LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtatori sjell “surpriza”/ Ngjela lëshon “bombën”, kush janë dy politikanët që do u “pritet koka”

7 Shtator 2021, 09:58, Politikë CNA
Shtatori sjell “surpriza”/ Ngjela lëshon

Avokati Spartak Ngjela ka paralajmëruar se shtatori do të jetë muaji antikorrupsion në Shqipëri, ndërsa thekson se do të goditen elitat politike.

Sipas Ngjelës goditja do të fillojë në Shqipëri dhe në Kosovë, ku të korruptuarve, sipas tij do tiu sekuestrohen pronat dhe paratë.

Sa i takon klasës politike në Shqipëri, Ngjela është ndalur tek presidenti Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha, të cilët sipas tij janë të dy të ?shigjetuar? nga amerikanët dhe nuk kanë më të ardhme politike.

Ngjela thekson se Meta dhe Berisha, të dy do të shkarkohen.

Presidenti Meta sipas tij do të shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa Berisha nga Komisioni Qendror I Zgjedhjeve.

?Ky do të jetë muaji antikorrupsion…

Ky pritet të jetë muaji antikorrupsion në Shqipëri, por, më pas, edhe në Kosovë, kundrejt elitave politike në Tiranë dhe në Prishtinë. Këto elita tani kanë falimentuar; pritet t’u merren paratë dhe pronat.

Shqiptarët e Shqipërisë janë të pushtuar plotësisht nga korrupsioni, reforma antikorrupsion do t’u sjellë çlirimin historik.

Dhe, tani, këtë pushtim e ka goditur me vendim non grata politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në nivelin më të lartë të tij: te Sali Berisha.

Domethënë se Amerika po kërkon pastrimin e krerëve të lartë të korrupsionit në Shqipëri?

Por, dy janë figurat politike të kryqëzuara juridikisht në këtë kohë: Ilir Meta dhe Sali Berisha. Të dy nuk kanë më të ardhme, se janë drejt shkarkimit, njëri nga gjykata kushtetuese dhe tjetri nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sot, në Shqipëri, ligji për Dekriminalizimin, nuk lejon që, personat e dëbuar nga Amerika si persona non grata, të jenë deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.

Fiks këtë, ka kërkuar edhe ambasadorja e Amerikës në Tiranë.

Edhe Sali Berisha tani është një person i tillë, por me një tekst të rreptë diplomatik dhe juridik njëherësh, kundër tij.

Teksti i vendimit të Departamentit të Shtetit, që e ka nxjerrë non grata Sali Berishën, domethënë si të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara, e vë theksin se: “Berisha, me gjithë familjen e tij, është një çerdhe e rrezikshme korrupsioni, e cila cënon sigurinë e Amerikës”.

Pas kësaj, a ka shqiptar që mund ta pranojë më Berishën si deputet të tij?

Kjo pyetje nuk ka nevojë për përgjigje.

Po, Saliu, nuk e kupton dot këtë?

Po, as Partia Demokratike nuk e kupton dot këtë?

Megjithatë, e tërë kjo çështje e trajtuar juridikisht kështu, është në dorë të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, për Saliun, dhe të Gjykatës Kushtetuese për Metën. Të shohim vendimet e tyre, por, a do ta zbatojë KQZ-ja ligjin me vendim për mosdhënien e mandatit të deputetit Sali Berishës?

Le të presim…?-shkruan Spartak Ngjela./CNA.al

Lajmet e fundit nga