Connect with Us

Bujqësia kërkon 4 -fishimin e fondeve për subvencionin e fermerëve më 2022

Ekonomi

Bujqësia kërkon 4 -fishimin e fondeve për subvencionin e fermerëve më 2022

Publikuar

-

cna lajme ekonomi

Ministria e Bujqësisë ka dorëzuar një kërkesë në Ministrinë e Financave me qëllim që në buxhetin e vitit 2022 t’i shtohen edhe 3 miliardë lekë (24 mln euro) për skemën kombëtare, që ka në themel kompensimin e fermerëve.

Ministria e Bujqësisë kërkon që më këtë shtesë fondet të çojë fondet për skemën kombëtare në një total prej 4 miliardë lekësh ose 32 milionë eurosh, duke tentuar për të 4-fishuar fonde në ketë zë.

Kërkesa për subvensione po rritet vit pas viti, për shkak të organizimit dhe formalizimit më të lartë të fermerëve.
Tani gjithnjë e më shumë fermerë i plotësojnë kushtet për subvencion, por qeveria ofron fonde të pakta në krahasim me vendet e tjera të rajonit dhe Europës.

Në vitin 2019 Kosova e mbështeti bujqësinë me 53 milionë euro nga buxheti i shtetit, Mali Zi me 61 milionë euro, ndërsa Shqipëria me vetëm 6 milionë euro. Me këtë mbështetje fermerët shqiptare jo vetëm nuk prodhojnë me çmime konkurruese por shpesh përballen me humbje të mëdha për shkak të kostove të larta që nuk kompensohen nga subvencionet.

Udhëzimi për shpërndarjen e subvencionit këtë vit mbështet (kafshët riprodhuese) për fermat me jo me pak se 70 krerë dele dhe/ose dhi në vlerën 1.200 lekë për krerë, jo më shumë se 360.000 lekë për subjekt. Mbështetje në vlerën 10.000 lekë për krerë për fermat jo më pak se 5 krerë lopë, jo më shumë se 500. 000 lekë për subjekt.

LEXO EDHE:  Basha takim me fermerët e Malësisë së Madhe/ Kredia s’është zgjidhje për fermerët, subvencionet po

Mbështetja për mbarështimin e bletarisë me 1.000 lekë për koshere për fermat me jo më pak se 50 zgjoje, me financime për jo më shumë se 150.000 lekë për subjekt.

Mbështetja parashikon financim për zëvendësimin e plastmasit termik për serrat diellore ekzistuese për prodhimin e perimeve në vlerën 300.000 lekë për ha, rrushit për tavolinë në vlerën 100.000 lekë për ha, dhe tunelet plastike për prodhimin e luleshtrydhes, në vlerën 500.000 lekë për subjekt. Sipërfaqja e serrës ose tunelit plastik për prodhimin e luleshtrydhes të jetë jo më pak se 0.2 ha.

Për shtimin e sipërfaqeve të mbjella me bimë mjekësore dhe aromatike mbështetja jepet në vlerën 200.000 lekë për ha, por jo më shumë se 1.000.000 lekë për fermerët individualë dhe për grup fermerësh. Ndërsa për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor vlera e përfitimit financiar është jo më shumë se 4.000.000 lekë.

Mbështetje për linja/makineri/pajisje për përpunimin, paketimin, standardizimin dhe etiketimin e ullirit, vajit të ullirit, bimëve mjekësore e aromatike dhe qumështit në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 5,000,000 lekë për subjekt. Përfitues janë subjektet, të cilat nuk mund të mbështeten nga programi IPARD III.

Mbështetja për investime në argotizëm kundrejt planit të biznesit, në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 10,000,000 lekë për subjekt. Përfitues janë subjektet, të cilat nuk mund të mbështeten nga programi IPARD./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Dokumenti/ Si filloi afera KESH-NOA

Publikuar

-

Nga

Sot po sjellim një dokument që i është dërguar në gjuhën angleze KESH-it, i cili është edhe zanafilla e një afere korruptive, pasi nëpërmjet këtij dokumenti është firmosur një kontratë skandaloze.

Një kompani private do të fitonte me qindra mijëra-euro, ndoshta edhe miliona, ndërsa KESH, asgjë.

Një kontratë monopoliste e cila  nuk iu është dhënë kompanive të tjera por vetëm, NOA-s dhe kjo ka ndodhur gjatë një periudhe  të mjegullt.

Pse mjegull?  Shprehja e urtë popullore thotë: “Ujku mjegull do”.

Gjithçka ka ndodhur një ditë para se Benet Beci, Drejtori i Përgjithshëm i KESH-it, të jepte dorëheqjen dhe më pas përreth tetë ditë është kryer çdo procedurë deri në një firmosje kontrate.

Ujku donte mjegull e ndërkohë  Benet Beci qëndronte në zyrat e KESH-it edhe pse kishte dhënë dorëheqjen, derisa bordi vendosi për lirimin e tij  nga detyra.

Ky është dokumenti i parë, që i hapi rrugë një afere te dyshimtë.

CNA.al do të sjellë nesër e në vijim të tjera dokumente derisa institucionet përgjegjëse të fillojnë hetimin në lidhje me një skandal ,që ne në fillim e kemi quajtur kriminal.

Qëndrojmë dhe besojmë se është i tillë, për faktin se në kohën  një krize energjitike me diferenca në çmime dhe në orët e trasnmetimit dhe depozitimit të energjisë elektrike, një kompani private në një situatë monopoliste , pra një kompani monopoliste me një miratim  korruptiv nga Autoriteti i Konkurencës kanë mundur që të devijojnë miliona euro në xhepat e privatit duke dëmtuar jo pak buxhetin e Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare.

Gjithçka ka nisur 14 orë para, se sa Benet Beci, kreu i KESH-it,  të largohej nga detyra me dorëheqje.

Faktet  tregojnë se situata ka qenë ndryshe, pasi me datë datë 4 Mars, një ditë para dorëheqjes së Benet Becit, është realizuar kjo e aferë korruptive që prek drejtpërdrejt xhepat e konsumatorëve.

Drejtori ka qenë i larguar me dorëheqje, por ka qëndruar në detyrë. Më tej do të sjellim ditë pas dite të tjera dokumenta për këtë skandal.

Ky është  fakti i parë që NOA i kërkoi KESH dhe ky institucion me vrap nën drejtimin në hije të Benet Becit, krijoi një situatë për të sjellë më pas një kontratë skandaloze deri dhe kriminale.

NOA Energy trade, SH.P.K (tregtia e energjisë NOA), nëpërmjet kësaj letre interesi, shpreh dëshirën për të mundësuar shkëmbimin  e energjisë duke nisur që nga muaji prill/maj për 12 muaj (çdo vit), duke ndjekur kërkesat e mëposhtme:

Kapaciteti i dorëzimit: (më i madh ose baraz)-50 MV

Vëllimi i dorëzimit: (më i madh ose baraz)-40’000 MV për muaj

Kapacitetet e transmetimit: Sigurohet nga NOA ENERGY TRADE SH.P.K”, thuhet në kërkesën e kompanisë NOA-së drejtuar KESH-it, të cilën do ta sjellim më poshtë në gjuhën angleze, para kërkesën origjinale.



LEXO EDHE:  Video/ Korrupsioni “mbyt” fermerët shqiptarë

LEXO EDHE:  Basha takim me fermerët e Malësisë së Madhe/ Kredia s’është zgjidhje për fermerët, subvencionet po

Në kërkesë NOA i përcakton edhe kushtet KESH-it, edhe pse institucioni publik dilte i humbur.

Energjia e dhënë nga KESH sh.a, nuk duhet të përdoret për kryerjen e kontratave kundër pjesëmarrësve të tregut shqiptar, (AMP) i ngarkuar me detyrimin e shërbimit publik. Nëse rezulton se energjia  e marrë nga KESH, përdoret për të ekzekutuar kontratat kundër (AMP) atëhere  vlera e energjisë do të llogaritet duke iu referuar çmimit fillestar plus njësine e ngarkuar për shkak të shërbimit publike (dëmin publik).

Kushtet për tu bërë pjesë:

NOA Energy Trade SH.P.K, është i regjistruar në  tregetimin e energjise KESH  dhe ka kapacitetin të marrë më shumë se 120 MW bashkë me partnerët e tjerë aktiv në rajon”, shkruhet në kërkesë.

Ndër të tjera, në kërkesë, thuhet se “Balanca midis dy kompanive NOA ENERGY TRADE SHPK, dhe pala tjetër në fund të 12 muajve duhet të jetë një neto me vlerë 0. Në rast se kjo vlerë nuk eshtë zero pala që është marrëse do e kthejë këtë energji mbrapsht.

Klauzolë e rëndësishme- Ne propozojmë mundësinë që në muaj kur balanci është i brishtë psh: Mars, Prill, Dhjetor dhe Janar, të rritet sasia e shkëmbimit”

Më poshtë sjellim kërkesën origjinale në gjuhën angleze, që ka prodhuar më pas edhe një kontratë skandaloze, kriminale./CNA.al

Zbardhen të tjera detaje nga abuzimi i KESH/ CNA.al sjell dokumentet, dy institucione përfshihen në skandal

Thellohet skandali/ KESH humbet miliona euro nga shkëmbimi i energjisë

Kontrata kriminale/ KESH, humbje miliona euro me shkëmbimin e energjisë

 

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

‘Ngrijnë” Euro, Dollari dhe Paundi/ Nuk ka lëvizje në tregun e këmbimit valutor

Publikuar

-

Nga

Kursi i këmbimit nuk po njeh luhatje, të paktën prej pesë ditësh.

Nuk ka ndryshim të shkëmbimit të monedhave të huaja me leku shqiptarë.

Dollari sot blihet me 103.2 lekë, dhe shitet me 108.2.lekë. Euro blihet me 120.7 lekë dhe shitet me 125.7 lekë.



Paundi britanik, shitet me 140.6 lekë dhe shitet me 145.6 leke.

LEXO EDHE:  Video/ Korrupsioni “mbyt” fermerët shqiptarë

LEXO EDHE:  Protestat e fermerëve/ Ministri Çuçi: Do të përfitojnë 10 lekë për një litër qumësht

Më poshtë sjellim këmbimin valuator të gjitha monedhave të huaja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Vendimi/ Qeveria shpall gjendjen e emergjencës në furnizimin me energji elektrike

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Në faqen zyrtare të Kryeministrisë është publilkuar vendim për shpalljen e gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike

Vendim, i cili është marrë sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë, parashikon ngritjen e një grupi ndërinstitucional për menaxhimin e emergjencës në furnizimin me energji elektrike.

 V E N D I M

PËR

SHPALLJEN E GJENDJES SË EMERGJENCËS NË FURNIZIMIN ME ENERGJI ELEKTRIKE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “ç”, të pikës 1, të nenit 90, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave



V E N D O S I:

  1. Shpalljen e gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike.
  2. Ngritjen e grupit ndërinstitucional për menaxhimin e emergjencës në furnizimin me energji elektrike, që drejtohet nga Zëvendëskryeministri dhe ka në përbërje ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, ministrin e Financave dhe Ekonomisë dhe çdo përfaqësues nga institucione të tjera, që vlerësohen të nevojshëm nga Zëvendëskryeministri.
  3. Shoqëritë “KESH”, sh.a., “OST”, sh.a., dhe “OSHEE Group”, sh.a., të pezullojnë planet e investimeve, përveç investimeve të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë. Këto shoqëri të koordinojnë ushtrimin e aktivitetit, në përputhje me udhëzimet e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, me qëllim garantimin e pandërprerë të energjisë elektrike.
  4. Ngarkohet ministri i Financave dhe Ekonomisë që të sigurojë mekanizmat e duhur financiarë, me qëllim mundësimin e importit të energjisë për sigurimin e furnizimit të pandërprerë të energjisë elektrike.
  5. Gjendja e emergjencës në furnizimin me energji elektrike i shtrin efektet deri më 15 prill 2022.
  6. Ngarkohen Zëvendëskryeministri, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, ministri i Financave dhe Ekonomisë, “KESH”, sh.a., “OST”, sh.a., dhe “OSHEE Group”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.

LEXO EDHE:  Video/ Korrupsioni “mbyt” fermerët shqiptarë

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave/ Nikolla: Pika e fundit që derdhi kupën

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

LEXO TE PLOTE