Connect with Us

Zjarr në magazinën ushqimore/ Policia në vendngjarje

Aktualitet

Zjarr në magazinën ushqimore/ Policia në vendngjarje

Publikuar

-

cna lajme aktuale

Ditën e sotme një magazinë me bazë ushqimore për blegtorinë ka marrë flakë. Ngjarja është shënuar në fshatin Bubq të rrethit të Krujës.

Sipas asaj që raportohet, zjarri dyshohet të ketë rënë për shkak të pakujdesisë së punëtorëve.

Mësohet se punëtorët kanë qenë duke riparuar çatinë e magazinës.

Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e rënies së zjarrit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Zbulohet “ferma” Bitcoin-it në Krujë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një operacion policor po zhvillohet  në Krujë.

Raportohet se është zbuluar një laborator kriptomonedhash në një ambient të dhënë me qira.



VIJON…

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lorenc Vangjeli kap “mat” Bardhin/ I kujton ngjarjen kriminale

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Analisti Lorenc Vangjeli ka pasur një debat të fortë me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, në lidhje me Vettingun e politikanëve.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, Gazment Bardhi  tha se në zyrën e kryeministrit hyjnë trafikantë droge.

Ndërsa, Vangjeli i kujtoi Bardhit vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, duke i thënë se ai ka folur në telefon me vrasësin para dhe pas krimit.

Bardhi nuk i ka pranuar akuzat dhe tha se ai po gënjen publikisht.

Pjesë nga debati:

Vangjeli: Keni folur edhe ju me personin që bëri vrasjen në Elbasan, po kjo nuk iu bën ju… Nuk iu konsideroj ju fajtorë.

Bardhi: Nuk është e vërtetë.

Vangjeli: Keni folur në telefon, e keni pranuar publikisht

Bardhi: Nuk kam pasur asnjë kontakt me të

LEXO EDHE:  Vidhet Njësia Administriative Shënkoll/ Policia në vendngjarje

LEXO EDHE:  Humbi jetën nga zjarri/ Identifikohet çiklistja



Vangjeli: Po ju dolët dhe thashë që ishte heroi.

Bardhi: Ti ngrite një akuzë të pavërtetë. Është gënjeshtër.

Vangjeli: Shefi politik ishte ti i atij grupi që ishte si grup kriminal në mes të qytetit

Bardhi: E kishte ngritur Taulant Balla që ti nuk ke guxim t’i përmendësh emrin.

Vangjeli: Unë nuk të thashë që je fajtor për të

Bardhi: Ti gënjeve publikisht. Kush je ti që më akuzon mua?

Vangjeli: Unë jam qytetar.

Kujtojmë se me 21 prill, në mes të qytetit u vra Pjerin Xhuvani, nga Arbër Paplekaj, i cili ishte pjesë e SMV-së, struktura për mbrojtjen e votës e krijuar nga PD. Paplekaj u vetëdorëzua pas krimit të rëndë, ndërkohë që vrasja ende është në hetim.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po na varrosni për së gjalli”/ Qytetarët i reagojnë Ramës për çmimet dhe papunësinë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryeministri Edi Rama, kur mori mandatin e tretë, premtoi transparencë dhe komunikim, në një kohë që bën të kundërtën.

Transparencë jo e jo, komunikimin me qytetarë me pikatore, saqë fshin edhe komentet në rrjete sociale.

Realiteti që ia përplasin qytetarët në fytyrë, duket se është i papranueshëm për Ramën.

Mëngjesin e sotëm ai ka vijuar më ritin e tij në rrjete sociale, duke postuar pamje nga Parku Kombëtar Arkeologjik Bylisit.

Mirëmëngjes dhe me Parkun Kombëtar Arkeologjik të Bylisit, një pasuri e jashtëzakonshme, dëshmi e një kulture të pasur në trojet tona, i vetmi në Shqipëri me një sipërfaqe prej 1000 m2, ka tërhequr vëmendjen e studiuesve të huaj nga Qendra Kombëtare për Studime Shkencore, CNRS, Universiteti Sorbonës-Paris IV, ku së bashku me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore kanë zhvilluar misionin studimor-shkencor “Korpusi i Mozaikëve”, për inventarizimin, studimin dhe konservimin e mozaikëve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjete sociale.

LEXO EDHE:  Foto ekskluzive/ Detajet e arrestimit të ish gjyqtarit, përplaset me policinë

LEXO EDHE:  Foto ekskluzive/ Detajet e arrestimit të ish gjyqtarit, përplaset me policinë



Qytetarët e duan dhe e vlerësojnë të bukurën dhe trashëgiminë, por nuk lënë pas edhe realitetin në të cilin jetojnë, i cili nuk është në sinkron me ato çfarë deklaron kryeministri herë pas here.

“Lëre parkun ti shih çmimet e ushqimeve në qiell papunësia..pensionet të ulta. Çfarë lidhje ka parku..në fillim ka shumë gjëra për të rregulluar…3 mandate

O Shoku kryeministër po kultura e atyre zyrtarëve që na heqin nga puna për të punësuar miqtë e tyre. Ça multiresistenti është?

Po na varrosni për së gjalli. Ju që po na vrisni ju marroftë zoti”, shkruajnë qytetarët në rrjetin social të kryeministrit.

Dy prej këtyre komenteve janë fshirë, duke tentuar kështu që të mohoet kriza ekonomike, rritja e çmimeve, varfëria apo papunësia./CNA.al

LEXO TE PLOTE