Connect with Us

SHBA fut në ‘listën e zezë’ një tjetër politikan shqiptar

Kosova & Rajoni

SHBA fut në ‘listën e zezë’ një tjetër politikan shqiptar

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një prej kandidatëve të Vetëvendosjes për asamblist në Gjilan, gjendet në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fjala është për Tahir Dalipin. Por, pse është pjesë e kësaj liste? Dega e Vetëvendosjes në Gjilan ka pjesë edhe një person që s’ka raporte të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tahir Dalipi, i cili është anëtarësuar në VV nga janari i këtij viti, është pjesë e “listës së zezë” të ShBA’së. Amerika e kishte cilësuar Dalipin, si një prej njerëzve që kishte kërcënuar përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim në Ballkanin Perëndimor.

I kontaktuar nga Express, Dalipi thotë se s’ka marrë asnjëherë ndonjë shpjegim të saktë se pse është pjesë e kësaj liste, por beson se lidhet me aktivitetin e tij si anëtar politik i Ushtrisë Çlirimtare për Presheve, Medvegjë e Bujanovc (UÇPMB).

Edhe UÇPMB’ja pas demitalirizimit edhe këshilli politik i saj kanë hyrë në Listën e zezë si organizata. Aty pastaj janë veçuar disa emra. Në fakt, unë nuk kam marrë ndonjë shpjegim asnjëherë se cila është arsyeja e futjes në atë listë”, ka deklaruar Dalipi.

Sipas tij, lista më nuk është aktive dhe s’ka asnjë efekt, derisa thotë se s’ka bërë asgjë që të jetë pjesë e kësaj liste, por se s’janë vërifikuar gjërat.

“Në fakt arsyeja ka qenë pamundësia e ime në atë kohë që të pajtohem me zgjidhjen që na është ofruar…dhe kjo është marrë si mospajtim apo edhe kundërshtim, por në fund kjo është diplomacia e shteteve të mëdha, nuk pyesin shumë për individët. Nuk janë vërifiku gjanat sa duhet dhe ka ndodh çka ka ndodh. Aktulisht nuk është aktive më ajo listë, realisht s’ka asnjë efekt”, ka thënë ai, shkruan gazeta ekspres.

Lajmin se është pjesë e kësaj liste thotë ta ketë marrë vesh nga mediat, derisa shton se ka gjasa që personi në listë mund të jetë dikush tjetër, meqenëse viti i lindjes nuk është i njejtë.

LEXO EDHE:  SHBA, demokratët tani janë Partia e Trazirave

“E kam pa në media, sepse kurrë nuk më është dhënë ndonjë. Ka aty edhe emra bukur të njohur që tash janë në skenën politike.  Është shumë e mundur që të jetë ndonjë person tjetër, e të jetë i ngatërruar emri. Mund të jetë personi që e ka vitin e lindjes në atë listë. Seriozitetin e asaj liste e shpjegon edhe vetë ky fakt që nuk janë verifikuar gjërat, sepse veprimtaria ime s’ka qenë ushtarake, por politike dhe në koordinim me aksionet e asaj kohe që ta përmirësojnë gjendjen në Luginën e Preshevës”, është shprehur.

Por, pavarësisht se është pjesë e “listës së zezë”, thotë se nëse do të shkonte në SHBA, s’beson se do të kishte probleme.

“Kurrë s’kam mund të kem aq para sa me shku atje. Unë nuk kam cka kërkoj atje. Për të shku për punë, e dini se është e pamundur. Jam i bindur se po t’i kisha mundësitë dhe po të kisha nevojë, nuk e besoj se do të më shfaqej ndonjë vështirësi e madhe për të shku”, ka thënë Dalipi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Situata pandemike në Kosovë/ 30 raste të reja me Covid 19, asnjë viktimë

Publikuar

-

Nga

cna, lajme,

Situata pandemike në Kosovë duket se është qetësuar. Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar shifrat dhe gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 30 raste të reja me Covid 19 dhe asnjë viktimë.

Në njoftim gjithashtu bëhet e ditur se nga sëmundja janë shëruar edhe 94 pacientë. Ndërsa numri i rasteve aktive është 1.676.

LEXO EDHE:  Sherr i ri BE-SHBA/ Brukseli i cakton Trumpit afat për mbrojtjen e të dhënave

LEXO EDHE:  Video-Zgjedhjet në SHBA/ Protestuesit përleshen me Gardën Kombëtare



Në Kosovë situata epidemiologjike është përmirësuar pas një përkeqësimi që filloi në muajin gusht. Autoritetet ndërmorrën masa të reja kufizuese duke shpejtuar edhe fushatën e vaksinimit kundër COVID-19.

Deri të enjten, në Kosovë janë dhënë mbi 1.4 milionë vaksina kundër koronavirusit. Mbi 588.000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht me nga dy doza./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hapet Kutia e Pandorës në Malin e Zi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Emri i Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç përfshihet në aferën “Letrat e Pandorës”. Por kabineti i Gjukanoviçit i hedh poshtë akuzat. Ai thotë se janë përpjekje për të diskredituar Presidentin e Malit të Zi.

Emri i Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç përfshihet në aferën “Letrat e Pandorës”. Kabineti i Gjukanoviçit  i hedh poshtë akuzat. Ai thotë se publikimi është përpjekje për të diskredituar Presidentin e Malit të Zi.

Qendra hulumtuese malazeze MANS, e cila ka marrë pjesë në hulumtimet për Letrat e Pandorës, ka thënë se Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç dhe djali i tij, Bllazho, kanë nënshkruar marrëveshje të fshehta për menaxhimin e pasurisë në vitin 2012, duke u fshehur pas një rrjeti kompanish nga Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Ishujt e Virgjër Britanikë, Panamaja dhe Gjibraltari.

Kabineti i Gjukanoviçit ka thënë se publikimi i qendrës Mans është një tjetër “përpjekje për të diskredituar Presidentin e Malit të Zi dhe familjen e tij”. Në reagim thuhet se Gjukanoviç ka dhënë sqarime për aktivitetet e vitit 2012 dhe se pretendimet e organizatës MANS janë të pavërteta.



Por dokumentet e rrjedhura per ”fshehjen e pasurisë” së Presidentit Gjukanoviç dhe birit te tij Bllazho vazhdojnë të komentohen me të madhe nga partitë në pushtet dhe nga partia Demokratike e Socialistëve e Presidentit, por dhe nga institucione të ndryshme. Prokurori special shtetëror thotë se do të ndërmarrë te gjitha masat e nevojshme  nga kompetencat e tij  për zbardhjen e fakteve dhe rrethanave dhe për rezultatet do të njoftojë opinionin.

MANS nuk beson në punën e hetueseve të hetimit për Gjukanoviçin

Ndërkaq nga  rrjeti MANS që kanë bërë zbulimin e dokumenteve e që vazhdojnë të sjellin edhe të tjera, nuk kanë shumë besim në punën e prokurorit special. Dejan Milovac nga MANS  thotë se “edhe më herët ka pasur zbulime të rëndësishme lidhur me paratë e politikaneve të Malit të Zi  jashtë e deri tani nuk kemi pasur kurrfarë përgjigjesh, prandaj edhe me këtë rast nuk pres ndonjë gjë të re”.  Ai shton se “ështe i nevojshëm bashkëpunimi ndërkombëtar me Zvicrën, Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerët e tjerë  të cilët kanë përvojë kur janë çështje  komplekse të hetimeve financiare, veçmas ato që përfshijnë dhe destinacionet OFF SHORe”.

LEXO EDHE:  SHBA, demokratët tani janë Partia e Trazirave

LEXO EDHE:  Berisha ngre tonet/ Nuk e pranoj Shqipërinë me Guvernator

Për Lëvizjen Qytetare URA të zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviç, pushteti i Gjukanoviçit nuk meriton të ushtrojë  kurrfarë funksioni politik. Drejtoresha politike e Lëvizjes URA, Ana Novakoviç  i ka kërkuar Presidentit që t’i përgjigjet opinionit ,,përse llogaritë  bankare nuk i ka hapur në vend,  por në destinacionet e largëta përmes kompanive off shore prapa të cilave është fshehja e pasurisë”. Kjo parti ka vite që insiston në miratimin e Ligjit për prejardhjen e pasurisë së Gjukanoviçit.  Nga ana  tjetër funksionarët e partisë Demokratike te Socialiste të Gjukanoviçit, vlerësojnë se e tërë kjo është një aferë tjetër e fabrikuar kundër Presidentit  të Malit të Zi./DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova pret liberalizimin e vizave/ Kurti: BE mbaj fjalën e dhënë!

Publikuar

-

Nga

Marrëveshja në SHBA/ Albin Kurti mesazh Avdullah Hotit, paralajmëron arrestime

Kryeminisri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur nga Sllovenia, para nisjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor, në fokus të së cilit është integrimi i gjashtë vendeve të rajonit u shpreh se: “Kosovës i është bërë një padrejtësi e madhe nga BE-ja për mosliberalizimin e vizave”, dhe se mbetet me shpresë se Unioni do të mbajë fjalën e dhënë.

Komisioni Europian për të dytën herë rekomandoi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe është bërë një padrejtësi e madhe ndaj qytetarëve tanë që vuajtën shumë. Ne jemi me shpresë që ky samit do të bëjë BE-në të qëndrojë besnike në thelbin e saj dhe ky është zgjerimi”, ka thënë Kurti.



LEXO EDHE:  Paralajmëron zyrtari i lartë/ Dezinformimi po ushqen terrorizmin e brendshëm në SHBA

LEXO EDHE:  Video-Zgjedhjet në SHBA/ Protestuesit përleshen me Gardën Kombëtare

Kurti ka ftuar edhe 5 vendet e tjera anëtare te Unionit, t’i bashkohen vendeve të tjera të BE-së dhe ta njohin pavarësinë e Kosovës./CNA.al

LEXO TE PLOTE