ish-Kryeplaku: Kush të ka kërkuar për regjistrim?

Denoncuesi: Komisariati i Sarandës.

Ish-Kryeplaku: Komisariati i Sarandës thotë, komisariati thotë ky, jo mo.

Sotir Koloi: Hë mo Luli, Lul Iljazi.

Ish-Kryeplaku: Po Luli është ky, ja ky është Luli.

Sotir Koloi: Po unë e kam shënimin.

Ish-Kryeplaku: Luli ma ka kërkuar,- thotë. Ore ktu në Sarandë është, ka ardhë, më takon mua ktu te… je gjë në Sarandë ti? Atje te komisariati. Mirë ik në Komisariat, takoje atje!

LEXO EDHE:  Kush u bë shkak për të hetuar Ylli Ndroqin?

Sotir Koloi: E si mund ta zgjidhi ky ktë?

Ish-Kryeplaku: Ore është problem ajo tani, se e kupton tani, se kur ta marrin, duhet një proçesverbal. Ky s’ka marrë kopje.

Sotir Koloi: Po s’ia kanë bërë fare ata rrezik.

Ish-Kryeplaku: Kanë bërë ata për të bërë, po është fshirë.

Sotir Koloi: E kanë bërë proçesverbalin?

Ish-Kryeplaku: S’i kanë prerë kopje ktij dhe e kanë grisur më mbrapa, siç duket, sepse s’e ka marrë ky kopjen, ose se ku e kanë çuar ata, që e kanë marrë vetë, e kanë grisur proçesverbalin ata, e kanë marrë kshu.

I moshuari iu drejtua komisariatit të policisë, ku deklaroi se arma i është sekuestruar nga Petrit Kapaj, apo Peço, sic njihet në zonë.

Sotir Koloi: Armën mua ma ka marrë Peçua.

Shef i Armatimit: Kush?

Sotir Koloi: Peço Kapua.

Shef i Armatimit: Ç’dokument të ka dhënë, që të ka marrë armën?

Sotir Koloi: Asnjë lloj dokumenti.

Shef i Armatimit: Po ik e gjeje me Peçon. Ç’thotë Peçua?

Sotir Koloi: Peçua thotë, s’ta kam marrë unë, e ka marrë një tjetër.

Shef i Armatimit: Kush?

Sotir Koloi: Nji Gjergji!

Shef i Armatimit: Cili Gjergj?

Sotir Koloi: Unë njoh vetëm Peço kapon, që ma mori armën.

Shef i Armatimit: Po mirë mo, regjistro emrin ktu poshtë, ik te shefi i komisariatit i thuaj kshu, kshu, kshu! Policia, që ke pat atje, ose ky ose ki i merr ai pastaj, i ballafaqon ai, i gjen ai muhabetet.

Sotir Koloi: Se kjo armë mund të bëjë noi diçka, noi krim, noi diçka.

Shef i Armatimit: O Sotir, o Sotir! Ja unë e gjeta ktu, armë teke ke ti?

Sotir Koloi: Po!

Shef i Armatimit: Një Angleze?

Sotir Koloi: HA, Magnum automatike!

Shef i Armatimit: Hë!

Sotir Koloi: Automatike!

Shef i Armatimit: Është automatike kjo.

Sotir Koloi: Ehh..!

Shef i Armatimit: Jooo, ore…

Sotir Koloi: Automatike! Se mirë më mori armën, se mua nuk më dha asnjëlloj proçesverbali, asgjë.

Shef i Armatimit: Ore dëgjo! Kur dorëzon, duhet të të japi nji dokument policia, të mora armën në dorëzim, ta bllokova për ktë punë.

Sotir Koloi: Po!

Shef i Armatimit: Do dali nji proçesverbal bllokimi, nji proçesverbal bllokimi, mo xhaxhi!

Sotir Koloi: Po s’më dhanë gjë, mo!/tvklan.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Denoncim

Drejtor, por me shkollë të mesme/ ZVA e Dibrës: Zonë e largët, askush nuk pranoi pozicionin

Publikuar

-

Nga

Një vit më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e ish-drejtorit të shkollës Selishtë, i cili ishte paguar, rreth 4 muaj, duke qenë në Londër.

Avni Delishi: Unë i kam bërë gjërat siç është për të bërë dokumentacionet, lejet, çdo gjë. Tani nuk jam më në detyrë si drejtor.

Gazetari: Keni qenë me leje?

Avni Delishti: Po, po! Kam marrë leje dhe pastaj kam bërë dorëheqjen edhe kështu që jam okej me pjesët e mija.

Në atë kohë, Policia e Dibrës nisi hetimet për rastin dhe çështja u referua në prokurori. Por të gjithë zyrtarët e përfshirë në këtë çështje  dolën pa lagur nga kjo histori.

Pas një viti, “Stop” u kthye atje për drejtorin e ri, Rubin Kurti, i cili rezulton me shkollë të mesme. Dhe këtë e konfirmon vetë ai.

Dr. shkolla Selishtë, Rubin Kurti: Alo…

Gazetari: Përshëndetje z.Kurti! Si jeni?

Dr. shkolla Selishtë, Rubin Kurti: Mirë faleminderit! Po ju?

Gazetari: Genci Angjellari ju shqetëson, gazetari i emisionit “Stop . Ju jeni drejtor i shkollës Selishtë?

Dr. shkolla Selishtë, Rubin Kurti: Po!

Gazetari: Prej sa kohësh?

Dr. shkolla Selishtë, Rubin Kurti: Prej një viti, 24 gusht 2020.

Gazetari: Doja të të pyesja drejtpërdrejt, sepse ka mbërritur një informacion në redaksinë tonë, që ju keni shkollën e mesme dhe nuk përmbushni kriteret për të qënë drejtor në këtë shkollë!

Dr. shkolla Selishtë, Rubin Kurti: Jo, jo, unë s’kam shkollë të mesme fare…!

Gazetari: Çfarë arsimi keni ju lutem?

Dr. shkolla Selishtë, Rubin Kurti: Ëëë të lartin kam…

Gazetari: Për çfarë ke mbaruar ?

Dr. shkolla Selishtë, Rubin Kurti: Më fal një sekondë të lutem, ëëë.., do kontaktoj me drejtoreshën dhe do të kthej përgjigje…!

Gazetari: Po unë po të pyes për arsimin tënd. Drejtoresha nuk ka lidhje me arsimin, që ke bërë. Më kupton…?

Dr. shkolla Selishtë, Rubin Kurti: Më fal zotëri! Unë kam vetëm vendim zëvendësues…

Gazetari: Po me shkollë të mesme, nuk mund të jesh drejtor! Më kupton?!

Dr. shkolla Selishtë, Rubin Kurti: Po tashi e kanë bërë ato, unë pres vendimin e atyre dhe jam dakord, që ta lej. A më kupton?

Gazetari: Mirë, të uroj suksese…!

Drejtoresha e ZVA, Brikena Dani, në një bisedë “off records” me gazetarin e “Stop” shprehet se ka menduar që do të bëhej një emision për të promovuar punësimet e Zyrës Vendore.



Gazetari: Unë fola vetë me drejtorin dhe ai realisht më tha: do pyes drejtoreshën… Njëherë tha kam shkollën, e pyeta çfarë shkolle ke, a mund të ma thuash? Ai tha” do pyes drejtoreshën për shkollën. Më kupton…?

Dr. ZVA Dibër, Brikena Dani: Jeni marrë boll e keni goditur ZVA-Dibër! Mua më vjen shumë keq, që…

Gazetari: Por është realisht shumë keq, sinqerisht Brikenë! Unë kam respekt për atë çfarë përfaqësoni si Brikenë, por si drejtoreshë, le shumë për dëshiruar…

LEXO EDHE:  Rokadë në komisariatet e Korçës dhe Pogradecit/ Zbardhen emrat e të larguarve dhe kush i zëvendëson

LEXO EDHE:  Operacioni “Stop”, arrestohet 26 vjeçari/Akuzohet për trafikimin e 19 afganëve

Dr. ZVA Dibër, Brikena Dani: Unë mendova, që mbas emisionit të dytë të vjetshëm, do të kishim edhe një emision të tretë, që të vinit të shikonit të gjithë punësimet me Portal, gjithë punësimet, që u bënë me kontrata…

Gazetari: Brikenë, nuk mund të shesim gjërat normale si sukses! Më kupton? Ato duhet të funksiononi normalisht kështu…

Drejtoresha e ZVA Dibër, Brikena Dani, e pranon faktin që drejtori i ri i shkollës është me shkollë të mesme, por pretendon se do të qëndrojë derisa të hapet konkurrimi.

Gazetari: Pse me shkollë të mesme, kur ne e dimë, që një edukatore në një kopsht, nuk fillon dot punë pa shkollë të lartë..?

Dr. ZVA Dibër, Brikena Dani: Tani kemi çështje të tretë?

Gazetari: Jo!

Dr. ZVA Dibër, Brikena Dani: Do vemë në dispozicion të gjithë informacionin, që e kërkoni.

Gazetari: Po unë e kam informacionin. Fola vetë me drejtorin, Rubin Kurtin dhe ai e pranon, që është me shkollë të mesme…

Dr. ZVA Dibër, Brikena Dani: Po mirë krahas atyre, që ju keni …,unë them hajdeni tani të tre të shkojmë në Selishtë dhe pastaj të shohim…!

Gazetari: Ok! Por çfarë do bëjmë ne në Selishtë? Po ja,, vajtëm?

Dr. ZVA Dibër, Brikena Dani: Jemi me të drejtë për vendimin, që kemi marrë, pasi ju t’i shikoni ato mësues, që janë atje dhe të jemi ballë për ballë me të gjithë ato mësues, të cilët kanë bërë atë refuzimin…

Gazetari: Kë refuzim?

Dr. ZVA Dibër, Brikena Dani: Refuzimin e marrjes së detyrës deri në konkurrim, për të ushtruar kompetencat e drejtorit…

Gazetari: Dhe duhet, që një pa shkollë, duhet të vesh..?!

Dr. ZVA Dibër, Brikena Dani: Pas emërimit, që kemi bërë dhe ajo…

Gazetari: Po nuk ka justifikim Brikenë, sinqerisht! Një edukatore nuk hyn dot në një kopsht pa shkollë të lartë, pa profilin e duhur. Si mund të emërohet një drejtor me shkollë të mesme? Më kupton? Çfarë shembulli do i japim brezave ose mësuesve..?

Dr. ZVA Dibër, Brikena Dani: Për këto kam fol shumë gjatë herën e kaluar. Gjithsesi e drejtojmë dhe e shohim të bëjmë më të mirën në punën tonë, kam fol shumë gjatë lidhur me këtë.

Gazetari: Nuk është më e mira, sinqerisht…! Nuk e di a ka në Republikën e Shqipërisë një drejtor me shkollë të mesme. Nuk e di…!

Dr. ZVA Dibër, Brikena Dani: Është një zonë e largët edhe pjesa tjetër nuk plotëson kriterin. Por që kemi bërë një emërim për dikë, që merr përsipër detyrën, deri në konkurrim, deri në hapjen e procedurave…

Gazetari: A e parashikon ligji këtë lloj procedurë?

Dr. ZVA Dibër, Brikena Dani: Unë nuk po fsheh faktin, që ky, që kemi emëruar, është me shkollë të mesme…/tvklan

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Skandali në Fiks Fare/ 300 mijë lekë ryshfet në Apelin e Vlorës për të caktuar një datë gjyqi

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në Gjykatën e Apelit të Vlorës, ku punonjës të kësaj gjykate, në bashkëpunim me avokatë-sekserë, kanë vendosur edhe çmime për shërbimet; 300 mijë lekë për caktimin e një date gjyqi. 70 mijë për zbardhjen e vendimit! Në fakt, nuk është “meny” restoranti, por kaq paguajnë qytetarët që të “mbarojnë punë” në këtë gjykatë. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua një qytetare, e cila u zvarrit për gati 2 vjet për të caktuar një datë gjyqi për të zgjidhur martesën. Pasi priti procedurat normale dhe nuk mori shërbim, avokatja i kërkon 300 mijë lekë për t’ia dhënë punonjësve të gjykatës që të caktohet data e gjyqit. Dhe, vetëm disa ditë pas dhënies së kësaj shume, Gjykata e Apelit cakton datën dhe zhvillon gjyqin që u zvarrit 2 vjet me procedura normale.

Daniela Hajdini (Zeka) tha për gazetarët e “Fiks Fare” se i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për të zgjidhur martesën në vitin 2018. Në Fier ka zgajtur një vit gjyqi. Ajo apeloi vendimin në Vlorë. “Në Vlorë kam gati 2 vjet që s’më nxjerrin një datë për seancën gjyqësore. Unë jetoj në Roskovec te prindërit dhe më duhet të lëviz disa herë për në Vlorë. Jam interesuar disa herë, te gjyqtari, në sekretari, më thonë, prit, prit. Kemi bërë kërkesën e përshpejtimit mbi 10 herë, akoma duhet të pres. Gjyqtarin e parë e kapi Vetingu, me të dytën po pres” thotë ajo, duke shtuar se kërkon vetëm të bëhet gjyqi, pasi “secili duhet të shikojë jetën, si ai dhe unë”. Qytetarja thotë se ka zënë edhe një avokate. “Unë kam një avokate, Dhurata Sulaj. E kisha në Fier dhe tani e kam në Vlorë. E kam paguar në Fier dhe më ka thënë që në Apelin Vlorë nuk donte ryshfete, jam e paguar. Kaq. Tani unë pres datë nga ajo, në telefon më tha që donte ryshfete të tjera. Donte para të tjera që ta mbyll brenda muajit” thotë denoncuesja.

Pas denoncimit, qytetarja takon avokaten Dhurata Sulaj, në afërsi të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe shkojnë dhe takojnë sekretaren e gjyqtares. Shkojnë brenda gjykatës dhe i thotë se ka biseduar dhe ta marrin parasysh atë kërkesën për përshpejtim. I japin emrin sekretares (Deniela Zeka) dhe të ish burrit, dhe i thotë se është e vitit 2018. Sekretarja i thotë ok dhe ato largohen nga gjykata. Më pas ulen në lokalin në afërsi të gjykatës dhe bëjnë pazarin. Denoncuesja i thotë se sa t’u jap, ndërsa avokatja i thotë se e ke dëgjuar atë historinë kush paguan… Denoncuesja i thotë përse nuk i ka thënë që duhen lekë, ndërsa ajo i përgjigjet “pse nuk e di ti këtë?!”. “Më lër mua lekë këtu që të nxjerr datën e gjyqit, kaq di unë” i thotë avokatja. Denoncuesja i thotë se s’ka marrë lekë me vete, ndërsa ajo i përgjigjet se “për çfarë të doja unë ty, për sy të bukur dhe për syze?”. “Unë i thashë (sekretares), i mbajti shënim ajo. Zemra, 20 herë kam bërë kërkesa. po nuk i kove…” i thotë avokatja, ndërsa i kërkon edhe lekët. Denoncuesja e pyet sesa lekë duhen. “Më bjer mua nesër në mëngjes 300 mijë lekë të mbaroj punë. Bjer lekët këtu të dalë data atje!” i thotë ajo.

Të nesërmen, denoncuesja shkon sërish në Vlorë dhe e takon avokaten në kafenenë në afërsi të Gjykatës së Apelit Vlorë, duke i dhënë edhe shumën prej 300 mijë lekësh. E takon para gjykatës dhe avokatja Dhurata Sulaj i kërkon direkt lekët. Avokatja i thotë se do të nxjerrë datën ditën e premte dhe të hënën do të kthejë përgjigje. Më pas, i jep 300 mijë lekë. Avokatja i thotë se të hënën të presë përgjigje. Denoncuesja e pyet se kush ishte ajo që takuan dje, ndërsa avokatja i përgjigjet “sekretarja jote, e gjyqit”. E pyet edhe për gjyqtaren, ndërsa i përgjigjet se është Iliba (Bezati), kryetarja (e Gjykatës së Apelit Vlorë). Avokatja i thotë se gjyqtaren e quajnë Iliba, ndërsa “kjo që takove ti, është Marjola, sekretarja”.

Disa ditë pas pagesës, në adresën e denoncues mbërrin një fletë thirrje për znj. Daniela Zeka që të paraqitet pranë kësaj gjykate më datë 14 korrik 2021, ora 09.20 në çështjen civile me palë të paditur Bledar Zeka, me objekt zgjidhje martese”. Trupi gjykues që gjykon çështjen përbëhet nga; Relator – Iliba Bezati, anëtar Sokol Ngresi, Nazmi Troka. Denoncuesja paraqitet në këtë datë në Apelin e Vlorës. Dëgjon thirrjen për çështjen civile me paditës Daniela Zeka dhe avokate Dhurata Sulaj dhe paraqitet në gjyq. Thirret në seancë dhe i përgjigjet gjyqtares Iliba Bezati se ka hequr dorë nga ankimi. “Çelim seancën gjyqësore me paditës Daniela Zeka… Atëherë, Gjykata e Apelit vendosi pushimin e shqyrtimit të çështjes” thotë gjyqtarja Iliba Bezati.

Pas dhënies së vendimit që zgjati pak sekonda, shkon dhe avokatja duke e pyetur se çfarë ndodhi. Më pas i thotë se tani mund të shkosh te Gjendja Civile që të marrë mbiemrin e saj. Më tej pohon se do të mundohet që ta bëjnë shumë shpejt vendimin. “Ajo (sekretarja) e di shumë mirë, i kam ngrënë veshët”, ndërsa me mimikë i thotë se “e kam paguar, të gjitha i kemi bërë”. Avokatja i thotë se do mundohet që t’i japë vendimin me kryesekretaren. “Është Bona, shoqja ime, ç’ke” i thotë.

Por edhe pas dhënies së vendimit, avokatja po zvarriste zbardhjen dhe i kërkon sërish para për t’ia përshpejtuar në Gjykatën e Apelit. Denoncuesja shkon sërish në Vlorë dhe takon avokaten Dhurata Sulaj. Avokatja i thotë se i ka bërë gjyqin në Fier dhe në Apel. “Mbaroi gjyqi dhe ta nxora datën. Procedurat për të çuar në Fier janë tjetër gjë. Deri te mbarimi i gjyqit ishe me mua, këto janë shërbime të tjera. Ti do të ndihmohesh apo… Unë të thashë duhet të paguash përsëri, ti më the s’kam përse të paguaj” i thotë, ndërsa denoncuesja i përgjigjet se ka paguar 30 mijë lekë taksi për të shkuar në Vlorë. “Të mi kishe dhënë mua, kishe mbaruar punë. Është procedurë tjetër. Është procedurë administrative” i thotë, ndërsa denoncuesja i kthen përgjigje se kjo çupa ka ikur. “Ç’të duhet ka ikur apo s’ka ikur. Më lër ndonjë lekë. Asnjëri s’e nxjerr nga radha për ty” i thotë. Në fund i kërkon edhe shumën që duhet të paguajë. “Do më lësh 12 mijë lekë për pullën dhe 50 për shërbimin që do të të bëj unë. Unë s’të jap letrën po s’më dhe lekët” i thotë. Qytetarja i jep 40 mijë lekë të vjetra, ndërsa avokatja i thotë se i ka edhe 30 mijë borxh. Ditën e hënë, i dërgon një zarf me vendimin e shkurtuar, të firmosur nga sekretaria e Gjykatës së Apelit Vlorë. Vendimi është firmosur në fund nga kryesekretarja Valbona Musta, por ajo i ka dërguar vetëm dispozitivin me vula të njoma të Gjykatës së Apelit të Vlorës. Por, në vendim mungojnë firmat e tre anëtarëve të trupit gjykues, me kryesuese Iliba Bezati dhe me anëtarë Sokol Ngresi dhe Nazmi Troka. Në mes të muajit shtator 2021, në adresë të denoncueses shkon edhe vendimi i zbardhur.

***

Denoncuesja takon avokaten Dhurata Sulaj, në afërsi të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe shkojnë dhe takojnë sekretaren e gjyqtares.

 

GJYKATA E APELIT, VLORË

Denoncuesja – Te gjykata jam, te trotuari. Ëë ja, të pash. Hajde. Ça po bën, opo lëre, ça po bën? Mëndja…

Avokatja – Të prita për Zotin, çfarë do për Zotin? Ti vete gjyqtarit…

Denoncuesja – … është?

Avokatja – Jo, nuk është.

 Futen brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit Vlorë në sallën e gjyqit, takojnë sekretaren

Punonjësi i gjykatës – Thuaj ta mbyllin derën

Avokatja – Ik, mbylle derën! Më thuaj emrin?

Denoncuesja – Daniela Zeka.

Avokatja – Kam bërë një kërkesë… Është zgjidhje martesë, vetëm që të heqë mbiemrin nga gjendja civile, se ka marrë tjetër burrë dhe kanë bërë fëmijë bashkë.

Sekretarja – Po ja ta mbaj shënim.

Avokatja – Po të lutem…

Sekretarja – Si e ka emrin?

Denoncuesja – Daniela Zeka.

Avokatja – Daniela Zeka.

Sekretarja – Po burri?

Denoncuesja – Bledar Zeka.

Avokatja – Ish-burri, Bledar Zeka.

Avokatja – Kam bërë kërkesën, të kam lënë diçka, … diçka. Është e 2018-ës.

Denoncuesja – Është e disata herë që po vij këtu për të njëjtën gjë.

Avokatja – Është zgjidhje martese, hë të keqen motra, se… Ikim?

Denoncuesja – Faleminderit.

Ulen në një lokal…

Avokatja – Ti për çfarë do ta dish?

Denoncuesja – Sa t’u jap unë atyre?

Avokatja – Motra, nuk të them unë motra.

Denoncuesja – Tani ti më the po unë s’di shumëzim, apo pjesëtim çfarë me the. S’e mora vesh unë. Kam hall, më shumë…

Avokatja – Moj ti, ke dëgjuar atë historinë ti kush paguan… Unë i kam bërë kërkesat.

Denoncuesja – Po mirë po pse s’ma the ti mua më parë këtë.

Avokatja – Pse nuk e di ti këtë.

Denoncuesja – Jepja lekët atij që zuri Vetingun lekët dhe e kishte mbaruar.

Avokatja – Pse nuk e di ti këtë.

Denoncuesja – Po ku di gjë unë, nuk jam marrë me këto punë. Jam marrë unë me këto punë?

Avokatja – Ore më lër mua lekë këtu të nxjerr unë datën e gjyqit, kaq di unë.

Denoncuesja – Po sa mund të lë?

Avokatja – Sa të duash ti, s’të them unë kaq e aq. Sa mendon ti?

Denoncuesja – Po sa më shkon, se unë s’kam marrë lekë. Se unë e kam andej burrin dhe i them.

Avokatja – Po unë të thashë, të thashë. Për çfarë të doja unë këtu, për sy të bukur dhe për syze?! Unë të thashë, i mbajti shënim ajo (sekretarja).

Denoncuesja -Po mirë i mbajti shënim, po unë vij prapë nesër ti bie.

Avokatja – Jo moj të vetë shtrenjtë ashtu. Pse sot s’erdhe për këtë punë?

Denoncuesja -S’më vete shtrenjtë mua moj, se vij prapë s’e kam problem.

Avokatja – Po mirë hajde ça të them unë.

Denoncuesja – S’e kam problem, po tani sa tu jap?

Avokatja – Sa të me ndodh ti, unë jam këtu.

Denoncuesja – Po me 50-çe atë s’e gënjen dot, di gjë unë.

Avokatja – Motra, 20 herë kam bërë kërkesa.

Denoncuesja -Sa herë të kam thënë unë ty.

Avokatja – Po nuk i kove, nuk…

Denoncuesja – Po unë ty sa herë të kam thënë. Dhurata, duan lekë aman?

Avokatja – Po si moj nuk duan lekë, qysh nuk i dashkan lekët.

Denoncuesja – Ti jap ty dhe ndahua lekët.

Avokatja – Mi jep mua dhe e di unë.

Denoncuesja – E mirë.

Avokatja – Bjemë lekët të të shërbej, bjem lekët të shërbej.

Denoncuesja -Aman kështu qënka puna, po të paktën të më mbyllet brenda muajit, ma bëni brenda muajit të paktën. Të vij nesër ti bie, do vij prapë.

LEXO EDHE:  Kush u bë shkak për të hetuar Ylli Ndroqin?

LEXO EDHE:  Rokadë në komisariatet e Korçës dhe Pogradecit/ Zbardhen emrat e të larguarve dhe kush i zëvendëson

Avokatja – Po mirë moj s’të thashë gjë. E zgjidh ti vetë hallin tënd.

Denoncuesja – Po sa do t’i them burrit t’i dërgojë që andej.

Avokatja – Aa ti s’je pa lekë moj lumadhe, kushedi sa lekë duhen.

Denoncuesja – Po tani mund të duan rrumbullak ata, 500 – çe.

Avokatja – Ça bën ti moj, ça bën ti. Mbush kjo more.

Denoncuesja – Po këtë di unë, hë? Moj ti tani, 200, 300?

Avokatja – Më bjer mua nesër 300 mijë lekë të mbarosh punë, ça 500-çe thua.

Denoncuesja – E mirë hajde, do vij prapë me kushëririn.

Avokatja – Po dhe ky, mi dërgo me kë të duash.

Denoncuesja – Ti dërgoj me kë të dua?

Avokatja – Me kë të duash.

Denoncuesja – Tani, do ti japësh atyre të mbarojnë?

Avokatja – Moj ç’punë ke ti, bjemë lekët këtu të të dalë data atje.

Denoncuesja – Të lutem, pse s’më thua?

Avokatja – Pse unë do të thëm ty që duhen lekë për të paguar.

Denoncuesja – Ku di gjë unë. Unë s’kam ndënjur gjithë jetën këtu që të…

Avokatja – Mirë, hajde.

Denoncuesja – Mirupafshim.

***

Të nesërmen, denoncuesja shkon sërish në Vlorë dhe e takon avokaten në kafenenë në afërsi të Gjykatës së Apelit Vlorë, duke i dhënë edhe shumën prej 300 mijë lekësh.

Avokatja – Vetëm je?

Denoncuesja – Vetëm, më solli.

Avokatja – Ëë, më jep lekët dhe ik.

Denoncuesja – Hajde, hajde ulemi.

Avokatja – Tani, kur është e premte?

Denoncuesja – E premte është pasnesër po do më nxjerrësh datën aman?

Avokatja – Absolutisht.

Denoncuesja – Të hënën pres përgjigje për atë.

Avokatja – Dale, kafeja çu bë?

Denoncuesja – Dale, se qysh i mora i theva të tëra unë. 1, 2, 3, 4 (50 mijë lekëshe). 1, 2, 3, 4, 5 (20 mijë lekëshe). Numëroji edhe njëherë.

Avokatja – Jo, 5 megjithë atë! 100, 200. 1, 2, 3, 4, 5 (20 mijë lekëshe). Treqindë (300 mijë lekë të vjetra).

Denoncuesja – Tani, të premten pres përgjigje.

Avokatja – Të hënën, të hënën.

Denoncuesja – Të hënën? Do më marësh vetë, apo të marr unë? Vetëm e dua këto dy javët e para bej çmos. Tani, ajo që takuam ne ça ishte, sekretare ça ishte?

Avokatja – Sekretarja jote.

Denoncuesja – Sekretarja?

Avokatja – Jotja.



Denoncuesja – E imja?

Avokatja – E gjyqit tënd.

Denoncuesja – Po avokatja ça e quanin?

Avokatja – Iliba, gjyqtarja. Ajo sekretarja do ja vërë përpara ajo do i thotë kështu, kështu, kështu.

Denoncuesja – Moj po kjo, ça e quajnë këtë.

Avokatja – E-mail ke ti?

Denoncuesja – E-mail, ta dërgoj në “ËhatsApp” po pata, do shikoj telefonin kam e-mail apo jo. Tani këtë…

Avokatja – Tani ti ke një njeri që të nisë një e-mail?

Denoncuesja – Kam, po për çfarë do ma nisësh e-mail -in? Do ikësh ti, këtë ça e quanin?

Avokatja – Iliba.

Denoncuesja – Po kjo ishte tjetër moj.

Avokatja – Kjo është Marjola, kjo që takove ti, sekretarja.

Denoncuesja – Gjyqtarja?

Avokatja – Iliba. Ik!

Denoncuesja – Në rregull.

***

Disa ditë pas pagesës, në adresën e denoncues mbërrin një fletë thirrje për znj. Daniela Zeka që të paraqitet pranë kësaj gjykate më datë 14 korrik 2021, ora 09.20 në çështjen civile me palë të paditur Bledar Zeka, me objekt zgjidhje martese”. Trupi gjykues që gjykon çështjen përbëhet nga; Relator – Iliba Vezani, anëtar Sokol Ngresi, Nazmi Troka. Denoncuesja paraqitet në këtë datë në Apelin e Vlorës. Dëgjon thirrjen për çështjen civile me paditës Daniela Zeka dhe avokate Dhurata Sulaj dhe paraqitet në gjyq.

Gjykata e Apelit Vlorë – Çështje civile, paditës Daniela Zeka, i paditur Bledar Zeka. Avokate Dhurata Sulaj, salla 1, kati 1.

Denoncuesja paraqitet në sallën e gjyqit

Gjyqtarja Iliba Bezati – Daniela Zeka?

Denoncuesja – Po.

Gjyqtarja Iliba Bezati – Ke hequr dorë nga ankimimi?

Denoncuesja – Po.

Gjyqtarja Iliba Bezati – Kush e ka bërë ankimimin?

Denoncuesja – Unë e kam bërë.

Gjyqtarja Iliba Bezati – Ti e kë bërë?

Denoncuesja – Po.

Gjyqtarja Iliba Bezati – Ulu.

Denoncuesja – Këtu.

Gjyqtarja Iliba Bezati – E ulu. Çelim seancën gjyqësore të çështjes civile Daniela Zeka paditëse. I paditur Bledar Zeka, për zgjidhje martese.

Denoncuesja – Daniela Zeka unë.

Gjyqtarja Iliba Bezati – Daniela e pranishme. Ti je Bledari?

I padituri – Po.

Gjyqtarja Iliba Bezati – Të dy të pranishëm. C cështja vjen në Gjykatën e Apelit, mbi ankmimin e palës paditëse Daniela Zeka, e cila ka hequr dorë nga ankimi. Pyetet kërkuesja nëse i qendron kësaj kërkese.

Denoncuesja – Po i qendroj.

Gjyqtarja Iliba Bezati – I qendron kësaj kërkesë. Atëherë, Gjykata e Apelit vendos pushimin e shqyrtimit të çështjes në Gjykatën e Apelit.

Denoncuesja – Faleminderit.

Vjen avokatja…

Avokatja – Mbaroi?

Denoncuesja – Po.

Avokatja – Në rregull. Jaq se do të vij.

Denoncuesja – Flasim jashtë. Pushimin e vendimit, si e thotë kjo?

Avokatja – Ç’punë ke, që të vesh në Gjendjen Civile të marrësh mbiemrin tënd, do mundohem ti them unë ta bëj shumë shpejt.

Denoncuesja – Aman ta marr brenda 5 ditësh, nëse duan ndonjë kafe tjetër ua jap.

Avokatja – Ajo (sekretarja) e di shumë mirë, i kam ngrënë veshët. Të gjitha i kemi bërë, do Zoti i bën.

Denoncuesja – Aman nëse do një kafe tjetër të mbaroj punë se dua të iki me vajzën e vogël në Itali, nuk po iki dot se s’po mbaroj divorcin.

Avokatja – Ok, do mundohem ta zgjidh unë me sekretaren.

Denoncuesja – Me sekretaren këtu?

Avokatja – Me kryesekretaren, ajo që nis vendimet, që mos…

Denoncuesja – Është këtu? Ç’është kjo kryesekretare.

Avokatja – Bona, një shoqja ime ç’punë ke.

Denoncuesja – Aman vetëm ma zgjidh këtë punë. Nëse do ndonjë gjë ajo se s’pyes për këto gjëra unë. Unë dua vetëm që të iki brenda korrikut, se më kalon afati i vajzës për regjistrim.

Avokatja – Do t’i them ta bëj këtë.

Denoncuesja – Kur të pres përgjigje unë?

Avokatja – Deri mbasdite do ta konsumoj që ta nisi me shkurtim…

Denoncuesja – Po sa më shpejt që të mundet ajo. Vetëm sa më shpejt.

Avokatja – Ti vetë ça the, ti vetë ça the?

Denoncuesja – Ajo më tha i qendroj kësaj.

Avokatja – Je dakort?

Denoncuesja – Po i thashë unë i qëndroj.

Avokatja – Në rregull. Ik më lër ta mbaroj këtë punë.

Denoncuesja – Mirupafshim.

***

Por, avokatja tani po zvarriste zbardhjen e vendimit të Apelit Vlorë dhe i kërkon sërish para për t’ia përshpejtuar në Gjykatën e Apelit.

Denoncuesja – Tani kjo sekretarja kishte ikur, e merr dot në telefon të më ashtu mua.

Avokatja – O zemra ime dëgjo mua. Unë kam qenë avokatja jote në Fier. Të bëra gjyqin në Fier, të bëra dhe gjyqin në Apel. Mbaroi gjyqi, ta nxora datën. Tani procedurat për të çuar në Fier janë tjetër gjë. Deri ta mbarimi i gjyqit ishe me mua, këto janë procedura të tjera.

Denoncuesja – Këtu ishim bashkë?

Avokatja – Këto janë procedura të tjera. Nëse do shërbim.

Denoncuesja – Ne s’kemi bërë shkollë dhe s’marim vesh nga këto, prandaj. Ti ke bërë një thes me shkollë.

Avokatja – Po jo moj, lëre shkollën. Unë po të them edhe njëherë, di do të ndihmohesh.

Denoncuesja – Të më ndihmosh të më regjistrosh çupën tani, se vjen gushti dhe s’e regjistroj dot më unë.

Avokatja – Po unë kur të thashë duhet të paguash përsëri, ti më the s’kam përse të paguaj.

Denoncuesja – Ku di gjë unë që ishin kështu ato.

Avokatja – Po tani ti s’më beson mua, pse nisesh në rrugë për këtë.

Denoncuesja – Kam paguar 30 mijë lekë taksi që kam ardhur.

Avokatja – Pse do të vish me taksi, të mi kishe dhënë mua ato lekë do të kishe mbaruar punë. Do ta nisja unë me një avokate dhe do të merrje Niken. Kjo është tjetër procedurë, procedurë administrative.

Denoncuesja – Kjo çupa këtu ka ikur, sot s’m’i jep dot.

Avokatja – Po ç’të duhet ty ka ikur apo s’ka ikur ajo.

Denoncuesja – Tani dua të mbaroj punë me çupën se më mbaron afati tani në korrik edhe në gusht nuk e regjistroj dot.

Avokatja – Po më lër ndonjë lekë moj zemra ime.

Denoncuesja – Po sa të lë unë tani se unë jam edhe një çik hollë tani.

Avokatja – Është punë, asnjëri nuk e nxjerr nga radha për tyja.

Denoncuesja – Sa, sa ti jap? Unë 40 mijë lekë (të vjetra) kam me vete.

Avokatja – Ëëë 40 mijë, ke paguar edhe 30 taksi ti.

Denoncuesja – Pse do më shumë ajo?

Avokatja – Po ç’punë ke ti kush do? Do puna moj zemra ime!

Denoncuesja – 50, sa do 50? Tani kjo është e sigurtë që mua më vjen letra të hënën tani?

Avokatja – Di do më lësh mua 12 mijë lekë të pullës dhe një 50-çe për shërbimin që do të të bëj unë.

Denoncuesja – Të hënën ta kam atje?

Avokatja – Do vij vetë moj, do vij vetë. Do vij vetë në Fier të hënën që në 8-të.

Denoncuesja – Do më marësh të hënën?

Avokatja – Po s’i s’do të të marr, s’të jap letrën po s’më dhe lekët. 12 mijë bën..

Denoncuesja – Unë 40 kam, se 60 kisha të gjitha.

Avokatja – Ee uu, paguaj nëpër taksira ti. 62, do më japësh edhe një 7 mijë lekëshe mua, bëjnë 70 mijë.

Denoncuesja – Po ça të bëj, ça të bëj.

Avokatja – Do më japësh edhe një 30-çe të hënën. Do më japësh edhe një 30-çe të hënën, do vij shumë shpejt unë.

Denoncuesja i jep 40 mijë lekë të vjetra

Avokatja – Po më ke edhe një 30 mijë lekësh. Dhe do marrësh te Nikja vendimin që ta çosh në Gjendjen Civile që të regjistrosh fëmijën.

Denoncuesja – Dhe të marr mbiemrin tim, se më mbaron afati…

Avokatja – Po, poooo.

Ditën e hënë, i dërgon një zarf me vendimin e shkurtuar, të firmosur nga sekretaria e Gjykatës së Apelit Vlorë. Vendimi është firmosur në fund nga kryesekretarja Valbona Musta, i ka dërguar vetëm dispozitivin me vula të njoma të Gjykatës së Apelit të Vlorës. Por, në vendim mungojnë firmat e tre anëtarëve të trupit gjykues, me kryesuese Iliba Bezati dhe me anëtarë Sokol Ngresi dhe Nazmi Troka. Ndërkohë, në mes të muajit shtator 2021, në adresë të denoncueses, vjen edhe vendimi i zbardhur./tch

 

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi në “Stop”/Aplikon për vizë amerikane, zbulon se i kanë vjedhur numrin e amzës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kemi udhëtuar sot drejt qytetit të Lezhës, pas denoncimit të zonjës Bardhe Prenga, e cila ka mbaruar gjimnazin në shkollën e mesme në fshatin Fan të Mirditës në periudhën 1991-1995 dhe më pas ka ndjekur dhe studimet e larta.

Prenga ka denoncuar në emisionin “Stop” se i është krijuar një problem pas aplikimit për vizë amerikane. Ajo tregon se nga ambasada i kërkohet një vërtetim për dëftesën e shkollës së mesme, por rezulton se nuk ekziston numri i amzës së saj.

“Mua më është dashur që të plotësojë një dosje për vizë amerikane, më janë kërkuar dokumentet sipas legjislacionit në fuqi. Mes dokumenteve është dhe një vërtetim për shkollën e mesme. Unë jam Bardhe Prenga jam lindur në Mirditë dhe kam mbaruar aty shkollën e mesme në vitin 1995. Më pas kam kryer studimet e larta në Shkodër dhe jam diplomuar, kam kryer dhe shkollë për infermieri., I bie që numri i amzës të jetë i rregull, tani që më kërkohet një vërtetim notash nuk e gjej në arkivë. Më është kthyer që nuk figuroj me këtë numër amze. Jam drejtuar tek “Stop” pasi dua të di se kush e mban këtë numër amze dhe pse nuk gjendet në arkiva”, tregon qytetarja.

Pas denoncimit të zonjës Prenga, “Stop” ka shkuar drejt njësisë administrative Fan Mirditë, për të shkuar në shkollën e mesme “Ndrec Ndue Gjoka”, ku Bardhe Prenga ka ndjekur gjimnazin.

Drejtori aktual Frrok Vokrri shprehet se kur ka marrë detyrën nuk ka patur asnjë dokument amze, apo regjistri të veçante.

“Materialet i kemi dorëzuar deri në vitin 2005, janë dorëzuar atje, në arkivë. Nuk i kam dorëzuar unë, i kanë dorëzuar para meje. Nga 2005 deri në 2014  i kam unë këtu. Në vitin 2014 e këtej kam me një regjistër të veçantë, para 2014 nuk ka patur. Unë nuk e kam gjetur as regjistër dhe asgjë tjetër. Shkolla në 1997 është shkatërruar dhe nuk është gjetur asgjë përveç amzës, që i kishin çuar në një shtëpi private për t’i ruajtur”, ka treguar drejtori.

Po ashtu ai pohon se e njeh zonjën Prenga dhe i ka dhënë mësim, ndërsa kjo e fundit tregon dhe klasën ku ka mësuar gjatë gjimnazit.

“Stop” ka takuar dhe ish-drejtorin e shkollës, Ndue Laska, i cili në vitin 2010 amzat janë tërhequr nga ish-drejtoria arsimore e Rrëshenit dhe janë kthyer në kohën që ai ishte shkarkuar nga detyra.

LEXO EDHE:  Rokadë në komisariatet e Korçës dhe Pogradecit/ Zbardhen emrat e të larguarve dhe kush i zëvendëson

LEXO EDHE:  Sekuestrohet 2. 3 milionë euro pasuri/ Dyshohen të ardhura nga aktiviteti kriminal

“Kjo është një e vërtetë absolute, ky numër amze i përket Bardhes. Amzat kanë ardhur i kanë marrë këtu, ka ardhur shefi i arsimit dhe i kanë çuar në Drejtorinë Arsimore në Rrëshen. Po të deklaroj, unë jam i garantuar ka qenë nxënëse me djalin tim në një klasë dhe i kam dhënë letërsi. Kjo ka qenë tek amza 5. Jam i gatshëm që të përgjigjem për këtë punë dhe jam i bindur se kush e ka bërë, por për këtë do flas kur të vijë koha”, është shprehur ish-drejtori i shkollës.

Lidhur me denoncimin e Bardhe Prengës, është pyetur dhe një tjetër ish-drejtor, Tonin Lasku, i cili pranon, që Bardha ka qenë në  shkollën e mesme të Fanit Mirditë dhe numri i saj i amzës, është në regjistrin numër 4. Por ai nuk mban mend, që gjatë certifikimit të ketë kaluar emrin e saj.

Ish-drejtori Tonin Lasku: 1 vit kam qenë, 2012-2013. 2014 e kam dorëzuar.



Gazetarja: Pikërisht periudha kur janë dorëzuar amzat ne arkivën e Lezhës.

Ish-drejtori Tonin Lasku: Po, po!

Gazetarja: Bardhe Prenga ka qenë në shkollën e mesme të Fanit?

Ish-drejtori Tonin Lasku: Unë e kam bashkëfshatare edhe e them me përgjegjësi të plotë, që ajo ka qenë nxënëse e asaj shkolle. Zonja në fjalë ka qenë nxënëse e asaj shkolle.

Gazetarja: Ju duhet ta dini që mund të ketë qenë në regjistrim 4?

Ish-drejtori Tonin Lasku: Po patjetër këtu duhet të jetë. Për këtë jam i sigurt, ose te 4-ra ose te 5-a si numër.

Gazetarja: Ju regjistrin regjistrin 4,5 dhe 6 e keni certifikuar ju?

Ish-drejtori Tonin Lasku: Po, po edhe 3-shin. 3,4,5,6.

Gazetarja: Në këto certifikime që keni bërë a u ka rezultuar emri i Bardhe Prengës?

Ish-drejtori Tonin Lasku: Absolutisht jo, mua nuk më ka rezultuar, sepse unë të gjithë personat, që janë nga Bisaku, janë fshati im, më kanë rezultuar dhe i kam kaluar, por jam i sigurt, që kjo nuk më ka rastis si emër. Por unë nuk mund të jap asnjë shpjegim më gjatë, sesi ai numër amze i përket asaj, pse i përket dikujt tjetri, për këtë nuk mundem.

Në fund “Stop” ka shkuar dhe Arkivin Qendror Shtetëror dhe Elsa Saka, drejtoreshë e Evidencës Qendrore dhe Komunikimit, shpjegon, se numri i amzës 2117, i përket një qytetari mashkull nga Kruja dhe nuk është në emër të zonjës në dokumentet  e dorëzuara në arkiv./tvklan.al

LEXO TE PLOTE