LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ronaldo del nga karantina, takohet me Solskjaerin

7 Shtator 2021, 14:19, Sport CNA
Ronaldo del nga karantina, takohet me Solskjaerin

Më në fund ka marrë fund pritja e tifozëve të Mançester Junajtid për të parë Kristiano Ronaldon në fushë. Kjo jo në një ndeshje zyrtare, por në stërvitje, të paktën për momentin.

Ylli portugez ka dalë nga karantina 5 ditore që pas kthimit nga Portugalia duke iu bashkua pjesës tjetër të skuadrës. Në rrjetet sociale janë postuar disa fotografi nga takimit i parë i Ronaldos me trajnerin Solskjaer dhe të dy duken mjaft të qeshur.

Dyshja ka luajtur bashkë në vitet e hershme të Ronaldos në Mançester teksa kanë një marrëdhënie të mirë midis tyre.

Debutimi i Ronaldos tani më mund të vijë në fundjavë në sfidën ndaj Njukastëllit duke hedhur poshtë aludimet se karantina për yllin portugez do të zgjaste deri ditën e enjte, që e cila e penalizonte të zbriste në fushë.

Lajmet e fundit nga