LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohen mesazhet sekrete të Yuri Kim për PD-në përpara intervistës së Berishës

7 Shtator 2021, 12:35, Politikë CNA
Zbulohen mesazhet sekrete të Yuri Kim për PD-në përpara

Kokëfortësia e Sali Berishës për të mbrojtur veten dhe reputacionin e tij përballë vendimit të sekretarit Blinken për ta shpallur non grata, po i shqetëson gjithnjë e më shumë diplomatët amerikanë në Tiranë dhe veçanërisht ambasadoren Yuri Kim.

Lapsi.al ka pasur mundësi të njihet me një mesazh që në fakt vetëm provon atë që prej kohësh qarkullon në ajër. Prej disa javësh, në biseda me analistë dhe drejtues emisionesh politike, znj. Kim ka shprehur inatin e saj me qëndrimet publike të  Berishës që shkojnë krejt në sens të kundërt me udhëzimet e prera, në tejkalim të kufijve diplomatikë, që ajo ka marrë nga shefat e saj në Uashington.

Por pika që ka derdhur vazon ka qenë vendimi i ?minuesit të demokracisë? dhe ?abuzuesit me fondet publike?, për të dhënë një intervistë në Euroneës pak ditë përpara hyrjes së tij në parlament.

Përpara se intervista me Erla Mëhillin të transmetohej ?live?, përpara se Berisha të shpallte se ai nuk kishte ndërmend ta braktiste betejën në kuvend dhe të kërkonte fakte nga SHBA, për akuzën që i bëhej, kur u mor vesh lajmi se ish kryeministri do të fliste, kryediplomatja amerikane ka reaguar. Një burim i sigurtë brenda PD ka konfirmuar për Lapsi.al se drejtuesve të kësaj partie i është dërguar ky mesazh: ?Pakti u prish, tani është radha jonë të flasim?.

Në këtë sinjal të qartë vihen re tre gjëra. E para se selia e rrugës së Elbasanit nuk është aspak e lumtur që Sali Berisha përpiqet të mbrohet publikisht duke kërkuar prova për akuzat që i bëhen. Pra, përfaqësuesit e vendit simbol të lirive, në Tiranë, duan ti heqin një deputeti të zgjedhur një të drejtë që bota e qytetëruar ua njëh dhe kriminelëve më të mëdhenj.

Gjëja e dytë që tregon ky mesazh është fakti se ekzistoka një marëveshje okulte mes SHQUP-it dhe selisë së rrugës së Elbasanit, ku palët i kanë premtuar njëra tjetrës gjëra që nuk i di publiku. Nuk ka informacion nëse Sali Berisha është në djeni të tyre, apo ato janë bërë pas shpinës së tij, por një gjë është e qartë: duket sikur krerët zyrtarë të PD i kanë premtuar ambasadores se ata do të gjejnë një zgjidhje për këtë punë. Fakti që ata kanë marrë këtë mesazh tregon se ambasa ndihet e zhgënjyer që Berisha po sillet po njësoj.

E treta dhe më e rënda qëndron në shantazhin që meqë PD s?po e mban fjalën, ambasada është e detyruar të tregojë gjëra që nuk i ka nxjerrë deri më tani.

Dhe këtu ka një problem.

Sepse nëse thuhet, ashtu sikurse kemi dëgjuar, që shpallja non grata e Berishës është bërë në të mirë të publikut shqiptar dhe demokracisë në këtë vend, do të ishte më e shëndetshme që të bëheshin transparente ?krimet? e Berishës që diplomatat amerikanë i ruajtkan në dosjen e tyre. Në asnjë mënyrë ato nuk mund të shërbejnë si mjete presioni që çohen në formë mesazhesh dhe që kërkoojnë të tulasin një opozitë edhe kështu të sfilitur, sa herë ajo është përpara një përballjeje me qeverinë./Lapsi.al

Lajmet e fundit nga