LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

TIA bën njoftimin e rëndësishëm/ Çfarë duhet të dini për të udhëtuar drejt Gjermanisë

7 Shtator 2021, 10:17, Aktualitet CNA
TIA bën njoftimin e rëndësishëm/ Çfarë duhet

Tirana International Airport bën të ditur se të gjithë pasagjerët që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Gjermanisë duhet të jenë të pajisur me pasaportën e vaksinimit.

Po ashtu pasagjerët duhet të kenë aplikuar në faqen zyrtare të autoriteteve gjermane einreiseanmeldung.de.

Gjithashtu në njoftim thuhet se në rast se nuk jeni të pajisur me certifikatën e vaksinimit duhet të keni testin Antigen ose PCR dhe duhet të bëni 10 ditë karantinë në adresën e shkruar në PLF. Fëmijët nën moshën 12 vjeç përjashtohen nga detyrimi i testit molekular ose antigjen.

?Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Gjermanisë
Të gjithë pasagjerët që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Gjermanisë duhet të jenë të pajisur me:
1. Pasaporten vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë kaluar të paktën dy javë ose provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
2. Digital PLF Passenger Locator Form: einreiseanmeldung.de
Në rast se nuk jeni të pajisur me çertifikatën e vaksinimit duhet të keni testin Antigen ose PCR dhe duhet të bëni 10 ditë karantinë në adresen e shkruar në PLF.
Fëmijët nën moshën 12 vjeç përjashtohen nga detyrimi i testit molekular ose antigjen.
Faleminderit për mirëkuptimin,
Tirana International Airport?-thuhet në njoftim./CNA.al

Lajmet e fundit nga