Connect with Us

Rotacion ndaj San Marinon, kështu pritet të luajë Shqipëria e Edi Rejës

Kombëtare

Rotacion ndaj San Marinon, kështu pritet të luajë Shqipëria e Edi Rejës

Publikuar

-

Ndaj San Marinos pritet që të ketë rotacion te kuqezinjtë duke u dhënë mundësi edhe minutave edhe lojtarëve të stolit. Rotacioni mund të nisë nga porta, me Strakoshën. Mund të jetë radha që Gjimshiti të marrë pak frymë, por risi mund të ketë edhe në fazën sulmuese, ku trajneri mund të bëjë vend edhe për treshen Uzuni, Manaj dhe Broja, të cilët me formën e mirë mund të hidhen në fushë nga minuta e parë.

Mungojnë disa lojtarë shumë të rëndësishëm në këtë përballje të radhës, por fatmirësisht kjo nuk e shqetëson aspak trajnerin Eduardo Reja dhe ndihmësit e tij, pasi janë të bindur se San Marino nuk është kundërshtar që mund t’i bëjë rezistencë Shqipërisë pavarësisht se cilët lojtarë do të zbresin në fushë. Por, kjo nuk do të thotë se kuqezinjtë dhe drejtuesit e tyre po flenë mbi dafina, pasi e kanë marrë me shumë seriozitet kundërshtarin edhe pse në letër duket shumë i dobët për ekipin tonë Kombëtar.

Për ndeshjen e radhës janë konfirmuar mungesat e Klaus Gjasulës për shkak pezullimi dhe të Amir Abrashit, Lorenc Trashit e Sokol Cikalleshit për shkak dëmtimi. Sakaq, lajm i mirë është rikthimi i mbrojtësit Hysaj, mesfushorit Bare dhe sulmuesit Manaj, të cilët shlyen pezullimin për shkak kartonësh dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Reja për ta nisur nga minuta e parë përballjen e radhës ndaj San Marinos, ku do të kërkojnë një tjetër sukses për të mbajtur gjallë ëndrrën për një vend në Kupën e Botës, “Katar 2022”.

Formacioni i mundshem:

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Prapaskenat e Shqipëri-Poloni, stafi polak zbulon debatin në tunel dhe akuzon shqiptarët: Nuk na kërkuan asnjëherë falje

Publikuar

-

Nga

Jakub Kviatkovski, zëdhënësi për shtyp i polakëve, iu kthye sërish ngjarjes së ndodhur në Tiranë në ndeshjen Shqipëri-Poloni dhe për mediat vendëse ka folur për incidentin dhe çfarë ndodhi në korridorin e dhomave të zhveshjes. Ai ka përmendur se ka debatuar ashpër me një person nga stafi i Shqipërisë dhe gjithashtu kujton se askush nga lojtarët shqiptarë dhe stafi nuk ka kërkuar ndjesë për incidentin.

INCIDENTI – “Që në fillim të ndeshjes, atmosfera në stadium ishte shumë e nxehtë. Si fillim shqiptarët fërshëllyen himnin kombëtar të Polonisë. Atmosfera negative u përshkallëzua pas golit në të 77-ën, kur shishet dhe objektet e tjera ranë në formë breshëri mbi kokat e polakëve. Nuk ishin një, dy, tri, por dyqind shishe. Edhe pas incidentit, ata kishin një mëri, askush nga stafi shqiptar dhe nga futbollistët nuk na kërkuan ndjesë për atë shëmti”.



PRAPASKENAT – Kviatkovski zbuloi prapaskenat e tunelit në ndeshjen e luajtur në Tiranë kur dy skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes për të bërë një pushim të detyruar. “Ata ishin të mërzitur me qëndrimin tonë ndaj gjyqtarit”. Dikush na bërtiti: ‘Çfarë po bën, çfarë po bën? Pse po largoheni nga fusha? Pse nuk doni të luani? Keni frikë?’ Unë i bërtita: ‘Çfarë po bën? Çfarë bëjnë tifozët tuaj? Gjyqtari ndaloi ndeshjen dhe urdhëroi të shkonim në dhomën e zhveshjes, kështu që ne zbritëm’”, përfundoi ai.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

E rëndë në Kosovë/ Sulmohet fizikisht presidenti i federatës Agim Ademi

Publikuar

-

Nga

Një lajm vërtet i rëndë vjen nga Kosova, ku dyshohet se presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit është sulmuar fizikisht dhe ka përfunduar në spital.

Sulmi ka ndodhur në Prishtinë mëngjesin e sotëm duke krijuar jo pak debat në Kosovë. Sipas ‘’Indeksonline’’, Ademi pas sulmit ka marrë dhe ndihmë mjekësore çka e bën dhe më serioze situatën.



E sotmja ishte një ditë e veçantë për presidentin Ademi pasi feston 60-vjetorin, por mesa duket dita është prishur nga ngjarja e rëndë. Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar mbi këtë çështje, por priten të reja në vazhdim.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Përcaktohet axhenda, ja kur do luhet derbi Tirana-Partizani

Publikuar

-

Nga

Tirana dhe Partizani do të përplasin brirët ditën e hënë për derbin e parë të kryeqytetit mes tyre për këtë sezon.

Kjo sfidë është caktuar zyrtarisht për t’u luajtur më datë 25 tetor, në orën 19:45. Kjo sfidë do të luhet në stadiumin e kryeqytetit “Air Albania” dhe pritet një interesim i madh edhe i tifozëve.



Aktualisht, kapaciteti është me 30%, por pritet që Tirana të bëjë kërkesë në FSHF për hapjen e plotë të tribunave.

LEXO TE PLOTE