Connect with Us

Artan Hoxha zbulon strategjinë e re të trafikantëve/ Publikon foton e pajisjes inteligjente

Kronika

Artan Hoxha zbulon strategjinë e re të trafikantëve/ Publikon foton e pajisjes inteligjente

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar të dhëna të reja, në lidhje me kultivimin e kanabisit në vendin tonë.

Nga studio e Abcnews, Artan Hoxha tha se trafikantët kanë ndryshuar strategji, duke zëvëndësuar rojet e armatosura të parcelave ku kultivohet kanabisi, me një pajisje inteligjente.

Kjo është një pajisje inteligjente, që aktivizohet në momentin që ka një lëvizje.

Për 60 sekonda çon të dhëna në aparatet celulare të atyre që e kanë vendosur”-tha Artan Hoxha.

LEXO EDHE:  Seriali i përgjakshëm i vrasjeve/ Artan Hoxha paralajmëron detaje tronditëse

Më tej ai tha se dyshohet se personat që e kanë vënë këtë pajisje, kanë ardhur nga jashtë.

Po ashtu ai tha se trafikantët kanë aktivizuar bllokues valësh, gjë e cila nuk lejonte dronin të ngrihej.

Kishin aktivizuar bllokim valësh. Droni nuk ngrihet në ambientet ku janë bllokuar valët. Nuk e çuam dot dronin.”-tha Artan Hoxha./CNA.al

Artan Hoxha plas “bombën”/ Një tjetër bimë narkotike po kultivohet në Shqipëri, fara erdhi nga Spanja

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Përgjaku kunatin/ 42 vjeçari agresor përfundon në pranga

Publikuar

-

Nga

cna lajme bota

Rastet e dhunës në familje sa vijnë dhe shtohen. Rasti i radhës është regjistruar në Hamallaj të Durrësit, ku një 42 vjeçar është arrestuar, pasi ka goditur kunatin e tij me sende të forta në kokë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz arrestuan për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin  M.A., 42 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës.

LEXO EDHE:  U kap me 128 kg drogë/ E pabesueshme çfarë u gjet në banesën e shqiptarit

LEXO EDHE:  Ngjarjet kriminale enigmatike/ Artan Hoxha tregon detajet tronditëse



Ky shtetas  më datë 07.10.2021 rreth orës 16:00 në Hamallaj, ka goditur me sende të forta në kokë, kunatin e tij, shtetasin B.M., 52 vjeç, banues në Hamallaj”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Do t’ju varim në mes të Levanit”/ Denoncimi i gruas që i vodhën 100 mln lekë

Publikuar

-

Nga

Kush do të mbaj përgjegjësi për jetën time nëse Renaldo Latifi lirohet?

Është kjo pyetja që sipas BW, Floresha Kalemaj vijon t’i drejtojë gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë Fier Matilda Sholla, e trembur nga fakti se grabitësi i 100 milionë lekëve mund të lihet i lirë.

Kalemaj, ka vënë në dispozicion edhe dokumentacionin përkatës ku tregon se ajo dhe familja e saj ndjehen të frikësuar, e madje sipas saj gjatë kësaj periudhe janë kërcënuar edhe nga prindërit e të ndaluarit.



“Ata na kanë kërcënuar me jetë në emër të djalit të tyre duke thënë se do na varnin në mes të Levanit, vend ku ndodhi vjedhja”, shprehet ndër të tjera Kalemaj në letrën e saj drejtuar gjyqtares Sholla.

LEXO EDHE:  Atentati ndaj Arjan Ndojit/ Paralajmërimi i frikshëm i Artan Hoxhës

LEXO EDHE:  Atentati ndaj Arjan Ndojit/ Paralajmërimi i frikshëm i Artan Hoxhës

Ajo shton se bashkë me bashkëshortin ka bërë kërkesë që të jetë prezent në proces, pasi janë palë e dëmtuar.

Kujtojmë se 100 milionë lekë dhe automjeti i Xhemal dhe Floresha Kalemaj u grabitën në Levan të Fierit në maj të vitit 2017, ndërsa rreth një vit më vonë dy autorët e ngjarjes u ndaluan nga policia dhe u dënuan nga gjykata.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Trafikonte fëmijë të mitur/ 33 vjeçarja bie në “kurthin” e Policisë

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një 33-vjeçare, e cila akuzohet për trafikim të të miturve, është prangosur nga Policia.

Sipas Policisë, shtetasja S.K u vu në pranga, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tirane, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim i të miturve”.



“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshëm u bë kapja dhe ndalimi i shtetases S. K, 33 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tirane, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim i të miturve”, thuhet në njoftimin e Policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE