LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Talibanët shpallin qeverinë e re/ Ja kush është udhëheqësi i ri i Afganistanit

7 Shtator 2021, 15:19, Kosova & Bota CNA
Talibanët shpallin qeverinë e re/ Ja kush është

Talibanë kanë shpallur qeverinë e re, ndërsa janë njoftuar edhe emrat e disa ministrave në detyrë të kabinetit qeveritar të ri në Afganistan.

Sipas Aljazeera, Mullah Mohammad Hasan Akhund u emërua si udhëheqës i qeverisë së re, tha zëdhënësi kryesor Zabihullah Mujahid në një konferencë shtypi të martën.

Abdul Ghani Baradar do të jetë nënkryetar dhe Sirajuddin Haqqani është emëruar si ministër i Brendshëm.

Udhëheqësi i qeverisë së re ka qenë shefi i organit të fuqishëm vendimmarrës të talibanëve ?Rehbari Shura?.

Talibanët, të cilët erdhën në pushtet muajin e kaluar, pritej të shpallnin një qeveri që kur evakuimi i udhëhequr nga SHBA përfundoi në fund të gushtit.

Ata kanë premtuar një qeveri “gjithëpërfshirëse” që përfaqëson përbërjen komplekse etnike të Afganistanit , megjithëse gratë nuk ka gjasa të përfshihen në nivelet e larta./CNA.al

Lajmet e fundit nga