LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Spezia e Manajt ekipi me moshën më të re në Serinë A, Interi më i plakuri

7 Shtator 2021, 12:50, Sport CNA
Spezia e Manajt ekipi me moshën më të re në Serinë A,

Seria A këtë fundjavë që do të vijë do të luajë javën e tretë të saj, teksa aktualisht në rrjet po qarkullon një statistikë që menjëherë është bërë virale.

Në statistikën e moshës mesatare, skuadra e sapongjitur në elitën e futbollit italian, Specia e cila së fundmi ka transferuar edhe suilmuesin e Kombëtares shqiptare, Rei Manaj është skuadra e parë në Seria A si skuadra më e re në moshë, me 23,4 vjeç, ndërsa ajo më e vjetra mbahet nga kampionët në fuqi të Italisë, Interi me 28,8 vjeç.

Në këtë klasifikim Napoli renditet e dyta me moshën mesatare prej 27,5 vjeç, ndërsa podiumin e mbyll Atalanta me 27,4 vjeç. Lacio e Elseid Hysajt, Thomas Strakoshës dhe e Vedat Muriqit renditet e pesta me 27,4 vjeç. Juventusi në vendin e 7 me 27,3 vjeç dhe Milani në vendin e 14 me 26,2 vjeç.

RENDITJA E PLOTË 

1. INTER ? 28,8 VJEÇ

2. NAPOLI ? 27,5 VJEÇ

3. ATALANTA ? 27,4 VJEÇ

4. XHENOA ? 27,4 VJEÇ

5. LACIO ? 27,4 VJEÇ

6. UDINEZE ? 27,4 VJEÇ

7. JUVENTUS ? 27,3 VJEÇ

8. SASUOLO ? 27,2 VJEÇ

9. SAMPDORIA ? 27,1 VJEÇ

10. KALJARI ? 26,9 VJEÇ

11. FIORENTINA ? 26,8 VJEÇ

12. SALERNITANA ? 26,8 VJEÇ

13. VERONA ? 26,4 VJEÇ

14. MILAN ? 26,2 VJEÇ

15. VENECIA ? 26 VJEÇ

16. TORINO ? 25,7 VJEÇ

17. BOLONJA ? 25,6 VJEÇ

18. ROMA ? 25,3 VJEÇ

19. EMPOLI ? 25,1 VJEÇ

20. SPECIA ? 23,4 VJEÇ

Lajmet e fundit nga