LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dekriminalizimi pengon Berishën të hyjë në Kuvend”/ Ngjela: Se çfarë ka bërë nuk e dimë

8 Shtator 2021, 12:13, Politikë CNA
“Dekriminalizimi pengon Berishën të hyjë në

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka përsëritur disa herë që të premten, më 10 shtator të jetë në Parlament, pavarësisht qëndrimit të SHBA pas shpalljes ?non grata?.

Megjithatë, sipas avokatit Spartak Ngjela, ligji shqiptar nuk e lejon një person që është shpallur ?non grata? që të futet në Parlament.

?Është rast i rrallë të shpallet nongrata një ish-kryeministër?Amerikanëve po nuk u jep rrezik për cënimin e sigurisë kombëtare, nuk e bëjnë këtë. Nga kjo kuptohet se ai ka shkelur rëndë, po se çfarë se dimë. Ata nuk flasin kot. Ky është një akt administrativ i dalë në Uashington?, ka thënë Ngjela.

Në një bisedë me Juli Xhokaxhi në ?Abc Live?, Ngjela u shpreh se lideri historik i PD duhej ta kishte çuar rastin në një gjykata federale amerikane dhe jo në Francë ku ai ka bërë padinë.

?Ne nuk dimë prova, por dimë që ata tërhiqen. Duke dalë ?non grata?, nuk të le ligji shqiptar të jesh në parlament. Neni 2, pika 2 i ligjit për dekriminalizimin nuk ta lejon. Ligji shqiptar e ka.?

Berisha mund të jetë në Parlament të premten, por avokat Ngjela thotë se mbetet për t?u parë nëse mandati i tij do të certifikohet nga KQZ apo Komisioni i Mandateve.

?Të premten mund të jetë në Parlament ai. Kur të dalë KQZ dhe Komisioni i Mandateve do të shohim që e ndalon neni 2 pika 2 e ligjit, edhe Doshin me atë e hoqën.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga