Connect with Us

Çështja Berisha/ Baton Haxhiu: Basha po pranon në heshtje verdiktin amerikan

Politikë

Çështja Berisha/ Baton Haxhiu: Basha po pranon në heshtje verdiktin amerikan

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Analisti politik Baton Haxhiu thotë se ndërgjegjja për një opozitarizëm ia lejon Lulzim Bashës të mendojë më tepër për partinë se sa për mbrojtjen e Sali Berishës. Sipas tij Basha po pranon në heshtje verdiktin amerikan.

Në emisionin “Shock” në Euronews Albania me Bruna Çifligun dhe Andi Bushatin, Haxhiu tha se Basha e ka kurajon që ta shprehë qëndrimin “pro” vendimit të SHBA, por sipas tij, ai ka përgjegjësinë që të mbajë opozitën e fortë përballë pozitës që është forcuar më tepër.

“A është më mirë ta dërgojë Berishën në shtëpi në heshtje, apo ta vazhdojë rrugën si opozitar dhe ta vendosë opozitën karshi pushtetit me opozitarizmin e tij, unë mendoj se më e mira është kjo e dyta,” – analizoi Haxhiu ato që i konsideroi si dilemat e Bashës.

LEXO EDHE:  Dhoma e Përfaqësuesve voton për t'i dhënë fund autorizimit për luftën në Irak

“A duhet të heshtë Basha papërgjegjësitë e Berishës, apo ta thotë fjalën e fundit dhe ta shkatërrojë opozitën?” – vijoi Haxhiu.

Në analizën e tij Haxhiu theksoi si arsye të shëndoshë qëndrimin që po mban Basha, pasi në këtë mënyrë ai po pranon në heshtje vendimin e SHBA dhe po ruan partinë./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Doktor Berisha na prij ta shporrim sektin Rama&Basha”/ Thirrja e fortë e demokratëve për ish-Kryeministrin

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

“Foltorja”, iniciativë kjo ish-kryeministrit Sali Berisha ka “ndezur”, demokratët në të gjithë vendin, të cilët ndihen të tradhëtuar dhe të shitur nga kryetari i PD –së, në detyrë Lulzim Basha.

Të martën që vjen Berisha do të jetë në Kukës me demokratët atje.

Këtij takimi i kanë paraprirë thirrjet e dmeokratëve në rrjetin social të ish-kryeministrit, në postimet e tij të njëpasnjëshme.

“Doktor Berisha na prij ta shporrim sektin Rama&Basha se na degjeneruan këto 8 vite..Ja hoqën brekët këtij populli deri në fund të kembeve…Tek ju shihet drita në fund të tunelit”, shkruan një demokratët.

Sipas demokratëve PD do të ngrihet në shesh pasi nuk i duron padrejtësitë që bëhen në kurrriz të tyre me anë të marrëveshjeve Basha –Rama.

PD ngrihet në shesh sepse është Partia Demokratike që nuk duron padrejtësitë, nuk duron mizorinë, e don lirinë, është partia e vlerave dhe lirisë së mendimit e shprehjes, PD nuk është partia e Lulzim Bashës e mbyllur, e rrënuar, e mundur.

Partia e Bashës nuk është kjo Parti Demokratike, partia e BashËs eshte partia e klaneve, partia e servilëve, partia që listen e kandidateve e përzgjedh brenda nate, pa votë, pa mendim anëtarësie.

Kjo nuk mund të jetë PD që llogaritjet dhe humbjet e njëpasnjëshme karshi Rilindjes i bën shumë keq po si 7×7=42”, shkruan një nga demokratët në rrjetin social të ish kryeministrit.

LEXO EDHE:  “Shpërthen” Spartak Ngjela/ Kemi nevojë për ndërhyrje drastike

LEXO EDHE:  Në garë për PD/ Harxhi: Kam mbështetje të fuqishme, beteja ime vetëm me Bashën



Sipas të njëjtit, partia e Lulit është kthyer ne parti çunash  lagjesh, çuna kolegjesh, ish shokë e miq shkolle, çuna të rrugës së Kavajës, çuna të shkolluar me ideologji ndërfetare e përtej tyre, çuna të Lulit të gjithë, por jo të PD.

Diku dhe vërdallë po vjen ndryshimi i duhur, po i kthehet identiteti dhe vlera mbi të cilin ka ecur dhe krijuar PD.

Kujdes , Lulzim Basha ka luajtur me çdo demokrat, me çdo vyrtit dhe karakteristikë demokratësh, prandaj Luli duhet të ik sa më shpejt, sepse është i dobët dhe ka tradhëtuar çdo anëtar të saj.

Ai kurrë nuk mundet të fitoj, ai gjithmonë është mundur nga Rama sepse ka shkelur mbi dinjitetin dhe integritetin dhe vërtetësinë e demokratëve.

Lulzim Basha duhet të ik dhe partia duhet të hapet e çlirohet nga kthetrat e tigrit të madh dhe nga dobësia e një qingji të butë që s’ka asnjë moral për të drejtuar uraganin dhe ushtrinë me intelektualitet dhe karakter të demokratëve.

Është barrë e rëndë PD, dhe prandaj ka nevojë për burrë opozite dhe jo miss buzëqeshje e zgërdhierje parlamenti! Kukësi dhe kukësianet nuk e duan PD e Bashës”, shkruan me tej nga demokrati, që u bën thirrje të gjithëve për të reaguar./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bylykbashi duhet të sqarojë “Who dealt in horses”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’, Oerd Bylykbashi, deputeti që i është bashkuar Sali Berishës në turin e tij nëpër Shqipëri, shkruan se Edi Rama i ka kërkuar opozitës që të zgjasë mandatin e organeve të Vettingut në këmbim të shtimit të bashkive në hartë, si pjesë e Reformës Territoriale, sipas interesave elektorale të PD.

Lidhur me këtë postim ka reaguar Partia Demokratike, duke hedhur poshtë deklaratën e deputetit Oerd Bylykbashi.

Nga deklarimi i Bylykbashit dalin 3 konkluzione:

– Identifikohet Rama si personi që ka bërë ofertën;

– Rama i ofronte PD-së disa bashki më shumë;

– Rama kërkonte në këmbim votimin e ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut.

Por burime nga Partia Demokratike kanë sqaruar nuk ka pasur asnjëherë asnjë hyrë në asnjë diskutim apo vlerësim me Partinë Socialiste përsa i përket zgjatjes së afatit të organeve të vettingut.

Pra nuk ka patur interlokutorë që të kenë diskutuar lidhur me çështjen.

Bylykbashi duhet me atë rast të tregojë si ka ardhur në dijeni të ofertës dhe cilët kanë qenë interlokutorët.



Sqarimi është i domosdoshëm jo vetëm për shkak të rëndësisë që mbart çështja, por edhe për të kuptuar se cila është linja e komunikimit nga të dy kampet politike.

Bylykbashi duhet të bëjë transparencen e deklarimit të tij, të paktën për të bërë të mundur që të kuptohet me cilin komunikon Rama sa herë që pala tjetër është PD-ja.

LEXO EDHE:  Berisha publikon foton/ Një udhëtim që do përcaktonte rrugën tridhjetvjeçare të jetës sime

LEXO EDHE:  “Shpërthen” Spartak Ngjela/ Kemi nevojë për ndërhyrje drastike

Nëse komunikimi ka qenë i drejtpërdrejte me Bashën, atëherë Bylykbashi duhet të sqarojë si ka ardhur në dijeni të kësaj bisede vesh më vesh mes Ramës dhe Bashës.

Kjo del e domosdoshme edhe pasi burimet e zyrës blu në sqarimin e dhënë, kanë shtuar se nëse vetë Bylykbashi është kontaktuar nga kryeministri Rama për këtë çështje dhe i është ofruar ndonjë zgjidhje, jo vetëm që duhet ta refuzojë, por duhet të informojë edhe Kryetarin e Grupit Parlamentar për këtë, që në rastin konkret është Alfred Rushaj.

Sqarimi i bërë nga Selia blu:

“Përsa i përket zgjatjes së afatit të organeve të vettingut, Partia Demokratike nuk ka hyrë në asnjë diskutim apo vlerësim, as me Partinë Socialiste dhe as me partnerët, sepse nuk është në prioritetet tona. Nëse zoti Bylykbashi është kontaktuar nga Edi Rama për këtë çështje dhe i është ofruar ndonjë zgjidhje, jo vetëm duhet ta refuzojë, por duhet të informojë edhe Kryetarin e Grupit Parlamentar për këtë”.

Deputeti Bylykbashi pasi ka denoncuar paktin e cilësuar prej tij si një ‘Horse trading’, (pazar kuajsh), nuk mjafton të tregojë me gisht vetëm  kryeministrin Edi Rama si ofertues.

Tani duhet të sqarojë edhe “Who dealt in horses” në emër të PD.

E ka detyrim ta bëjë këtë edhe për faktin që ndërkohë nga PD, po akuzohet Bylykbashi si tregtar kuajsh./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga integrimi i Shqipërisë në BE tek Kosova/ Rama intervistë në median spanjolle  

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Radio Televizionin e Spanjës RTVE.

Në intervistën, të cilën Rama e ka publikuar në rrjete sociale, mëngjesin e sotëm, ndër të tjera ka folur edhe për çështjen e Kosovës.

Pasi Spanja ende nuk e njeh Kosovën, Republikë.

Sipas Ramës, pozicioni i Spanjës nuk ka të bëjë me ndonjë problem me shqiptarët apo me Kosovën, por me historinë dhe problemet e saj të brendshme.

“Është e vërtetë por e dimë mirë se pozicioni i Spanjës nuk ka të bëjë me ndonjë problem që ka lidhje me shqiptarët apo Kosovën. Por me historinë, me problemet e saj të brendshme. Dakord të jemi të qartë që nuk ka asnjë krahasim me lëvizjet separatiste brenda në Spanjë dhe ndarjes së Kosovës nga Serbia”, ka thënë Rama.

Më tej ai ka deklaruar se se vendet e Ballkanit kanë ende shumë punë për të bërë por kanë nevojë të hedhin hapa përpara në procesin integrues drejt BE-së.

“Ne jemi vende që kemi shumë për të bërë për të plotësuar kushtet për tu bërë anë5tarë të Bashkimit por kemi nevojë që të hedhim hapa për të vijuar me procesin e integrimit. Ne kemi shumë punë për të bërë dhe jemi ende në mes të rrugës”,  është shprehur ai.

Intervista e plotë e Ramës:

Ju sapo keni zhvilluar një takim me kryetarin e qeverisë spanjolle dhe keni nënshkruar disa marrëveshje.

 Po, është vizita e parë zyrtare e këtij niveli, dhe ndihem mirë sepse besoj se ka një potencial të madh në marrëdhëniet tona të ndërsjella. Kam një admirim të madh lidhur me çka Spanja ka arritur, si një model që duhet ndjekur, për mënyrën se si një ka mundur ta kapërcejë një të kaluar aq të errët dhe të shndërrohet në një shembull të shkëlqyer për vendet e tjera. Dhe, nga ana tjetër, do të doja të vija në dukje faktin se kryeministri Sanchez, në të shkuarën i ka njohur nga afër periudhën e tmerrshme të historisë konflikteve në rajonin tonë dhe e ka ndjeshmërinë e duhur për ta mbështetur ndryshimin. Në fakt ai kërkon që Spanja të jetë më e pranishme në zonën tonë dhe ky është një lajm shumë i mirë për ne.

 



Ashtu si dhe ju sapo theksuat, qeveria e Spanjës mbështet pa asnjë lloj dyshimi aderimin, proçesin e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por duhet të themi gjithashtu që presidentja e Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen ka thënë se vendi juaj ka përmbushur detyrat e tij. Çfarë hapash po hedh Shqipëria për t’ju përshtatur kërkesave të Brukselit?

Mund të them se tashmë nuk flitet më për çfarë duhet të bëjmë ne, por për mënyrën si kanë vendosur të punojnë ata me ne dhe në rajon.

Ndoshta duhet të zhvishemi nga disa perceptime negative që kemi lidhur me atë zonë të Evropës.

Sigurisht që jemi vende të cilët do të duhet të bëjmë shumë më shumë për të përmbushur të gjitha kushtet për të qenë anëtarë të Bashkimit Evropian. Por e meritojmë të hedhim tashmë hapa të tjerë përpara dhe të fillojmë negociatat formale. Perceptimet kanë të bëjnë me të shkuarën, me nje informacion që ende nuk është fluid, i rrjedhshëm. Por mund t’ju them se tashmë po e thonë të gjithë, edhe një numër përherë e më i madh turistësh spanjollë që vijnë në Shqipëri, se ka një ndryshim të madh midis asaj që perceptohet nga larg për Shqipërinë dhe realitetit të saj. Sigurisht që duhet të përparojmë më tej me reformat tona për modernizim, me përmirësimin e qëndrueshëm të ekonomive dhe shoqërive tona, me fuqizimin institucional dhe, në fund të fundit, të shkojmë drejt një mjedisi më të mirë ekonomik dhe social rajonal por këto janë sfidat e vendeve që janë në rrugëtim e sipër.

LEXO EDHE:  Në garë për PD/ Harxhi: Kam mbështetje të fuqishme, beteja ime vetëm me Bashën

LEXO EDHE:  “Fli gjumë Lulush”/ Kryebashkiaku ironizon Bashën: Kemi një muaj që merremi me Covid-19, ti gërhisje!

Nëse tashmë hedhim sytë nga rajoni, shohim tensione që kanë rinisur midis Kosovës dhe Serbisë. Do të doja të kisha opinionin tuaj, analizën tuaj mbi këtë situatë.

Tensionet janë pjesë e atij procesi. Nuk mund të presim që një proces paqeje të përparojë qetësisht dhe pa tensione. Këtu lajmi i mirë është që tensionet lindin po edhe treten pasi të dy palët sidoqoftë komunikojnë dhe tentojnë të gjejnë zgjidhjet e nevojshme për njerëzit. Pra nuk është më si në të shkuarën. Ka një diferencë të madhe pasi tashmë kemi bashkëpunim rajonal, me takime e mbledhje të shumta, vajtje-ardhje, samite të çdo lloji. Sigurisht që Kosova është problemi i fundit, ende i hapur dhe i pazgjidhur nga shpërbërja e Jugosllavisë e pa dyshim, njohja e Kosovës si shtet sovran e i pavarur nga Serbia është kapitulli i fundit i historisë plot dhimbje të shpërbërjes së Jugosllavisë.

Pa dyshim, z. Rama, një nga çështjet kryesore është njohja e Kosovës si komb, i panjohur ende nga të 27 vendet, ndërmjet tyre dhe Spanja.

 Është e vërtetë, por e dimë fare mirë se pozicioni i Spanjës nuk ka fare të bëjë me asnjë problem që ka lidhje me shqiptarët apo me vetë Kosovën, por ka të bëjë me historinë e me problemet e veta të brendshme. Dakord, por duhet të jemi në fakt shumë të qartë këtu, pasi nuk ka asnjë  lloj krahasimi të mundshëm ndërmjet problemeve të brendshme të Spanjës, lidhur me lëvizjet independentiste apo separatiste dhe ndarjes së Kosovës nga Serbia.

Në fakt, një nga shqetësimet e Bashkimit Evropian sa i përket Ballkanit Perëndimor është influenca si e Rusisë ashtu dhe e Kinës, në këtë rajon.

Shiko, Ballkani Perëndimor është i rrethuar nga kufij evropianë, jemi një organ i trupit të Evropës dhe njëkohësisht jemi të izoluar nga po ky trup, diçka që nuk ka kuptim dhe nuk është gjëja më e përshtatshme as për sigurinë dhe as për të ardhmen e Evropës që kjo pjesë e trupit, të mos jetë totalisht e integruar po të jetë një zonë gri si të thuash, ku aktorë të tjerë mund të zhvillojnë lojën e tyre. Ne, Shqipërinë të paktën, nuk e shqetësojnë këto influenca të mundshme pasi për ne Evropa është besimi ynë dhe e ardhmja në Bashkimin Evropian është zgjedhja jonë e  lirë./CNA.al

LEXO TE PLOTE